Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRÇUDNÚAR (i, e) mb. 1. Që ka humbur trajtën e rregullt dhe hijeshinë; shumë i shëmtuar, sa nuk shihet me sy; i prishur. Me fytyrë të përçudnuar. Me gojë të përçudnuar.
2. Që ka humbur vetitë e mira, që është prishur moralisht; i zvetënuar, i përdhosur. Njeri i përçudnuar. Ka karakter të përçudnuar.
✱Sin.: i shfytyruar, i shpërfytyruar, i shëmtuar, i shformuar, i prishur, i shkalaveshur, i zvetënuar, i ngërdheshur, i shkarraveshur.
SHKARRAVÉSHUR (i, e) mb. Që është i shtrembëruar, që është shkarraveshur; i prishur në fytyrë; i deformuar, i shformuar. Kukull e shkarraveshur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë