Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shkarravitur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BAKALL

BAK/ÁLL,~ÁLLI m. sh. ~ÉJ, ~ÉJTË dhe ~ÁJ, ~ÁJTË 1. vjet., bised. Shitës ushqimesh e sendesh vogla shtëpiake. Dyqani i bakallit. Defter bakalli (keq.) regjistër i shkarravitur, i vjetër e i fëlliqur. Vajti malli te bakalli. (fj. u.). Nga halli vajta te bakalli. (fj. u.).
2. fig., shar. Ai që e bën një punë shkel e shko, dikushpunon sa për të shkuar radhën, njeri i pazoti e i pakujdesshëm. Punë bakalli.
*Letër (pusullë) bakalli keq.

LACARITUR

LACARÍTUR (i, e) mb. 1. është lacaritur, që është bërë i larmë, që është shkarravitur. Faqe e lacaritur. Rroba të lacaritura.
2. Që ka lëvizur nga qëndrimet a mendimet e veta, që nuk e mban fjalën. Mendim i lacaritur. Qasja e lacaritur nuk i jep përgjigjeqartë çështjes.

LAFARAK

LAFARÁK,~E mb. 1.është i veshur me rrobaleckosura, leckaman, zhelan. Burrë lafarak.
2. fig., mospërf. është i pavlerë, që nuk ka rëndësi (përdorej për të përshkruarvarfrit). Njerëz lafarakë. Jetë lafarake.
Sin.: rreckaman, i leckosur, i shkarravitur, i pavlefshëm.

LAFARAK

LAFARÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që është i veshur me rrobagrisura e të leckosura, leckaman, zhelan. Erdhi lafaraku, gjithë lecka e zhele.
2. fig., mospërf. Ai që është i pavlerë, ai që nuk ka rëndësi (përdorej për të përshkruarvarfrit). Lafarakëve nuk u fliste.
Sin.: rreckaman, i leckosur, i shkarravitur.

SHKARRAVITEM

SHKARRAVÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Zhgërryhembaltë. Shkarravitemllucë.
2. vetv., bised. Lyhem shumë dhe keq, bëj tualet pa kujdes. Nuk di të bëjë tualet, vetëm shkarravitet.
3. pës., vet. v. III e SHKARRAVÍT. Muret e pallatit ishin shkarravitur nga kalamajtë.
Sin.: borroçitem, përlyhem, zhyhem, fëlliqem, ndotem, ndyhem.

SHKARRAVITUR

SHKARRAVÍTUR (i, e) mb. 1. Që është bërë me shkarravina. Mur i shkarravitur. Fletore gjysmë të shkarravitura.
2. fig. është shkruar pa kujdes, që nuk ka asnjë vlerë. Fjalë të shkarravitura. Tekst i shkarravitur.
3. është e gërvishtur. Lëkurë e shkarravitur me thonj.
2. fig., bised. është lyer pa kujdes. Fytyrë e shkarravitur.
Sin.: i parregullt, i çrregullt, i palexueshëm.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.