Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shkapetem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PËRPLASEM

PËRPLÁS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Ndeshem me vrull e me forcë me dikë a me diçka. Iu përplas kokashkallë.
2. vetv., vet. v. III përpiqet me një send tjetërfortë. U përplasën dy makina. U përplas topishtyllë. Përplasen dallgët pas shkëmbinjve. Përplasej nëpër gurë.
3. vetv. Bie me vrull përdhe a mbi diçka tjetërfortë. U përplastokë (në dysheme).
4. vetv. Lëshohem a ulem përnjëherësh në një vend për të pushuar etj., plandosem (kur jam shumë i lodhur, i dëshpëruar etj.). U përplaskolltuk (në shtrat).
5. fig., bised., vetv. I drejtohem dikujt për ndihmë, shkoj dhe i kërkoj të më mbarojë një punë, i vetegjej mbështetje. Përplaseshin tek ai të gjithë. Përplasej në drejtori (te prindërit) për çdo gjë. Ku të përplasem unë tani!
6. fig., vetv., vet. v. III Biekundërshtim, ndeshet një mendim a pikëpamje me një tjetër; ballafaqohet. Përplasën mendime (parime) të ndryshme.
7. pës. e PËRPLÁS.
Sin.: ndeshem, përpiqem, shkapetem, plaset, plandosem, shukatem, shukem, shembem, platitem, shplandosem, sharapiqem, ballafaqohem, cakërrohem, troshitem, tundem, goditem, rropatem, rrëzohem, lëshohem, ulem, degdisem, drejtohem, shkrepem.

SHARAPIQEM

SHARAP/ÍQEM jovep., ~ÓQA (u), ~JÉKUR 1. vetv. Kapem për qafe me dikë dhe përplasem andej e këtej ose përtokë; zhgërryhem. I pa nga larg tek po sharapiqeshinpluhur.
2. pës. e SHARAPJÉK.
Sin.: plandosem, shkapetem, përplasem, pllakosem, rrëzohem.

SHKAPETEM

SHKAPÉT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. III Përplaset sa andej-këtej. U shkapet dera me forcë. - Kujdes se shkapetet dritarja!
2. vetv. Përplasem andej-këtej, nuk më zë vendi; përpëlitem. Shkapetem nga parehatia. Jam shkapetur gjithë natën nëpër krevat.
3. vetv., vet. v. III Përpëlitet, nuk zë qetësi (zakonisht për kafshët). Bagëtia shkapetej andej-këtej.
4. pës. e SHKAPÉT.
Sin.: përplasem, ndeshem, goditem, sharapiqem, plandosem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.