Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NËPËRKË́MBUR (i, e) mb. Që është nëpërkëmbur, që është marrë nëpër këmbë, që trajtohet keq; që i shkelen të drejtat a interesat dhe që nuk përfillet. Njeri i nëpërkëmbur. Gratë ishin të nëpërkëmbura në të kaluarën. Dinjitet i nëpërkëmbur. Të drejta të nëpërkëmbura. Ndihej i nëpërkëmbur.
✱Sin.: i ndërkëmbur, i përbythur, i shpërbythur, i përshkardhur, i dëmtuar, i keqtrajtuar, i shkarëzyer, i shkatërruar, i shkelur, i shpërfillur, leckë, zhele, i shkalaveshur.
POSHTËRÚAR (i, e) mb. 1. Që është poshtëruar para të tjerëve, që e ka humbur emrin e mirë, që nuk e nderojnë më. E ndiente veten të poshtëruar.
2. bised. I mundur, i mposhtur.
✱Sin.: i fyer, i zhburrnuar, i shkarëzyer, i përbythur, i turpëruar, i nëpërkëmbur, i njollosur, i dhunuar, i baltosur, i damkosur, i mundur, i mposhtur, i telendisur.
PËRBÚZUR (i, e) mb. 1. Që nuk përfillet e nuk nderohet fare nga të tjerët, që përbuzet nga të gjithë, i përçmuar haptas. Njerëz të përbuzur.
2. Që është për t’u urryer, i urryer, i përbuzshëm. Armiqtë (kundërshtarët) e përbuzur.
✱Sin.: i përçmuar, i papërfillur, i shkarëzyer, i shpërfillur, i urryer, i përbuzshëm.
SHKARËZÝER (i, e) mb. 1. Që është marrë nëpër këmbë; i poshtëruar, i përbuzur. Djalë i shkarëzyer. Vajzë e shkarëzyer.
2. fig. Që shpërfillet a merret nëpër këmbë. Zakone të shkarëzyera.
✱Sin.: i shkarëzitur, i nëpërkëmbur, i poshtëruar, i përbuzur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë