Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shkardhë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LESË

LÉS/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Vegël bujqësorebëhet me disa drurë, të thurur me thupra e zakonisht me kunjavegjël nga poshtë dhepërdoret për të copëtuar plisat, për të shtruar dheun ose për të mbuluar farënarë; trinë. Lesë e lehtë (e rëndë). Lesë druri (hekuri). I shkoi (i hoqi) lesën e lesoi. Merr lesë mundlesohet. Rri mbi lesë.
2. Derë e vogël e thurur me thupra për të mbyllur vathën a ndonjë shteg tjetër kalimi; gardh thuprash për të rrethuar diçka; trinë. Lesa e kasolles (e oborrit, e vathës, e gardhit). E mbyllin shtegun me lesë. I rrethojnë pemët me lesa.
3. Thurimë me purteka, me kallamahollë ose me kashtë, që përdoret për të nderë gjërandryshme mbi të, për të mbuluar diçka etj.; trinë e thurur rrallë, mbicilën rrahin me shkop kallinjtë e misrit kur i shkoqin. Lesë druri (kashtë). Lesë duhani. Lesë tavani. Lesë për të zënë peshq. E mbuloi me lesë. E shkoqnin misrinlesë. I ndejnë fiqtëlesë për t’i tharë.
4. Tezgë, zakonisht prej thuprash, që përdoret për të mbartur pleh, kashtë etj.; vig.
5. Lloj sajeshërben për të mbartur diçka, duke e tërhequr mbi borë, rrëshqitëse. Lesë bore.
Sin.: trinë, shqezë, zvarranike, zvarrë, hapore, shkardhë, shkadhec, vig, tezgë, branë, ballçak, sajë, rrëshqitës, portare, llajkë, ndërlikë, prapëse, pahi, trazë.
U lesë (dikush) shih u tapë (dikush). E bëri për lesë (dikë) shih e bëri për vig (dikë). Nuk merr lesë (dikush). 1. Nuk zbutet, nuk shtrohet, nuk ulet. 2. shih s’ha (s’merr) pykë (dikush). I vuri lesën. 1. (dikujt a diçkaje). I ngriti a i vuri një pengesë përpara që ta ndalojë, ta pengojë ose t’i presë hovin; i vuri gardh. 2. (diçkaje). E mbylli, nuk e zgjati më tej, i dha fund; i vuri kapak (kapakun). E zë lesa (dikë) bie shpejtgrackë, nuk është hileqar e dinak.

SHKARDHË

SHKÁRDH/Ë,~A f. sh ~A, ~AT 1. Shkop i gjatë me një zinxhir që ia lidhin qenitqafë, për të mos e lënëkafshojë atë që e tërheq. I vendosi qenit të ri një shkardhë. Qen me shkardhë.
2. Trinë për të zënë derën e gardhit. E mbylli me shkardhë. Thuri një shkardhë.
3. Ai që bën sherr, që bën ngatërresa. Ai shkardha nuk zë qetësi.
Sin.: hapore, lesë, ngatërrestar, ngatërrimtar, grindavec, belaqar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.