Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHKALC,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Tezgë prej dërrasash që mbahet nga dy veta, tezgë me një trinë thuprash që përdoret për të mbajtur dhe a pleh. Mbart gurë (gëlqere) me shkalc. Shkalc me pleh.
2. Karrocë dore. Ngarkoj shkalcin me pleh. Iu pengua shkalci në një gropë.
3. Trinë thuprash e lugët, ku rrahin misrin për ta shkoqur. E rrah misrin në shkalc.
4. vjet. Vig me të cilin transportoheshin të sëmurët. U shtri në shkalc. I mbartën të plagosurit me shkalc.
5. Enë ku shtypin rrushin a ullinjtë. Shkel rrush në shkalc.
6. Vegël për të shkelur shajak, dërstilë. Shajak i rrahur në shkalc.
✱Sin.: vig, trinë, tezgë, govatë, dërstilë, shkaltore.
♦ U bëra për shkalc u lodha aq shumë, sa nuk qëndroj dot më këmbë, u rraskapita; më doli shkumë (nga goja). E bëri për shkalc (dikë) e rrahu aq fort, sa nuk mund të qëndronte dot më në këmbë a të ecte vetë; e bëri për dyshek.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë