Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BISHTNÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Bishtnim, shmangie nga dikush a nga diçka. Bishtni nga puna (nga detyra).
2. Dredhi, dinakëri, hile. E shkon jetën me bishtni. E fituan ndeshjen me bishtni. Burri që bën bishtni në muhabet, s’është burrë! (fj. u.).
3. Të ikurit tinëz, largim fshehurazi i të tjerëve. Bëj bishtni iki, dredhoj, largohem tinëz.
4. Shfajësim me arsye të paqena; shkarki, justifikim.
✱Sin.: bishtnim, dredhi, dhelpëri, djallëzi, dinakëri, hile, skili, rreng, zhibël, mëkrejsë, sherri, mardha, marifet.
SHFAJËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur bëjmë përpjekje për të provuar pafajësi ose mungesën e fajit, mënyra si e bëjmë këtë veprim. Përpjekje për shfajësim. E bëri për shfajësim. Shfajësim bindës. Shfajësim i pjesshëm.
2. Shpjegime me gojë a me shkrim që sjellim te dikush për të çliruar dikë nga një faj, për t’ia lehtësuar gabimin ose për t’i dhënë të drejtë për diçka që ka bërë, shkarkim. Shfajësimi i dhunës. Gjen shfajësime. I ka shfajësimet në majë të gjuhës. E përdori si shfajësim.
3. drejt. Pafajësi. Mbrojtja kërkoi shfajësim për të pandehurin. Avokati solli argumentet për shfajësim. Gjykata rrëzoi vendimin për shfajësim.
3. fet. Marrja e faljes nga Zoti; shpengim, shpëtim. Morën shfajësim për mëkatin e tyre.
✱Sin.: justifikim, përgënjeshtrim, shkarkim, shkarki, larje, lirim, pafajësi.
SHKARKÍ,~A f. sh. ~, ~TË Arsyeja që sjell dikush për të shkarkuar veten nga ndonjë faj, shfajësim, justifikim, bishtni. Nuk ka asnjë shkarki për dhunën. Për çdo veprim kërkon të gjejë shkarki. Lodhja është shkarki për të mos punuar. - Mos u përpiq të gjesh shkarki!
✱Sin.: shkarkim, justifikim, bishtni, përligjje, larje, dëlirje, lirim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë