Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shkohet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANËSHKOHET

ANËSHK/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Që i shkohet anash, që i bihet përreth, jo përmes. Nuk mundanëshkohet andej.
2. pës. e ANËSHKÓJ.

ATJETEK

ATJETÉK ndajf. Atje larg, atje ku nuk shkohet, atje ku i humbet fara, atje ku zhduket. Atjetek e kishte ngrënë dreqi. Atjetek ku e ka humbur kryet.

BISTEK

BISTÉK,~UII m. sh. ~Ë, ~ËT Vrima e opingës ku shkohet gjalmi për ta shtrënguar pas këmbës.

BUZËLYER
DEVE

DEVÉ,~JA f. sh. ~, ~TË zool. (lat. Camelus) Gjitar përtypës trupmadh, me këmbëgjata, me qafëgjatë e të përkulur, me kokëvogël dhe me një gungë ose me dy gungakurriz, që përdoretshkretëtira e në stepathata si kafshë për ngarkesë. Deve me një gungë (me dy gunga). Lesh (mish, qumësht) deveje. Karvan devesh. Deveja nuk fshihet dot nën urë. (fj. u.). Sa shkohet devejagjilpërë, aq edhe i pasuri e jep vetë gjënë. (fj. u.).
2. bised. Lesh i butë, i cilësisëlartë, që merret nga kjo kafshë, lesh deveje. Triko (fustan) deveje.
E bën vezën deve (dikush) shih e bën mizën (pleshtin) buall (dikush).

ENKLAVË

ENKLÁV/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pjesë e vogël e territorit të një shteti brenda një shteti tjetër; grup njerëzishdallojnë nga ata që i rrethojnë për nga gjuha, kultura, zakonet etj. Një enklavë sovrane. Do të shkohet drejt krijimit të një enklave. Të krijohen dy enklava për emigrantët. Nëpër enklava funksionojnë tetë pika shitëse.

GJATË

GJÁTË ndajf. 1. Shumë kohë; nga është rruga më e gjatë; andej nga dellarg; kund. shkurt. I ra (i doli) gjatë. Këndej delgjatë.
2. Për një kohëgjatë; shumë; kund. pak. Nuk ndenji gjatë. Shkoi gjatë kërkoi shumë kohë, u zgjat shumë. Nuk e çoigjatë nuk e zgjatishumë. Nuk e shpie (s’e çon) më gjatë do të vdesëshpejti (për një të sëmurë rëndë a për një njerimoshëshkuar).
3. Me hollësi a jo në mënyrëngjeshur; më shumë; hollësisht; kund. shkurt. Shkruan gjatë. Nuk e di më gjatë nuk di më tepër se kaq; nuk e di më me hollësi.
4.shumë, më tepër; më tej (në shkallën krahasore, zakonisht me mohim). Nuk foligjatë. Nuk e di më gjatë nuk e di më tej. Nuk e çoigjatë nuk e zgjatishumë. Nuk shkohetgjatë kështu nuk mundvazhdohet më tej kështu.
Sin.: larg, shumë, hollësisht.
S’e bëri gjatë (dikush) shih s’e bërigjatë (dikush). I bie gjatë (diçkaje) flet shumë e tërthorazi për diçka, e zgjat shumë; kund. i bie shkurt. Gjatë e gjerë shih gjerë e gjatë. Sa gjatë e gjerë në të gjithë gjatësinë e gjerësinë e diçkaje, gjithë sipërfaqen e saj; shtrirë diku me tërë trupin (kur bie dikush rëndë); sa gjerë e gjatë. *Gjerë e gjatë. Sa *gjerë e gjatë. Nuk e shpie (nuk e shtyn) gjatë (dikush). 1. shih nuk e ka gjatë1 (dikush). 2. Nuk dëshiron ta ngacmojë a ta thellojë një punë më tej, do ta lërë me kaq; nuk do ta vazhdojë a nuk do ta ndjekëtutje; nuk vete gjatë1; nuk e çon (nuk e shtyn) më tutje. E tori gjatë (diçka) e zgjati shumë, duke thënë edhe hollësira pa qenë e nevojshme, e teproi (për biseda, tregime etj.); e zgjati shumë një punë a diçka tjetër, e shtyu, e vonoi; e bëri tërkuzë; e bëri litar; i tjerr fjalët (dikush); e dredh (e përdredh) fjalën (dikush); e sjell gajtan *Trashë e gjatë. Nuk vete gjatë (dikush). 1. E ndërpret fjalën, bisedën, grindjen etj., nuk e zgjat më, e lë; nuk e shpie (nuk e shtyn) gjatë. 2. Do të vdesëshpejti, ështëpragvdekjes, nuk ka shumë jetë; nuk e ka të gjatë1; nuk e shpie (nuk e shtyn) më gjatë. 3. Nuk ka të ardhme, nuk do të ketë përparime a suksesetjera, do të ngecëvend; do të ikë nga një vend a nga një detyrëshpejti, do të bjerë nga pozita; nuk e ka të gjatë2.

HELL

HE/LL,~LLI m. sh. ~JE, ~JTË 1. Shkop druri a metali i drejtë dhe i gjatë, ku shkohet mishi për ta pjekurzjarr; shtagë. Hell i trashë. Hell dëllinje. Hell hekuri. Hell mishi. E vë (e shkoj) në hell. E poqihell. E shpoi me hell. Mishi te piqet, helli të mos digjet. (fj. u.).
2. Diçka si shufër e drejtëvjen duke u holluarmajë. Hell akulli qiri akulli. Hell guri stalagmit. Helli i këmbës kocka e trashë e kërcirit. Helli i mullarit strumbullari. Helli i parmendës.
3. si ndajf. Drejt e pa lëvizur. Qëndroi hell. Rrinte hellkëmbë.
Sin.: shtagë, shish, ehull, cepik, cungal, qiri, drejt.
U hell (dikush) u zgjat e u hollua nga trupi; u dobësua a u tret shumë nga sëmundja ose nga meraku; u shkop; u kallam. U *mish për hell (dikush). *Delehell. E ka hellin në *prush (dikush). Kërkon *qiqrahell (dikush) iron. Kërkon *vezëhell (dikush) iron. *Mishipiqet e helli të mos digjet (fj.u.). Ta pjekëhell (dikë) keq. e urren jashtëzakonisht; do që ta shohëvdesëmënyrën më të egër. E shkoihell (dikë) e mundoi shumë, e sfiliti; e vraumënyrëegër e barbare. Ta shohëhell (e s’ngopet) (dikë) e urren shumë, e ka inat, nuk do ta shohë me sy. E vë (e shtie) morrinhell (dikush) bised. kursen çdo gjë, ruan e shfrytëzon edhe gjënë më të vogël; është shumë dorështrënguar; e rrjep morrin nga bishti; nxjerr dhjamë nga pleshti.

JEREMI

JEREMÍ ndajf. Pa njerëz, në vetmi. Nuk shkohet jeta jeremi.

KALOHET

KAL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. njëvet. Lejohet kalimi, është i mundshëm kalimi (në një rrugë); shkohet. Është e pamundurkalohet. Nuk kalohet këtu (këtej).
2. fig. Është i mundshëm kalimi a përfundimi i një dukurie, i jetës (në një mënyrëcaktuar) etj. S’kalohet jetavetmi.
3. pës. e KALÓJ.

KUPË

KÚP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Enë e rrumbullakët e pak e thellë, prej balte, prej qelqi, prej porcelani etj., që përdoret për të pirë ujë, qumësht a lëngje; gotë. Kupë qelqi (e drunjtë). Dy kupa verë.
2. Sasia e ujit, e lëngut, e rakisë etj., aq sa nxë kjo gotë. Piu dy kupa plot.
3. mjek., kryes. sh. Gota qelqi që i hidhenshpinësëmurit kur është ftohur; kupëz. I hodhi kupashoqit.
4. sport. Vazo e zbukuruar që i jepet fituesitfund të një gare a të një kampionati. Fitoi kupën.
5. spec. Diçka e ngjashme, në trajtën e një ene të tillë. Kupa e gjurit (anat.) kocka e rrumbullakët e gjurit. Kupa e kokës maja e kokës, tepeleku. Kupa e qiellit (astr.) hapësira qiellore.
6. Kupac.
7. edhe si mb. Një ndër katër letrat e bixhozit me shenjën si zemërngjyrëkuqe; lojë bixhozi, ku vlerën më të madhe e ka kjo letër. Letër kupë. Loja kupë. Luajmë kupën. Hodha kupën.
Sin.: gotë, kupëz, filxhan, ventuzë, kupac, vazo.
Bën kupa gjithë ditën (dikush) tall. e kalon kohën duke bërë një punëpafrytshme; ngul qepë e shkul hudhra; trazon baltën me shkop. E bëri *shuk e kupë (diku a diçka). E derdhi kupën (dikush) e kaloi masën (në sjellje e në veprimekëqija), e teproi, nuk durohet më; e mbushi kupën; e kaloi (e kapërceu) kufirin. U derdh kupa kaloi çdo masë e kufi, u teprua, nuk munddurohet më; u mbush kupa. Ha *bukën e përmbys kupën (dikush). I jep kupës (dikush) është i dhënë pas pijes, i pëlqenpijë raki; e nget kupën. M’u këput kupa e gjurit u lodha shumë, u rraskapita, m’u prenë fuqitë; ranë (m’u këputën) kryqet; më ranë këllqet; më ranë (m’u këputën, shtira) brinjët.kupëqiellit fort, me zë shumëlartë, sa ka fuqi; sa i ha zëri; sa i ha fyti; sa i ha gurmazi; me sa ka në kokë. E mbushi kupën (dikush) ka bërë aq shumëkëqija sa nuk munddurohet më, nuk mundshkohettutje ashtu; u derdh kupa; nuk mban më ujë pilafi (orizi, vera). Ngre (çoj) kupën (*gotën). E ngrekupë të *qiellit (në qiell) (dikë a diçka). Për ta pirëkupë shumë i bukur (kryesisht për vajza e për djemrinj); shumë i mirë nga pamja e nga sjelljet; t’i marrësh (t’i rrëmbesh) kokën (kryet) (dikujt); t’i presësh (t’i këputësh) kokën (kryet) (dikujt); merrqafë (dikush). I thaj kupën (dikujt). 1. E lë pa gjë; ia marr e ia prishgjitha, e varfëroj krejt; e lë lakuriq dikë; e lë gisht (dikë); e lë kripë (dikë); e lë trokë (dikë). 2. Tregohem shumë i shkathët dhe ia hedh lehtë dikujt.

KËMBË

KËMB/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Secila nga gjymtyrët e poshtmenjeriut, të kafshëve, të shpendëve dhedisa kandrrave, që u shërbejnë për të ecur. Këmba e majtë (e djathtë). Këmbë kali me thundër. Këmbë buburreci. Këmbë viçi (derri). Me këmbëgjata. Ecikëmbë eci, baras. Rrikëmbë nuk rri ulur. Me këmbë mbi këmbë këmbëkryq. Gishtat e këmbëve. Luani këmbët! ecnishpejt! Vrava këmbën.
2. Pjesa e fundit e këtyre gjymtyrëvenjeriut dhedisa kafshëve; shputë (tek njerëzit); putër (tek kafshët). Gjurmë këmbe. Me këmbë të zbathura.
3. Gjurma që lë në tokë kjo pjesë e fundit e gjymtyrëveposhtmenjeriut dhekafshëve; gjurmë shpute a putre. Pashë këmbë njeriu (ariu, kali).
4. Çorapja, këpuca etj., si mbathjepjesësfunditkëtyre gjymtyrëve tek njerëzit. Mbaroi (së thururi me shtiza) njërën këmbë.
5. ecurit ose mënyra e të ecurit me gjymtyrët e poshtmenjeriut dhekafshëve kur ato përplasentokë; zhurmadëgjojmë kur dikush ecënkëmbë. Dëgjoheshin këmbë.
6. Secila nga mbështetëset e një tryeze, e një karrigeje etj. Katër këmbët e tavolinës (e karriges). Këmbët e urës. Këmba e kërpudhës.
7. Shkallare a këmbëz. Shkallë me pesë këmbë.
8. Rrëza e një kodre a e një mali.këmbëmalit.
9. fig., bised. Vendi i punës ku dikush punon për dikë tjetër. Punoi dy vjetkëmbëbabait.
10. fig., bised. Zgjedhë; sundim. Nën këmbën e pushtuesit.
11. let. Masë vargu me një grup rrokjesh, të cilat përsëriten ritmikisht. Këmbë jambike (daktilike) në poezinë greke e latine.
12. Masë gjatësie a thellësie e barabartë me rreth 30 – 40 centimetra.
13. edhe fig. Pengë.vuri këmbën.
Sin.: shputë, putër, shkallare, shkelm, zgjedhë, stërkëmbës, pengë.
U këmbë e dorë (dikush) u martua, u me familje. Është bërë këmbë e krye (diçka) është ngatërruar shumë, është bërë rrëmujë; është ndërlikuar keq; është përzier sa nuk ia di fillimin e fundin; është bërë lesh e li. I bëhet një *kokë nga këmbët (dikujt). Bën këmbë (dikush). 1. Ecën, niset për diku. 2. Hyn i pari në një shtëpi, kalon i pari pragun në një ditëcaktuar. 3. (diçka) Vjen, hyn, duket. Ka bërë këmbë (diçka) iron. e kanë vjedhur, e kanë marrë; është zhdukur, ka humbur. Nuk më bëjnë këmbët. 1. Nuk kam fuqieci, nuk mundvete diku; m’u prenë këmbët; nuk më bëjnë (nuk më punojnë) gjunjët. 2. Nuk kam dëshirë a guximvete diku, s’më shkohet diku. I bëri këmbët *baras (dikush). I bëri këmbët *çift (dikush). E bëj këmbë e dorë (dikë) e martoj (për një djalë). E bëri këmbën *kobure (dikush) përçm. I bëri këmbët *lehta (dikush). E bërikërcejë me një këmbë (në njërën këmbë) (dikush) ia mblodhi, bëri si deshi me të; e bërihedhë valletepsi. Bën *kryq me këmbë (dikush) iron. I bie bukës (së mirës) me këmbë (me *shkelm) (dikush). Më ra (më shkoi) *gjakufundkëmbëve. I ra këmbës (dikush). 1. U përpoqkot për të arritur diçka; këmbënguli me forcë e bëri çdo përpjekje. 2. mospërf. Vdiq. I ra ndër këmbë (dikujt) iu lut me përulje, iu përgjërua; i ra në gjunjë.ranë këmbët (copë) s’lashë vend pa e kërkuar dikë a diçka; u këputa së kërkuari; u çapëlovaecuri. Ra me këmbë nga dielli (dikush) mospërf. vdiq; i bëri këmbët çift; i mblodhi këmbët; iu mblodhën këmbët (dikujt); i ndeu (i ngriti) këmbët. Bie me këmbët*tokë (dikush). I bie *lëkura te këmbët (nga dikush). I ra *nenit të këmbës (dikush). Me *bisht ndër këmbë keq. Me *brekë nëpër këmbë (zvarrë) tall. vulg. Çalon ngadyja këmbët (diçka) ka të meta shumërënda; është keq ngagjitha anët, nuk vete mbarë në çdo anë. *Ditën të lëpin këmbët e natënngul dhëmbët (dikush). I digjet (i ndizet) *toka (trualli) nën këmbë (dikujt). *Djepi plot e këmbët jashtë (dikush) iron. *Doç i dalë (i pjellë) me këmbë bised. përçm. Me *duar e me këmbë. E drodhi këmbën (i drodhi këmbët) (dikush) përçm. vdiq; ngordhi; tundi këmbën (këmbët); e drodhi (e përdrodhi) bishtin. I dridhen këmbët (dikujt) ka shumë frikë, i ka hyrë tmerri, s’mbahet dot; i dridhen gjunjët; i dridhen këllqet. I dridhen *leqet e këmbëve (dikujt). I dridhet (i rrëshqet) *toka (trualli) nën këmbë (dikujt). Ecën me këmbët e veta (dikush a diçka) punon e jeton vetë, pa ndihmën e të tjerëve; është i pavarur ngatjerët, përparon vetë. Flekëmbë (dikush) është i ngathët e i plogët nga trupi e nga mendja, është i fjetur e i humbur; nuk e nxjerr dot qimen nga qulli.fryn nga këmbët (dikush) të mërzit shumë, sa s’e duron dot; ia marr shpirtin (dikujt). E fryu*lak të këmbës (dikë). I fsheh këmbët (dikush) punon e vepron fshehurazi; është dinak; nuk shfaqet siç është, i mbulon qëllimet; hedh gurin e fsheh dorën; i fsheh brirët keq. Fshij këmbët (te dikush) përçm. nuk e vlerësoj fare; nuk e vë as te thembra (dikë); e shumëzoj me zero (dikë). I futet detitkëmbë (dikush) nis një punë që nuk mundbëhet ose që është jashtëzakonisht e vështirë; ka guximtepruar, ndërmerr një punë shumëvështirë pa u menduar gjatë; e kalon (e hedh) detinkëmbë; e than detin me lugë; e mat detin me lugë. Fut (kall) këmbët (diku) hyj diku, arrijfutem; vij e ngulem diku si me zor a pa u ndier. E futi këmbën*çark (dikush). Ia futi (ia vuri) (të dyja) këmbët në një *këpucë (në një opingë) (dikujt). Ia futi (ia vuri) këmbët*rrip të dyfekut (dikujt). Nuk ia gjen (dot) këmbët (dikujt). 1. Nuk e zbulon dot dikë ku është fshehur, është diku i fshehur dhe nuk e gjen dot. 2. Nuk e zbërthen dot dikë, nuk e kupton dot ç’mendon e ç’ka ndërmendbëjë; nuk e merr vesh ç’bën; i humb (i mbulon, i fsheh) gjurmët (dikush). *Gjylekëmbë. E ha arënkëmbë (pa korrur) (dikush) iron. i shpenzonardhurat para kohe; nuk di të bëjë ekonomi; nuk di të kursejë kur duhet e atje ku duhet; e ha grurin që në arë. Të ha (ta rrëmon) *dheun nën këmbë (dikush). Sa i hanin këmbët me shpejtësinë më të madhe, sa mundej më shpejt, aq sa mundvraponte; ia mbathi me të katra (dikush). I hanë këmbët për gjemba (dikujt) e kërkon vetëkeqen, kërkon shkak që të grindet a të bëjë sherr; kërkon gjemb për këmbë (dikush); lëshon brezin (i pari) (dikush). Ha këmbët e veta (dikush). 1. Vuan shumë sa s’duron dot më; s’di ç’të bëjë, hahet me vetveten. 2. Mundon a sakrifikon veten dhe s’pranonbëjë diçka. Nuk të hahen këmbët nuk duhet të të vijë rëndëshkosh diku; nuk duhetkursehesh për të bërë diçka; nuk do të mundohesh shumë e nuk do të pësosh gjë. Iu hap *dheu nën këmbë (dikujt). M’u hap *toka (nën këmbë). Po i hapet *varri nën këmbë (dikujt). Hedh këmbët (kërcen, i shpie këmbët) siç bie *daullja (sipas daulles) (dikush) përb. E hedh (e vë) këmbën mbi këmbë rri i qetë e nuk e vras mendjen më, se i kam siguruargjitha; jam shumë i kënaqur e pa fare meraku; e hedh (e vë) festen (kësulën, qeleshen, kapelën, takijen) mbi sy; e fle mendjen. I hedh këmbët (kërcen) sipas *avazit (dikush). I hedh këmbët sipas *valles (dikush). E hodhi *lumin pa lagur këmbët (pa u lagur) (dikush). E hoqi këmbën *zvarrë (rrëshqanë) (dikush).heq (të merr) opingat nga këmbët (dikush). Ua hipi këmbëve shaka. shkojkëmbë, nisem për dikukëmbë, nuk pres a nuk përdor ndonjë mjet udhëtimi; me kalin e babait shaka. Nuk i hyn *ferrëkëmbë (dikujt). Nuk i hyn *gjembkëmbë (dikujt). Është më (në) këmbë (dikush) ështëgjendjemirë shëndetësore, nuk është i sëmurë; ështëgjendjetillë saqë mundjetojë e të punojë, mbahet; mbahetkëmbë. (Është) me këmbë*kapërcyell (dikush). (Është) me një këmbë*varr (dikush). (Është) me një këmbë*yzengji (dikush). Është pa *opingakëmbë (dikush). S’është *tamam nga koka (dikush). E jep me *dorë dhe e merr me këmbë (diçka). U jap (u grah) këmbëve shpejtoj, nxitoj; nisecishpejt a të vrapoj. E kalon detinkëmbë (dikush) mburret se mundbëjë gjithçka, i duket se nuk ka pengesë që ta ndalojëqëllimet e veta se mundbëjë edhe diçkapamundur; nis diçka shumëvështirë a të pamundur pa i bërë llogaritë mirë; i futet (ia hyn) detitkëmbë. Sikur ka *botën (tërë botën) nën këmbë (dikush) përb. E kam *ferrë nëpër këmbë (dikë a diçka). E kam *gjalmë nëpër këmbë (dikë a diçka). E kam nëpër këmbë. 1. (dikë) E kam fëmijë farevogël e duhet ta rrit, duhetmerrem me të, t’i rri pranë. 2. (diçka) Kam një punëdorë e duhet ta mbaroj; kam diçka që më pengon e duhet ta kryej sa më parë. 3. (dikë) Më pengon a më prish punë dikush, që nuk më ndahet e më përzihetpunët e mia. S’ka këmbë (diçka) nuk humbet vetë, s’ka ku shkon vetë; e ka humbur dikush. Sa të kem këmbë e dorë (e duar) sa të kem fuqi për të ecur vetë e për të punuar; sa të jem i fuqishëm; sa të jem gjallë e zot i vetes; sa të më punojë (të më luajë) këmba e dora. I ka këmbët *lehta (dikush). I kam këmbët *lidhura. E ka këmbën *prapë (dikush). I ka këmbët *thara (dikush). I ka këmbët*yzengji (dikush). Ka *kokën nga këmbët (dikush) tall. S’ka as *kokë e as këmbë (diçka). I kam litarët nëpër këmbë jam i zënë me punë e s’kam mbaruar ende, nuk kam shpëtuar ende nga një barrëkam pasur; më pengon ende diçka. I ka mendtëkëmbë (dikush) iron. nuk di se ç’bën, sillet a vepron si i marrë, nuk punon me mend; nuk ështërregull nga trutë; nuk i ka mendtëkokë (në krye); i ka mendtëmajëthanës; kund. e ka mendjen (i ka mendtë) në kokë (dikush). I ka trutë*fundkëmbëve (dikush). Edhe me një këmbë doemos, do apo nuk do, detyrimisht, pa kundërshtime, madje me qejf (për të bërë diçka). Me këmbë balte (argjile) i fuqishëmdukje, por me mbështetjedobët; i paqëndrueshëm (për dikë, të cilitkot ia kemi pasur frikën). Nga këmbët *borroviq, nga mendja eksiq mospërf. Me këmbë e me duar. 1. Me të gjitha forcat e mundësitë për ta bindur dikë; me pasion, me shpirt, me zjarr. 2. Duke përdorurgjitha fuqitë e mundësitë për të bërë diçka; me çdo mjet e mënyrë.këmbë e në dorë (në duar) shpejt e shpejt, pa u shtruar, si më këmbë; si shkarazi; hundë e buzë. Si këmbët e dhisë mospërf. ashtu si nuk merret vesh se kush është më i madh e kush më i vogël, kush ështëkrye e kush vjen pas etj., sikur jemigjithë njëlloj. Këmbë e kokë (e krye). 1. Që të gjithë, i madh e i vogël. 2. Tërësisht, krejtësisht; kokë e këmbë.këmbë e në krye hollësisht; fill e për pe. Me këmbëlehta! ur. dalsh mirë e pa u lodhur!, mos u mundofsh shumë!, e kalofsh lehtë! (kur dikush niset për udhë). Këmbët e lehta faqja e bardhë! iron. i shpëton rrezikut dikush duke ikur me vrap; nuk është trim, i shmanget rrezikut e shpëton veten duke ia mbathur. Me këmbëmbarë! ur. sjellsh mbarësi me ardhjen tënde!, paçimmira paskëtaj (kur na vjen dikush për së pari). Me këmbë plumbi shumë ngadalë, por me hapa shumësigurt; i rëndë në të ecur. Me këmbët e pulës tall. 1. Shumë keq, jo qartë e jo bukur; pa rregull e pa kujdes, si nga një njeri që s’merr vesh; me thonjtë e bufit. 2. Shumë i keq, shumë i ngatërruar, i palexueshëm e jo i bukur (për shkrimin). Këmba (këmbëza) e *urës. Me *këpucëkëmbë. Kërcen (i hedh këmbët) sipas *avazit (të dikujt) keq. Kërcen (hedh këmbët) siç bie *daullja (sipas daulles) keq. Kërkon *gjemb për këmbë (dikush). Kërkon këmbë për gjemb (dikush) kërkon njeri me të cilingrindet, do që të grindet me dikë; kërkon gjemb për këmbë; lëshon brezin i pari. Kërkon këmbë për murriz (dikush) shih kërkon këmbë për gjemb (dikush). *Kokë e këmbë. Nga *koka deri te këmbët. *Kokën (kryet) këtu e këmbët atje (dikush). *Kolos me këmbë argjile shpërf., libr. E ktheu (e hodhi) me këmbë përpjetë. 1. (dikë) mospërf. E vrau, e shtriu përtokëvdekur. 2. (diçka). E përmbysi, e bëri rrëmujë a e prishi fare (duke kërkuar diçka a duke dashurbëjë diçka tjetër). S’i ka lagur këmbët (dikush). 1. Ka shpëtuar mirë, nuk ka pësuar gjë, s’ka pasur asnjëkeqe; nuk ka pasur asnjë vështirësi ose fatkeqësijetë. 2. Nuk është munduar e nuk është lodhur as për vete e as për të tjerët, nuk ka lëvizur, nuk është përpjekur fare. T’i lash këmbët e t’i pish ujin (dikujt) është njeri shumë i mirë, nuk e ka shokun e meriton nderimin më të madh, është aq i mirë sa çdo gjë duhet t’ia pëlqesh e t’ia pranosh.kanë lënë këmbët s’kamfuqi, më kanë lënë forcat, u plaka e s’jam më në gjendjepunoj, të eci gjatë a të vrapoj etj.;kanë lënë gjunjët. Më ka lënë këmba e dora shihkanë lënë këmbët. M’i la këmbët e arushësdorë (dikush) shpëtoi vetë duke ma lënë mua rrezikun, barrën a kokëçarjen; ma hodhi, ma punoi. E lanë (e lëshuan) *leqet e këmbëve (dikë). La *leshtë e kokës (për diçka). I lëpin (i puth) këmbët (dikujt) keq. i përulet shumë dikujt, i shkon pas qejfit; i lutet e i përgjërohet, i bën lajka dhe i nënshtrohet plotësisht; i lëpin (i puth) çizmet; i puth gjunjët; i puth prehrin; i bëhet lepitkë; iu baltë; iu baltë pas këpuce.lëshon *litarin nëpër këmbë (dikush). Ia lëshoj *samarin nëpër këmbë (dikujt). Ia lidhi (ia zuri) këmbët. 1. (dikujt) Nuk e lë të shkojë gjëkundi, e ka zënë dhe e pengonlëvizë a të bëjë një punë; e lidhi këmbë e duar (dikë). 2. (diçkaje) Po ia pengon zhvillimin, nuk e lë të përparojë. E lidhi këmbë e duar (dikë). 1. Nuk i la asnjë liri veprimi, i hoqi çdo mundësi për të bërë diçka, e prangosi, e bllokoi; ia lidhi (ia zuri) këmbët (dikujt). 2. I hoqi çdo të drejtë; e robëroi, e skllavëroi. M’u lidhën këmbët nuk kammundësishkoj gjëkundi, jam i zënë me dikë a me diçka për një kohëgjatë e s’lëviz dot nga shtëpia; i kam këmbëtlidhura. Nuk i lodh këmbët (dikush) përton a nuk ka dëshirëshkojë diku; nuk e vë vetenmundim. Luaj këmbët. 1. Nxitoj, shpejtoj; eci. 2. Përpiqem për të arritur diçka, lëviz; interesohem; shpie gojën te buka. Të lumshin këmbët! ur. mirë se erdhe; të lumtëerdhe! Nga *maja e flokut te thonjtë e këmbëve. I marr *dorë e këmbë (dikujt). E ka marrë *frerin nëpër këmbë (dikush). Mori këmbë (diçka). 1. U përhap gojëgojë gjithandej; mori dheun. 2. Filloimarrë për mbarë, nisiecë si duhet. Mori këmbët (dikush). 1. U ngrit dhe ecën vetë; mësoiecë. 2. Iku me vrap; ua mbathi (ua dha, ua theri) këmbëve. I mori këmbën (dikujt) veproivend të një tjetri, zëvendësoi një tjetër, shkoikëmbë të një tjetri; i zuri këmbën; zuri këmbën (e dikujt). E mori nga këmbët (diçka) nuk e kuptoi si duhet, e keqkuptoi, e kuptoi mbrapsht; e moriprapthi. E merr nëpër këmbë 1. (dikë). Nuk e nderon e nuk e vlerëson si duhet; e përdor keq; e trajton keq; e mori zvarrë; e ka bërë shtupë (enësh); e ka bërë fshesë mospërf. 2. (diçka) Nuk e përfill, e shpërfill, e shkel, e nëpërkëmb (për parimet, të drejtat etj.). E ka marrë këmbën*gojë (dikush). Mori këmbëtkrahë (dikush). 1. shaka. U nis menjëherë, u largua shpejt e pa u vonuar, ia mbathi; ikukëmbë; ua mbathi (ua dha, ua theri) këmbëve. 2. U lodh shumë nga një rrugë e gjatë, saqë nuk mundecë dot, nuk i punojnëkëmbët, u këput. Mbahetkëmbë. 1. (dikush a diçka). Qëndronkëmbë dikush, nuk është rrëzuar, nuk ka rënë; nuk është prishur diçka, nuk ka rënë ende; mezi mbahet. 2. (dikush). Rron ende, jeton, megjithëse i dobët e i pafuqishëm, mbahet disi; është më (në) këmbë. Mbaj këmbët nisecingadalë; ndalem, qëndroj; kund. ngas këmbët. Nuk më mbajnë këmbëtështë prerë fuqia fare, nuk qëndroj dot më këmbë, më janë dobësuar këmbët (nga një sëmundje, nga frika etj.); m’u prenë këmbët; m’u shkurtuan këmbët; nuk më mbajnë gjunjët; m’u prenë (m’u këputën) gjunjët. E mbajkëmbë (dikë a diçka) e bëj dikë që të jetë a të rrojë ende, të ruajë gjendjen që ka, duke u përkujdesur për të; kujdesem për diçka dhe e forcoj, nuk e lë të bjerë, të prishet ose të bëhetkeq; arrij me përpjekjeruaj diçkagjendjen siç është. I mban këmbët*hi (dikush) keq. Ua mbathi (ua dha, u ra, ua theri) këmbëve (dikush) iku me vrap, ia dha vrapit, iku me të katra, fluturoi; iku e u zhduk shpejt (zakonisht nga frika); mori këmbët; mori këmbëtkrahë; i bëri këmbëtlehta; ia mbathi me të katra; mbathi opingat; mori arratinë; çau ferrën. Mbeta *qirikëmbë. Mbështetet në (me) të dyja këmbët. 1. (dikush) Është shumë i sigurt, mbështetet fort e plotësisht diku për një punë, e nis a bën diçka duke qenë i përgatitur plotësisht ose duke pasur mbështetjen e plotëdikujt. 2. (diçka) Mbështetet plotësisht mbi parime, teori e bazashëndosha. Mbështetet në (me) një këmbë. 1. (dikush) Nuk është shumë i sigurt, nuk mbështetet si duhet e plotësisht diku për një punë; nuk është plotësisht i përgatitur për të nisur a për të bërë diçka ose nuk ka mbështetjen e plotëdikujt. 2. (diçka) Ka mbështetjedobët a të njëanshme mbi parime ose teoricaktuara; nuk është plotësisht e mbështetur. Mbjell *ferra nëpër këmbë (dikush). Mos mbiftë këmbë! mallk. mos shkeltë kurrë! I mblodhi këmbët (dikush). 1. mospërf. Vdiq; iu mblodhën këmbët (dikujt); i ndeu (i ngriti) këmbët; i bëri këmbët çift; ra me këmbë nga dielli. 2. Pakësoi shpenzimet, nisikursejë; pakësoi kërkesat; u më i thjeshtë; u mblodh, u shtrëngua. Iu mblodhën këmbët (dikujt). 1. U shtrënguapranojë a të ngulet diku, s’është më i lirë a s’lëviz dot si do vetë. 2. mospërf. Vdiq; i ndeu (i ngriti) këmbët (dikush); ra me këmbë nga dielli (dikush); i bëri këmbët çift (dikush). I ndeu (i ngriti) këmbët (dikush) mospërf. vdiq; i bëri këmbët çift; ra me këmbë nga dielli; e drodhi (e përdrodhi) bishtin; e mbështeti brinjën. I ndeu (i bëri) këmbët *çift (dikush) mospërf. Ngas këmbët niseci; eci shpejt, nxitoj; kund. mbaj këmbët.ngatërrohet (më futet) nëpër këmbë (dikush) më pengonpunët e mia, më bëhet pengesë a më bezdis; nuk më lë të lirë e të qetëbëj diçka. U ngrit (u çua) në (më) këmbë (dikush). 1. Filloiecë me këmbët e veta, u mëkëmb (për fëmijën); dolijetë. 2. U ngrit nga shtrati, u shërua, e mori veten dhe ështëgjendjepunojë (për një të sëmurë rëndë, që është dergjur për një kohëgjatë). 3. Filloi një punë me rëndësi; mblodhigjitha fuqitë e u gatit për të kryer një punëmadhe a për të përballuar diçkavështirë, të rëndë, të rrezikshme etj. 4. U hodhkryengritje a në protesta; u ngrit (u çua) peshë. E ngriti (e çoi) në (më) këmbë. 1. (dikë) E shëroi, e bëringrihet nga shtrati e ta marrë veten plotësisht. 2. (dikë) E rriti dhe e edukoi derisa u i zoti për të punuar vetë, e përgatiti për jetën; e nxorijetë. 3. (diçka) Ndërtoi një shtëpi, një vegël etj., rregulloi diçkaprishur dhe e vuripunë. 4. (diçka) Organizoi diçka, e krijoi, i dha formë (një pune, një veprimtarie etj.). 5. (dikë) E bëri që të hidhetveprim a në kryengritje, e nxiti për kundërshtim e protestë; i dha shpirt e entuziazëm; e ngriti (e çoi) peshë. 6. (dikë) E shqetësoi a e mërziti shumë, e bëri që të alarmohet. Ngre këmbët e i bie kokës (dikush) pendohet thellë për një veprimgabuar që ka bërë a që nuk e ka shfrytëzuar një rastvolitshëm, e dënon veten për këtë shkak. I ngriti (i bëri) këmbët *bigë (dikush) mospërf. E ngriti këmbën si *breshka (dikush) keq. Ngriti këmbën e nguli gozhdën (dikush) bëri një veprim në dëm të vet pa u menduar thellë, e kërkoi e ia bërikeqen vetes; shkoi (vajti) si breshka te nallbani. Ngrihen këmbët e i bien kokës ngrihet i vogli e godetmadhin; më i varfri kundërshton dhe sulmon të pasurin; fundi godet kreun. Ngul këmbë. 1. Nuk luaj nga vendi, nuk eci, nuk lëviz; ngul thembrat. 2. (për diçka). Kërkoj me të madhe që të më plotësohet një kërkesë a një dëshirë; mbroj me ngulm mendimin tim për diçka, këmbëngul; nuk tërhiqem, ngulmoj; tund këmbët; ngul thembrat; nuk heq dorë. Ngul këmbët*akull (dikush). Ka nxjerrë këmbëtparë (dikush) tall. është shumë i prapë; s’lë dy gurë bashkë. Nxjerr *prush me këmbët e maces (dikush) keq. Përplas (përpjek) këmbët (përdhe) (dikush) e kërkon diçka me këmbëngulje, e do patjetër (zakonisht për fëmijët); këmbëngul me forcë që të bëhet si do ai, e kërkon me inat e domosdo. (E priti) me këmbët e para. 1. E priti keq, ashpër, me të egër, jo miqësisht; e priti me (tërë) hundë (hundë e buzë). 2. (diçka) Nuk e pranoi, e kundërshtoi prerazi, e hodhi poshtë menjëherë e me zemëratë (një kërkesë, një propozim etj.). M’u prenë këmbët. 1. Nuk eci dot më; u këputa nga lodhja, nga një lajm i keq etj., më iku fuqia; nuk më mbajnë këmbët; m’u shkurtuan këmbët; m’u prenë (m’u këputën) gjunjët. 2. Nuk kam më as fuqi e as guximveproj; u tremba e u tërhoqa; u trondita shumë; nuk më bëjnë këmbët; nuk më mbajnë këmbët; m’u shkurtuan këmbët; m’u prenë (m’u këputën) gjunjët. Sa të më punojë (të më luajë) këmba e dora sa të kem fuqi për të ecur vetë a për të punuar; sa të jem zot i vetes; sa të kem këmbë e dorë (e duar). I puth këmbë e dorë (dikujt) keq. shih i lëpij (i puth) këmbët (dikujt) keq. I qan hallin *kalorësit se i varen këmbët (dikush) iron. Qëndron më (në) këmbë. 1. (dikush a diçka) Nuk është rrëzuar dikush a diçka, nuk ka rënë përtokë; nuk është prishur diçka. 2. (diçka) Është e drejtë, e vërtetë a e shëndoshë dhe nuk bie, jeton, pranohet e nuk mohohet (një ide, një pikëpamje, një tezë, një akuzë etj.). I rrikëmbë (dikujt a diçkaje) jam gjithnjë gati për t’i shërbyer dikujt a për të bërë diçka; përkujdesem shumë për dikë, e vështroj dhe i shërbej me merak. Rri këmbë mbi (përmbi) këmbë (dikush) rri i qetë, pa kokëçarje, i shkujdesur; kapardiset; s’e prish qejfin dhe rehatinë e vet për asgjë, nuk shqetësohet fare. I rri *qirikëmbë (dikujt). (Iku) nga (ku) *sytë këmbët (dikush). I shkau (i rrëshqiti) këmba (dikujt). 1. Ka gabuar, bëri një gabim (zakonisht pa dashje). 2. Ra nga pozita; u largua nga një post ose u ul në detyrë; ra (zbriti) nga fiku (dikush).shkel *bukën me këmbë (dikush). E shkeli me të dyja këmbët (dikush) gaboi rëndë, ka gabuar tërësisht; është plotësisht fajtor, vetë e me vetëdije nuk i është përmbajtur diçkaje. E shkel me këmbë. 1. (diçka). E hedh poshtë, nuk e zbatoj (një parim, një ligj etj.); nuk e pranoj, e shpërfill; e përlyej; e hedhbaltë. 2. (dikë) E përbuz a e urrej dhe e shtyp; e nënshtroj me dhunë. Nuk i ka shkelur këmba (diku) nuk ka vajtur asnjëherë atje, nuk ka qenë kurrë atje. I shkel këmba shesh (dyst) (dikujt) nuk ka pengesarrugën e vet, i ecën çdo gjë si në vaj; e ndien vetensigurt e zot kudo. Ku shkon *mbretikëmbë euf. Shkund me *duar e shtyp me këmbë (dikush). M’u shkurtuan këmbët nuk eci dot ose nuk qëndroj dot më këmbë nga lodhja, nga pleqëria, nga një lajm i papritur etj., m’u pre fuqia fare; m’u prenë këmbët; m’u thanë këmbët; nuk më mbajnë këmbët; m’u prenë (m’u këputën) gjunjët. Ia shkurtoj këmbët (dikujt) e ndëshkoj rreptë dhe nuk e lejoj më të shkelë diku, që të mos bëjëdëme a të këqija. Kur të shohësh këmbët e gjarprit (e bollës) shih kur të shohësh bythën e mizës përb., vulg. Nga (ku) më shpien këmbët pa e ditur se ku, pa një qëllim, kuturu; pa e pasur mendjen dhe pa vetëdije. I shpie këmbët (kërcen, hedh këmbët) siç bie *daullja (sipas daulles) (dikush) përb.shtiu këmbët (dikush) e kërkova gjithandej, mezi e gjeta a e arrita; rraha (çava) dheun. Shtriji këmbët sa ke jorganin! 1. Shpenzo aq sa ka mundësi; mos i kapërce mundësitë e tua! 2. Vëri vetes detyra sa ke aftësi e mundësi t’i kryesh, mos merr përsipërshumë sesa mundesh. E tërheqin këmbët *poshtë (dikë). Tundi këmbën (këmbët) (dikush) mospërf., iron. shih e drodhi këmbën (i drodhi këmbët) (dikush) përçm. Tund këmbët (dikush). 1. E kërkon diçka me këmbëngulje e kokëfortësi, nuk lëshon; grindet, bën sherr e kërcënon; ngul këmbë. 2. Lëviz e përpiqet për të siguruar diçka, nuk pret t’i vijë diçka vetë, çallëstis. M’u thanë këmbët. 1. shih m’u shkurtuan këmbët. 2. Bëra gabim që nuk vajta diku, më mirëkisha vajtur; ç’pata që s’vajta! T’u thafshin këmbët! mallk. mos ecsh dot kurrë! (kur s’bën diçkaduhet bërë ose anasjellas). Si s’m’u thanë këmbët! ç’deshaerdha a që vajta diku, më mirë të mos vija; nga theva këmbën! I thirri këmbës (dikush) iku, u zhduk, nuk u pa nga vajti; iku nga (ku) sytë këmbët; ua theri këmbëve. E theu këmbën (dikush) përb. 1. shih theu (këputi) qafën2 (dikush) përb. 2. Vdiq. Nga theva këmbën! ç’m’u deshdola a që vajta diku, më mirë të mos vija; si s’m’u thanë këmbët! Theu këmbën e shejtanit (dikush) shaka. nuk kishte ardhur prej kohësh, erdhi më në fund për vizitë pas kaq kohësh. *Ujk me dy këmbë iron. *Urë pa këmbë mospërf. Varet nga këmbët e veta (dikush) e bën çdo gjë vetë dhe përgjigjet vetë për atë që bën; nuk mban sytë e nuk pret ndihmë ngatjerët, gjithçka e ka me forcat e veta. Ia vuri (ia futi) (të dyja) këmbët në një *këpucë (dikujt). Vdeskëmbë (dikush) është trim i madh, nuk mposhtet e nuk gjunjëzohet para askujt; s’i trembet asnjë rreziku.këmbë (diku) vete diku, shkoj, shkel. I vuri këmbën (dikujt) keq. 1. E përzuri, e dëboi; e shkelmoi. 2. shih i vuri shkelminbark (dikujt). 3. (diçkaje) E fshehu, e mbuloi; e mohoi, e braktisi. E vuri nën këmbë (dikë) e mundi, e mposhti dhe e nënshtroi; e gjunjëzoi. I vuri këmbën (*shkelmin, gjunjët) në bark (dikujt). I ka vënë këmbën në fyt (në grykë) (dikujt) shih i ka vënë shkelmin në fyt (në grykë) (dikujt). këmbët*kamare (dikush). Ia vuri (ia futi) (të dyja) këmbët në një *këpucë (dikujt). I vuri këmbënqafë (dikujt) shih i vuri shkelminqafë (dikujt).pleshtin ndër këmbë (dikush) tall. është dorështrënguar, është cingun i madh; nxjerr dhjamë nga pleshti. Nuk i vjen as te *gishti i këmbës (dikujt). Nuk i vjen as te *thembra e këmbës (dikujt). Nuk i vjen as te *thonjtë e këmbëve (dikujt). I zuri ferra këmbën (këmbët) shih i zuri rrota (qerrja) bishtin (dikujt). I zuri këmbën (dikujt) u zu ngushtë, s’kishte nga t’ia mbante; diçka e rëndë a e keqe e pengoi; i zuri rrota (qerrja) bishtin. Zuri këmbën (e dikujt) shih i zuri këmbën (dikujt). I zuri këmbën (dikujt) u vu në një punë a në një detyrëvendin e një tjetri që u largua, bën punën e dikujt që ka qenëparë; zuri këmbën (e dikujt); i mori këmbën; i zuri vendin. S’e zë këmba nuk shkelet shumë nga njerëzit diku, nuk rrihet (një rrugë etj.); është i pakalueshëm. Ia zuri këmbët me *derë (dikujt). S’i zënë këmbët *dhè (dikujt). Më zë këmba *rrafsh. S’i zënë këmbët *vend (dikujt).

LLOMËSHTI
PAMATAS

PAMÁTAS ndajf. 1. Pa matur; pa peshuar. Ka mbetur drithi pamatas.
2. Pa u matur; pa u menduar, pa u hamendur. U nis pamatas. Pamatas nuk shkohet kurrkund. (fj. u.).

QARKULLOHEM

QARKULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës e QARKULLÓJ. Kalohet në një detyrë tjetër ose shkohet në një vend tjetër; shpërndahet. Qarkullohet në një qark tjetër. Qarkullohet dorëdorë.

QOKË

QÓK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shenjëbëhet mbi një dru a mbi një gur duke e gdhendur pak; gur që vihet diku si shenjë a si kufi. Dru me qokë. I bëri një qokë. Qoka në një lojë fëmijësh. Heq qokat.
2. fig. Masë në të folur, në të ngrënë ose në një punë, kufi; përkorë; kusht për një punë a për një vendimmarrëbashku. Flet me qokë. Fjalë me qokë fjalë e matur, e peshuar mirë. Vunë disa qoka.
3. fig. Rast i shënuar, kur shkohet për vizitë në një familje. I ndjek qokat. Nuk i lë qokat.
4. spec. Pikë e zgjedhur ose e përfytyruar, për të gjetur me përpikëri drejtiminhorizont. Qitje mbi qokë (usht.).
Sin.: çallatë, sinor, kusht, pikë, vizitë, lazëm.
I ra në qokë (diçkaje) shih i ra në të (diçkaje). I qokë fjalës matem mirë kur flas, flas me kujdes; i peshoj fjalët.

RRUAZË

RRÚAZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kokërr e vogël e rrumbullakët prej qelqi a prej ndonjë lënde tjetër, me një vrimë në mes, që shkohetvarg bashkë me të tjera ose që përdoret për qëndisje. Rruaza qelqi (xhami, qelibari). Bleu rruaza me ngjyra për të qëndisur.
2. vet. sh. Varg me kokrratillashkuara në një fill, që mbahetqafë si stoli nga vajzat dhe gratë. Babai i bleu vajzës rruazat që i pëlqenin. Mbante një palë rruazabardha.
3. Pikë e vogël e rrumbullakët uji ose e një lëngu tjetër, sumbull. Një rruazë loti i ra në faqe.
4. fiziol. Qelizë e posaçme e gjakut, që luan rol të caktuar. Rruazat e kuqe qelizagjakut me ngjyrëkuqe, pa bërthamë, që çojnë oksigjenin nga mushkëritë në të gjitha indet e trupit. Rruazat e bardha qelizagjakut pa ngjyrë, që kanë vetinëkapin e të mbytin mikrobet ose të gëlltitin lëndët e tjerahuajahyjnëorganizëm.
5. anat. Eshtër e rrumbullakët me një vrimë dhe me tri të dala si dhëmbë, që lidhet me të tjerat për të ndërtuar shtyllën kurrizorenjeriut e të kërbishtorëve të tjerë. Rruazat e qafës i ishin drejtuar pas fizioterapisë. Kontrolloj rruazat e kurrizit.
6. edhe fig., vet. nj. Shtylla e kurrizit; kurrizi. dhemb rruaza e shpinës. I doli rruaza i doli kurrizi, u gungaç.
7. edhe fig., vet. nj. Qafa. Theu (këputi, zuri) rruazën. Në rruazën tënde qafën tënde. Thefsh rruazën! mallk.
8. bised. Thelë e vogël mishi. Kishte ngrënë katër-pesë rruaza mishi.
9. vet. sh. Vathët e dhisë, rezhda. Kishte disa dhi me rruaza.
Sin.: bulë, rrotull, vertebër, shpinë, zverk.
I ha (i kruhet) rruaza (*kurrizi, shpina) (dikujt). La rruazën (diku). 1. shih i ranë (iu këputën) kryqet (dikujt). 2. përb. shih zuri qafën (dikush). Shtie rruaza në pe (dikush). 1. Punon shumë ngadalë e me kujdesmadh. 2. shih tund (luan) derën (dikush). Theu (këputi) rruazën (dikush) përb. shih theu (këputi) qafën (zverkun) (dikush) përb. Zuri rruazën (dikush) keq. shih zuri qafën (zverkun) (dikush) keq.

RUP

RUP,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Monedhë e dikurshme prej dhjetë paresh, e barabartë me një të katërtën e groshit; dhjetësh. I shiti për pesë rupe. Nuk i dha asnjë rup.
2. kryes. sh. Monedha që i varnin gratë si gjerdanqafë a në gjoks për stoli. Rupe argjendi. I vareshin rupet sërë-sërë. Nuk shkohet me tre rupedasmë (fj. u.) duhetjesh i përgatitur mirë kur ndërmerr diçkamadhe.

SHISH

SHISH,~II m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Shufër e hollë, zakonisht prej metali, në të cilën shkohet mishi ose perimet për t’i pjekur mbi zjarr. Vendos mishinshish. Heq nga shishi.
2. Thikë me majë e me dy tehe. Mpreh shishin. E preu me shish.
3. Lloj heshte. Hodhi shishin. Shish me majëmprehtë.
Sin.: hell, pinjall, thikë, heshtë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.