Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BIOFIZIKÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET fiz. Shkencëtare që merret me zbatimin e ligjeve të fizikës te dukuritë biologjike. Biofizikane e suksesshme. Punoi si biofizikane.
DIJETÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka dije e njohuri të thella për një fushë a për disa fusha të shkencës, grua a vajzë e ditur; ajo që me punën e vet kërkimore-shkencore ndihmon për zhvillimin e përparimin e një shkence ose të një dege të saj, lëvruese e një shkence a e një dege të saj; shkencëtare.
✱Sin.: shkencëtare, e ditur, dijëse.
NEUROBIOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Shkencëtare që ka njohuri të specializuara në neurobiologji.
OQEANOGRÁF/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Shkencëtare ose eksperte që studion oqeanet dhe detet; ajo që merret me oqeanografi. Oqeanografe e njohur.
PSEUDOSHKENCËTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që e heq veten për shkencëtare, por që nuk është i tillë.
SHKENCËTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merret me kërkime e studime në një fushë a në një degë të caktuar të shkencës; dijetare. Shkencëtare e re. Shkencëtare e zonja.
SHKOLLTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është e ditur, dijetare.
✱Sin.: shkencëtare, studiuese, hulumtuese, dijetare.
SPELEOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET gjeol. Shkencëtare që merret me studimin e shpellave dhe strukturave të ngjashme, duke shqyrtuar proceset gjeologjike dhe ekologjike që ndodhin në këto mjedise. Speleologia ishte e specializuar në gjeologji dhe ekologji, prandaj e udhëzoi skuadrën e kërkueseve të shkonin më në brendësi të shpellës.
STUDIÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merret me studime; ajo që bën kërkime në ndonjë lëmë të shkencës ose që përpiqet të njohë më mirë e më thellë diçka. E ftuar në konferencë ishte studiuesja e mirënjohur. Iu referua botimeve të studiueses. Studiueset nga diaspora morën pjesë në takim.
✱Sin.: hulumtuese, kërkuese, gjurmuese, shkencëtare, dijetare, mbledhëse, lëvruese, lëruese.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë