Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJALLËRÍM,~I m. 1. Veprimi kur gjallëroj dikë e diçka apo gjallërohem; shkathtësim. Gjallërimi i bimës.
2. Përtëritje dhe zhvillim i vrullshëm. Gjallërimi i organizmit. Gjallërimi i jetës. Gjallërimi i ekonomisë. Gjallërimi i kritikës.
3. Jetë; gjallesë, jetesë.
✱Sin.: jetë, jetesë, përtëritje, këndellje, shkundje, shkrydhje, shkrifërim, gjallim, gjallesë, shkathtësim, çndryshkje, rinim.
SHKRÝDHJ/E,~A f. Veprimi kur e shkriftëroj diçka. Shkrydhja e leshit. Shkrydhja e trupit (e muskujve). Bëj shkrydhjen. sport.
✱Sin.: shpirje, shkrifërim, shkathtësim, përtëritje.
ZHDËRVJÉLLJ/E,~A f. 1. Zhdredhje e diçkaje të përdredhur, shprishje e diçkaje që është ngatërruar. Zhdërvjellja e lëmshit (e turrës së leshit, e rrotullës së telit, e tufës me litarë etj.). - Kjo zhdërvjellje që po i ban, ma merr mendja se nuk nxjerr gja, konopi asht nji. (folk.).
2. Shthurje e diçkaje të thurur. Zhdërvjellja e xhamadanit.
3. Zhdërvjelltësi, shkathtësim, shkathje. Fitoi zhdërvjellje. Arriti një zhdërvjellje të mirë. Ka marrë një zhdërvjellje të dukshme pas një stërvitjeje shkencore të gjatë.
✱Sin.: zhdredhje, shthurje, zhdërvjelltësim, zhdrivillim, zhdërjendje, shkathje, shkathtësim, përdredhje, zhdërvjelltësi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë