Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BORROÇÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Hakërrohet e zhgërryhet, duke u ndeshur për brirësh me një tjetër (për demat). Demi borroçitej nëpër pluhur. Sikur je borroçitur gjithë ditën në lerë. Mos m'u borroçit si dem Divjake. (fj. u.).
2. fig., vetv. Mundem, rrihem, përfytem me dikë. Borroçiten si fëmijë. U borroçitën me njëri-tjetrin.
✱Sin.: zhgërryhem, shkarëzehem, shakullisem, zhguritem, përfytem, kapem, kacafytem, mundem, zihem, fytafytem, kacambytem, përlëfytem, grykem, mbërthehem, përlahem, kërleshem, gjelafytem, mbrehem, ngjokem.
►ZHGËRR/ÝHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER 1. vetv. Shtrihem për tokë e rrotullohem sa andej-këtej, duke u bërë me baltë, me dhe a me pluhur; shtrihem a mbështetem diku dhe kruaj kurrizin; vet. v. III Shkarëzehet (për kafshët). U zhgërrye për tokë (nëpër baltë, në dëborë, nëpër bar). Zhgërryeshinn edhe atje ku kishte baltë. Gomari u zhgërrye në pluhur. Pula u zhgërrye përdhe. Derrat (buallicat) u zhgërryen në pellg. Demi zhgërryhej pas gardhit (pas murit). U zhgërrye në dysheme nga inati.
2. vetv. Fëlliqem, ndotem. Iu zhgërryen rrobat. Ku je zhgërryer ashtu? Po ti krimb i mallkuar, / Ecën me këmbë e me duar..., / S’mund të ngrihesh lart as larg, / Se zhgërryesh me bark. (folk.).
3. fig., vetv. Zhytem në një gjendje të rëndë dhe përpëlitem pa gjetur rrugëdalje. Zhgërryhej në mjerim (në varfëri).
4. pës. e ZHGËRRYEJ.
✱Sin.: borroçitem, shkarëzehem, sharapiqem, gërryhet, zvarritet, rrokulliset, shakullisem, mposhtet, fëlliqet, përlyhet, zhyhet, ndotet, ndyhet, lerosem, përzhugem, zhabërzhyhem, përpëlitem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë