Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►HÁSEM jovep., ~A (u), ~ÚR vetv. 1. Takohem me dikë a me diçka rastësisht e papritur, ndeshem. U hasëm në rrugë. U hasën me një fshatar. Hasen shpesh (dendur, rrallë). U hasën ballë për ballë.
2. fig. Më del përpara diçka e më pengon, ndeshem.
3. Gjendet, vihet re. Situata që nuk hasen në përditshmëri. Fjalë që hasen rrallë.
4. krahin. Zihem a grindem me fjalë me dikë. U hasën njëri me tjetrin.
5. vjet. Shkalem, shuplakem. U has nga hijet (nga xhindet).
✱Sin.: takohem, ndeshem, vërehet, pengohem, gjendem, zihem, grindem.
LAJTHÍT (LAJTHÍS) vep., ~A, ~UR 1. jokal. Gaboj pa dashur, bëj një gabim të vogël; ngatërrohem për diçka dhe gaboj. Ndonjëherë edhe lajthitim. Asnjëherë nuk lajthit.
2. kal. Marr një drejtim tjetër gabimisht; e ngatërroj diçka (edhe fig.). E lajthitëm udhën. E lajthiti shtëpinë. E lajthiti fjalën. Ia lajthiti emrin.
3. fig., kal. Luaj mendsh dikë, prish nga mendtë, e çmenden; e prish nga mendtë, e çmend. E ka lajthitur fare. E lajthiti të shkretin.
✱Sin.: gaboj, ngatërrohem, çmendem, shkalloj, trenohem, shkalem.
♦ Lajthiti nga *mendtë (dikush).
►NGURÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Shndërrohet në gur ose bëhet si gur; ngurtësohet; kund. çngurosem. Nguroset lava. Nguroset llaçi. Janë ngurosur bimët në thellësi të tokës.
2. fig., vetv. Mbetem pa lëvizur e pa folur nga habia, nga frika etj., ngrij, shtang në vend. U nguros nga habia.
3. fig., vetv. Humbet aftësinë për t’u ndryshuar a për t’u zhvilluar; ngrin në një trajtë. Nguroset gjuha. Nguroset një shprehje (një trajtë).
4. pës. e NGURÓS.
✱Sin.: ngurtësohet, gurëcohet, gurëzohet, gurohet, breshnohet, guroset, shtang, shtangem, ngrij, shitohem, shuplakem, shkalem.
►SHKALL/ÓHEMI jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Prishem mendsh, jepem shumë pas diçkaje. Shkallohem pas saj. Po shkallohem nga vetmia. Më merr në telefon, para se të shkallohem.
2. pës., vet. v. III e SHKALLÓJ.
✱Sin.: çmendem, marrosem, marrohem, shpërmendem, prishem, përprishem, lajthitem, marrakotem, mëkeqem, çartem, shkalem, ndërkrehem, këmbehem, trenohem, tërbohem, lënurem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë