Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHKELBÁLTËS,~I m. sh. ~, ~IT vjet., etnogr. Lajmës, shkues. Dërgoi një shkelbaltës. Martesë me shkelbaltës.
✱Sin.: mbles, shkes, mblesëtar, ndërmjetës, krushqar, mesës, mestar, mesit, lyes, kallauz.
SHKÉLËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që shkel a dhunon një normë ligjore, shoqërore, morale etj.; dhunues. Shkelës i ligjit (i vendimit). Shkelës i besnikërisë bashkëshortore. Shkelës i vullnetit të popullit. Shkelës i traditave kombëtare. Shkelës i normave gjuhësore.
2. hist. Ai që para viteve ‘90 kapërcente në mënyrë të fshehtë e të paligjshme kufirin shtetëror të një vendi. Shkelës kufiri. Shkelësin e identifikuan nga larg.
3. Ai që shkel si pushtues një vend të huaj. Shkelësi i huaj. Shkelës i dhunshëm.
4. Mjet për të shtypur a për të ngjeshur rrushin, duhanin etj. gjatë përpunimit. Shkelësi i rrushit. Shkelësi i duhanit.
5. Vegël e farkëtarit me katër qoshe, e sheshtë dhe nga njëra anë më e gjerë, që shërben për të rrafshuar një hekur të skuqur. Shkelës prej çeliku.
6. Çekiç që përdoret për t’i dhënë formën e duhur një cope metali a një detali; formues. Përdori shkelësin për metalin që kishte në dorë.
7. vjet. Lajmës, shkelbaltës. Kishte ardhur shkelësi për të parë vajzën.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë