Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHKOD/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. tek. Kthej një tekst të shkruar me kode në tekst të thjeshtë e të qartë; gjej çelësin për të kuptuar simbolet, mesazhet, të dhënat, sinjalet, të shprehura në kod; deshifroj, transkriptoj; kund. kodoj. Shkodoj një mesazh me alfabetin Mors.
2. gjuh. Interpretoj një mesazh të shprehur me një sistem shenjash konvencionale të përbashkët si për dërguesin, ashtu edhe për marrësin. Shkodoj një mesazh. Kodimi dhe shkodimi i mesazhit.
✱Sin.: deshifroj, transkriptoj, interpretoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë