Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shkathet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ZHDËRVILLEM

ZHDËRV/ÍLLEM jovep., ~ÓLLA (u), ~JÉLLË 1. vetv., vet. v. III Çmbështillet, shprishet (lëmshi a diçka tjetër e ngatërruar); zhdridhet; kund. mbështillet, dridhet. Litari u zhdërvoll. Iu zhdërvollën gërshetat. Lëmshi zhdërvillet nga kreu, trikoja nga fundi. (folk.).
2. vetv., vet. v. III Shthuret; kund. thuret, endet. Zhdërvillet gërsheti. U zhdërvoll trikoja se ishte e vjetër.
3. vetv. Eci duke përdredhur trupin, përdridhem; lëviz duke bërë dredhashumta. Zhdërvillet si mace. Lumi zhdërvillej nëpër luginë. Retë zhdërvilleshin nëpër qiell.
4. vetv. Bëhem më i shkathët nga trupi, bëhem i zhdërvjellët, shkathem. Ka nisur të zhdërvillet.
5. fig., vetv. Zhvillohem e bëhem më i shkathët nga mendja; i kap e i zgjidh gjëratshpejt, veproj me shkathtësi e me lehtësi, bëhem i zhdërvjellët, shkathtësohem. - Zhdërvillu pak, mor bir, - i tha i ati me merakun se kështu si ish i biri mund të mashtrohej edhe nga një budalla.
6. pës. e ZHDËRVJÉLL.
Sin.: çmbështillet, shprishet, zhdridhet, shthuret, zhdërjendet, shkathet, zhdrivillohet, zhdërvjelltësohem, shkathtësohem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.