Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►SHKALL/ÓHEMI jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Prishem mendsh, jepem shumë pas diçkaje. Shkallohem pas saj. Po shkallohem nga vetmia. Më merr në telefon, para se të shkallohem.
2. pës., vet. v. III e SHKALLÓJ.
✱Sin.: çmendem, marrosem, marrohem, shpërmendem, prishem, përprishem, lajthitem, marrakotem, mëkeqem, çartem, shkalem, ndërkrehem, këmbehem, trenohem, tërbohem, lënurem.
►TREN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Prishem nga mendtë, shkalloj; çmendem nga gëzimi a nga mërzia e madhe etj.; më hipën inati në kokë, tërbohem. U trenua kali. U trenua djali (çika).
2. vetv. Jepem shumë pas diçkaje; çmendem për të, marrosem.
3. pës. e TRENÓJ.
✱Sin.: çmendem, marrosem, shkallohem, tërbohem.
►TËRB/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Më zë sëmundja e tërbimit, sëmurem nga tërbimi. Ishte tërbuar qeni (lopa).
2. Zemërohem aq shumë me dikë a me diçka sa nuk përmbahem dot më, bëhem si i marrë a si i tërbuar nga inati. U tërbua kur e dëgjoi. Do të tërbohet kur ta marrë vesh. U tërbua fare.
3. fig. Bëhem i papërmbajtur në shfaqjen e kërkesave a të tekave; bëhem i shfrenuar në sjellje e në veprime, harbohem; llastohem a përkëdhelem tej masës. Janë tërbuar nga të mirat. U tërbua fëmija nga përkëdheljet e tepërta. Ishte tërbuar pas grave (pas burrave).
4. fig., vet. v. III Rritet tej mase, zhvillohet shumë, harliset (për bimët). U tërbua bari (duhani). U tërbuan fasulet nga shiu (nga plehu
5. fig., vet. v. III Lëviz a shpërthen me vrull e me forcë, vërshon pa u përmbajtur, lëshohet me rrëmbim. U tërbua era (murrlani). U tërbuan dallgët. U tërbua deti (oqeani, lumi).
✱Sin.: ndërkrehem, shkallohem, trenohem, çartem, çmendem, zemërohem, marrosem, xhindosem, egërsohem, harbohem, përkëdhelem, llastohem, harliset.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë