Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shklese”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PJESHKË

PJÉSHK/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT bot. 1. (lat. Persica vulgaris, Prunus persica, Amygdalis persica) Dru frutor, me degëhapura, me gjethezgjatura, të dhëmbëzuara e pa bisht, me lule ngjyrë trëndafili, që bën kokrramëdha, të rrumbullakëta, mishtake, me lëkurëbutë e të mbuluar me pushimët dhe me një bërthamë në mes. Çeli pjeshka. Lulet e pjeshkës.
2. Kokrra e kësaj peme, që, kur piqet, merr ngjyrëverdhë si në të kuqe e ka shumë lëng. Reçel (komposto) pjeshkash. Bërthamë pjeshke. Ngjyrë pjeshke ngjyrë e verdhë në të kuqe. Krimbi i pjeshkës (zool.). Vemja e pjeshkës (zool.). Morri i pjeshkës (zool.).
3. Pjesa e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje pjeshkash: Pjeshkë çahje (shklese) lloj pjeshke, së cilës i hiqet lehtë bërthama. Pjeshkë mishje lloj pjeshke, së cilës i ndahet me vështirësi bërthama nga tuli. Pjeshka e Persisë (lat. Persica ferganensis). Pjeshka arrë (lat. Prunus ersica levis). Pjeshka e egër (lat. Rhamnus cathartica, Frangula pursleiana). Pjeshka e shkretëtirës (lat. Prunus andersonii).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.