Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANATÉM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. fet. Mallkim për një njeri a për një send; mallkim i rëndë kishtar; dënim kishtar; syrgjynosje kishtare, përjashtim nga bashkësia fetare, shkishërim. Lëshoi anatemë ndaj çdo gjëje. Kisha shpalli anatema ndaj heretikëve. Censura ishte një lloj anateme.
2. fig. Mallkim ndaj dikujt a diçkaje për një të keqe të përjetuar.
✱Sin.: anatemim, mallkim, mallkesë, nëmë, dënim, shkishërim.
SHKISHËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET fet. Veprimi kur shkishëroj dikë ose kur shkishërohem, mallkim. E nxorën me shkishërim. Historia e shkishërimit.
✱Sin.: dënim, ndëshkim, mallkim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë