Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHKALAFÉND vep., ~A, ~UR kal., bised. 1. Ligështoj fizikisht; molis. E shkalafendi gripi. Më shkalafendi rruga.
2. Përziej, copëtoj, nakatos. Mos e shkalafend plehun ashtu!
3. fig. Ia nxjerr të palarat dikujt. E shkalafendi fare me ato që shkroi për të.
✱Sin.: rraskapit, ligështoj, dobësoj, dërrmoj, vras, kalavesh, molis, plogështoj, shkoliz, trazoj, nakatos, shkalafit.
►SHKALAFÉND/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv., bised. 1. Lodhem, ligështohem; plogështohem. Shkalafendem edhe në fundjavë.
2. Ngathem; bëhem i qullët. U shkalafend prej udhëtimit.
✱Sin.: rraskapitem, ligështohem, dobësohem, dërrmohem, molisem, vritem, kalaveshem, plogështohem, shkolizem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë