Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHKÁRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shket dheu a diçka tjetër; rrëshqitje. Shkarja tektonike. (gjeol.) Shkarja dherash e gurësh. Shkarje inertesh. Shkarja e rrugës. Ujitje me shkarje.
2. Vendi ku ka shkarë dheu. Shkarje e madhe. Kishte dy shkarje dheu.
3. Mënyrë e gabuar e të menduarit a të vepruarit e bërë pa dashje; shmangie nga rruga e drejtë. Shkarje e palejueshme. Shkarje serioze idesh. Shkarje drejtshkrimore. Teksti kishte disa shkarje. Shkarja e gjuhës.
4. bised., mjek. Rrëshqitje; rënie e stomakut. Shkarja e plaçkave të barkut.
✱Sin.: rrëshqitje, shkarëzimë, shkazmë, rënie, shmangie, rrokullisje, shkarkesë, shkarkim.
SHKARKÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. elektr. Çlirimi dhe kalim i menjëhershëm i një ngarkese elektrike nga një trup në një tjetër, shkarkim. Shkarkesë elektrike. Shkarkesë e fuqishme e rrufesë. Parandalimi i shkarkesave.
2. mjek. Të përmuajshmet e grave. Shkarkesa jo të zakonshme.
3. fig. Shkarkim i ndjenjave, çlirim emocional. Shkarkesë emocionale.
SHKARKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur heqim një ngarkesë a barrë; heqje a pakësim i ngarkesës; kund. ngarkim. Shkarkimi i mallit. Shkarkimi i materialeve u krye me sukses. Shkarkimi i baterive (i akumulatorit). Shkarkimi i ujërave të bardha.
2. Vendi ose mjeti që shërben për zbrazje. Pusi (tuneli) i shkarkimit. Tuba për shkarkim. Gryka e shkarkimit.
3. Veprimi kur heqim nga puna dikë. Shkarkimi nga posti i kryetarit. Shkarkimi nga detyra.
4. Zbritje, zbarkim. Shkarkimi i trupave tokësorë. Shkarkimi i ushtarëve të një njësie.
5. hidrol. Lehtësim, zbrazje e ujit të tepërt nga rezervuari i një hidrocentrali. Ranë shkarkimet në Vaun e Dejës. Shkarkimi erdhi si shkak i reshjeve të fundit.
6. fig. Lehtësim a çlirim nga një barrë, përgjegjësi etj. Pati një shkarkim pas atij rrëfimi. Shkarkimi i erdhi me të qara.
7. elektr. Kalimi i menjëhershëm i një ngarkese elektrike nga një trup në një tjetër. Shkarkim elektrik. Shkarkime atmosferike rrufe.
✱Sin.: zbrazje, derdhje, zhbartje, zbarkim, shkalitje, zbritje, çemërim, largim, shkarkesë, goditje, shfrim, shfajësim.
SHKARKÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që shërben për të ngarkuar a shkarkuar mallin, ngarkesën. Shkarkuesit e portit. Shkarkuesit e trupave. Greva e shkarkuesve.
2. hidrotek. E çarë në pjesën e sipërme të digës, kapërderdhës a tunel, që shërben për të shkarkuar ujin e tepërt të një rezervuari. Shkarkues sipërfaqësor. Shkarkues thellësie. Rezervuar me shkarkues. Shkarkuesit e hidrocentralit. Rikonstruksioni i shkarkuesit.
3. Pajisje a mjet i përdorur për të shkarkuar diçka. Shkarkues uji. Shkarkues boje solucion që shërben për të hequr ngjyrën artificiale tek flokët.
4. elektr. Aparat elektrik që shërben për të ruajtur pajisjet elektrike nga mbitensioni dhe që është i përbërë prej dy elektrodash, ndërmjet të cilave ndodh një shkarkesë elektrike kur tensioni arrin një vlerë të caktuar; rrufepritës. Shkarkues kundër rrufeve. Shkarkues sferik. Shkarkues me disqe (me shkëndija). Shkarkues mekanik.
4. bised., mjek. Medikament që ndihmon në zbrazjen e ujërave të tepërta në trup, diuretik. Pi një shkarkues në mëngjes. Kishte mbetur pa shkarkues.
5. vjet. Ai që fajëson dikë ose e bën përgjegjës atë për një faj. Të gjithë ia ngulën sytë atij shkarkuesi mashtrues. Ishte ai shkarkuesi kryesor që e bënte fajtor.
✱Sin.: kapërderdhës, vendshkarkim, përmbysës, rrufepritës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë