Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FLÁSHKËT (i, e) mb. 1. I fishkur, i lëshuar e i varur si zhapë. Fytyrë e flashkët. Pemë të flashkëta.
2. fig. I pafuqi, i plogësht; i qullët. Njeri i flashkët.
3. fig. I dobët, që s’ka jetë e gjallëri; i zbehtë. Vullnet i flashkët. Poezi e flashkët.
✱Sin.: i fishkur, i fishkët, i mefshtë, i plogësht, i ngathët, i qullët, i sqaqur, i zgërlaqur, i squllët, i shkalitur, i shflukët, i dobët, i zbehtë.
LÍGUR (i, e) mb. I dobësuar nga të pangrënët, nga një sëmundje etj., i hequr, i tretur. Kafshë e ligur. Me trup shumë të ligur.
2. I sëmurë.
✱Sin.: i ligësuar, i ligët, i ligështuar, i dobësuar, i tretur, i stërkeqët, i sqaqur, i molisur, i flashkur, i shkalafitur, i shkalitur, i grymosur, i sëmurë, i pafuqi, i pafuqishëm, i tukequr, i tukeqmë, shëndetdobët, shëndetlig, shëndetpakë.
NGURÓSUR (i, e) mb. 1. Që është shndërruar në gur, që është bërë si gur. Guaskë deti e ngurosur. Bimë të ngurosura.
2. Që ka ngrirë në një trajtë të caktuar dhe që nuk ndryshon më tej. Fjalë (shprehje) e ngurosur. Trajtë e ngurosur. Teori (dogmë) e ngurosur.
3. fig. Që ka ngrirë në vend nga habia, nga frika etj.; që ka humbur gjallërinë, i pajetë. Fytyrë e ngurosur. Mbeti i ngurosur.
✱Sin.: i ngurtësuar, i ngrirë, i qëndrueshëm, i shtangur, i habitur, i topitur, i pajetë, i shituar, i shuplakur, i shkalitur.
SHITÚAR (i, e) mb. 1. mit. Që i janë marrë këmbët, duart ose goja, që është magjepsur nga orët e zanat; i ngurosur, i shuplakur. Mbeti i shituar. Djalë i shituar. Vajzë e shituar.
2. Që ka mbetur i plagosur. Kishte mbetur i shituar. Këmbë e shituar nga një plumb qorr.
3. fig. Që është i vrarë shpirtërisht; i pikëlluar. Zemër e shituar. Mbeti si e shituar nga ajo fjalë.
✱Sin.: i ngurosur, i shuplakur, i shkalur, i shkelur, i shkalitur, i plagosur, i gjymtuar, i magjepsur, i pikëlluar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë