Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shkapetur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHKAPETEM

SHKAPÉT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. III Përplaset sa andej-këtej. U shkapet dera me forcë. - Kujdes se shkapetet dritarja!
2. vetv. Përplasem andej-këtej, nuk më zë vendi; përpëlitem. Shkapetem nga parehatia. Jam shkapetur gjithë natën nëpër krevat.
3. vetv., vet. v. III Përpëlitet, nuk zë qetësi (zakonisht për kafshët). Bagëtia shkapetej andej-këtej.
4. pës. e SHKAPÉT.
Sin.: përplasem, ndeshem, goditem, sharapiqem, plandosem.

SHKAPETUR

SHKAPÉTUR (i, e) mb. 1.është shkapetur, i përplasur. Ecte duke mbajtur dorën te koka e shkapetur. U dëgjua zhurma e kanateve të shkapetura nga era e fuqishme.
2. fig.është si i hallakatur. Ecën si i shkapetur.
Sin.: i përplasur, i goditur, i kërcitur, i rrëzuar, i shukur, i plandosur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.