Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHKAPURÍT (SHKAPURÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Trazon tokën me këmbë, rrëmon për të kërkuar ushqim; skërmit. Pula shkapuriti dheun.
2. Shpërndaj zakonisht kashtën për ta tharë. Shkapurit kashtën.
3. fig. Përhap fjalë. Kishte shkapuritur për të tek të gjitha shoqet.
✱Sin.: skërmit, shpurdh, shprush, shpupurish.
SHKAPURÍTJE,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shkapurit ose kur shkapuritet toka (zakonisht nga pula për të kërkuar ushqim). Shkapuritja e tokës. Pula bëri një shkapuritje të shpejtë.
2. Veprimi kur shpërndahet kashta për t’u tharë. Shkapuritja e kashtës.
3. fig. Përhapja e fjalëve. Merrej me shkapuritje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë