Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRERÍM/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Vend i rrëpirët ku rrëshqet dheu; shkazmë, rrëshqitë, shkarëzimë. Arat në brerimë as mbillen e as prodhojnë.
2. Vend i pjerrët e i lëmuar, ku rrëshqasin fëmijët duke u lëshuar nga lart.
✱Sin.: shkarëzimë, shkarëzim, shkazmë, shkarje, rrëmore, rrëshqitë, buzërripë, përlinë, shembëtirë.
POSHTËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur poshtëroj e kur poshtërohem. Poshtërimi i njeriut. Me qëllim poshtërimi.
2. Gjendja kur poshtëroj ose kur poshtërohem. E çoi në poshtërim.
3. Diçka që ul nderin a emrin e mirë të njeriut, veprim i pandershëm e i ulët, poshtërsi. Bëri një poshtërim. Nuk i duron poshtërimet.
✱Sin.: ulje, përulje, turpërim, fyerje, zhburrnim, dhunim, shkarëzim, përbythje, poshtërsi, damkosje, sharje, telendi, telendisje.
PRÍSHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur prish ose kur prishet diçka.
2. Gjendja pasi prish a pasi prishem. Prishja e urës. Prishja e dhëmbëve. Prishja e mishit. Prishja e kontratës. Prishja e rregullit.
3. Vend i prishur a i shkatërruar. Prishje tektonike (gjeol.). Prishjet në çati.
4. bised. Shpenzim. Prishjet dhe të ardhurat.
✱Sin.: përprishje, shembje, shkatërrim, çartje, dëmtim, dëm, shpërbërje, shthurje, çrregullim, shprishje, fshirje, shuarje, keqësim, dobësim, shëmtim, rrënim, zvetënim, përdhosje, bastardim, degjenerim, ngërdheshje, shtrembërim, kalbje, thartim, tharmëtim, tharmim, dekompozim, zjarrtisje, qelbje, ndotje, vrenjtje, shpenzim, dështim, shkrehje, rrëzim, krusmë, thepisje, hallakatje, shkallmim, shkapërderdhje, zbërthim, porropi, zarar, çakordim, djallosje, katranosje, ngatërrim, shkarëzim, çorganizim, rënie, pështjellim, rravgim, çjerrje, shkelje, tretje, shformim, prerje, mykje, zhezhitje, djegie, ndyrje, fëlliqje, ndërprerje, ftohje, acarim, egërsim, harxhim.
PËRBÚZJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përbuz dikë apo diçka përbuz ose kur përbuzem.
2. Qëndrim shumë mospërfillës e përçmues ndaj një tjetri a ndaj diçkaje, shprehje e një qëndrimi të tillë; mohim i plotë i vlerës së dikujt a të diçkaje; përçmim. Vështronte me përbuzje. E hodhi poshtë me përbuzje diçka.
3. Ndjenja e mospërfilljes së hapët dhe e përçmimit të thellë për dikë a për diçka. Përbuzja e rreziqeve.
✱Sin.: shkarëzim, përçmim, shpërshije, krupë, nënvlerësim, nënvleftësim, braktisje, mospërfillje, mposhtje.
TALLOÇÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Llokoçitje, llapashitje, përplasje. Talloçitja e kosit në mëti. Talloçitje dallgësh.
2. Zhgërryerje, shkarëzim. Talloçitje e derrit në baltë.
✱Sin.: llokoçitje, llapashitje, përplasje, zhgërryerje, shkarëzim.
ZHGËRRÝERJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Gërryerja me vrull e për një kohë të gjatë e dheut, plehut, borës etj., duke e hedhur sa andej-këtej. Zhgërryerja e dheut.
2. Shkarëzimi i kafshëve në tokë, në baltë etj.
3.Tërheqja zvarrë ose rrokullisja e dikujt a diçkaje në pluhur; fëlliqje, ndotje. Zhgërryerje nëpër baltë.
4. fig. Të harxhuarit e diçkaje pa masë. Zhgërryrja e pasurisë.
5. fig. Përdhosja e dikujt si një gjë pa vlerë. Zhgërryrja e pleqve. E kam vuajtur në kurriz zhgërryrjen.
✱Sin.: gërryerje, shkarëzim, fëlliqje, ndotje, përlyerje, zhyerje, ndotje, lerosje, përdhosje, poshtërim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë