Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LAGAVÍTJ/E,~A f. ~E, ~ET Shkarravitje, gërvishtje. E gjitha ishte llagavitje.
SHKARRAVÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Fjalë e shkruar keq, me shkronja të shtrembra e të palexueshme, shkarravitje; shkrabë. Shkarravina të palexueshme. Ke shkruar gjithë shkarravina! Ka bërë vetëm shkarravina. Shkarravina fëmijësh.
2. Vizatim i bërë keq, pa art. - Sipas jush, kjo shkarravinë përfaqëson portretin tim? Ç’është kjo shkarravinë! Çdo shkarravinë në letër nuk është art.
3. fig., mospërf. Krijim letrar a shkrim pa vlerë. Mos lexo shkarravina! I kishte mbuluar pluhuri ato shkarravina pa vlerë. Këto shkarravina i shkruaj edhe unë!
4. fig. Diçka e bërë keq, që nuk ka asnjë vlerë. - Kaq shumë ta kalli datën një copë shkarravinë? Shtet shkarravinë.
5. fig., tall., bised. Grua pa vlerë. U martua me një shkarravinë. – Pusho, shkarravinë!
✱Sin.: shkarravitje, shkrabë, nxirje, vizojë, vizgë.
SHKARRAVÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shkruajmë keq, shkarravinë. Fletorja ishte mbushur me shkarravitje. Shkarravitjet kishin mbërritur deri te libri.
2. Diçka pa vlerë, shkarravinë. Shkarravitje fëmijësh. - Mos i lexo këto shkarravitje!
3. Gërvishtje e lëkurës me thonj. I bëri një shkarravitje në lëkurë.
✱Sin.: shkarravinë, vizojë, vizgë, çjerrje, gërricje, grisje, grithje.
VÍZG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Vijë e hollë e shtrembër dhe e shkurtër e shënuar në një letër; vizë e parregullt, shkarravinë. Bëri një vizgë. E kishte bërë gjithë vizga.
✱Sin.: shkarravinë, shkarravitje, shkrabë, vizë.
VRRÍSK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Vijë, shenjë e lënë në një sipërfaqe, zakonisht nga një objekt i mprehtë, një send me majë; gërvishtje, grithje. E kishte një vrriskë të madhe në lëkurë. Vrriska i kishte acaruar. Lopa kishte një vrriskë në kurriz nga brirët e kaut. Nuk i është mbyllur vrriska.
2. Një shkrim, vizatim ose shenjë e bërë me shpejtësi dhe pa shumë kujdes, me penë, laps etj., shpesh e paqartë, si shkarravitje, shkarravinë. Vrriskë fëmijësh. I bëri disa vrriska me laps. Ajo nuk ishte pikturë, ishte një vrriskë. Nuk lexohet dot ajo vrriskë. Me një vrriskë pene me një të rënë lapsi.
✱Sin.: gërvishje, grithje, gërricje, vijë, shkarravitje, shkarravinë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë