Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shkarravitës”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KALEMXHI

KALEMXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË keq. Shkrimtar, poet a gazetar i paaftë dhe pa vlerë; shkarravitës.

SHKARRAVITËS

SHKARRAVÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT mospërf. 1. Ai që krijon vepra pa vlerë, kalemxhi. Ai mbahej si një shkarravitës i thjeshtë. - Ende e lexon shkarravitësin? Shkarravitës i letërsisë. Shkarravitës letrash.
2. si mb. shkruan vepra pa art, gjëra pa vlerë. Poeti shkarravitës.
Sin.: shkrimtaruc, kalemxhi.

SHKRIMTARUC

SHKRIMTARÚC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT përçm. Shkrimtar i paaftë e pa vlerë, që shkruan për të holla a për t’i bërë lajka dikujt. - Shkrimtarucët e sotëm hajde e kuptoji!
Sin.: shkarravitës, kalemxhi.

SHKRIMTARUC

SHKRIMTARÚC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT përçm. Shkrimtar i paaftë e pa vlerë, që shkruan për të holla a për t’i bërë lajka dikujt. - Shkrimtarucët e sotëm hajde e kuptoji!
Sin.: shkarravitës, kalemxhi.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.