Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHKËNDÍJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Grimcë e zjarrit që shkëputet nga një trup i ndezur a i skuqur; gacë. Nga zjarri u përhapën një tufë shkëndijash.
2. Thërrmijë e zjarrtë që krijohet nga fërkimi i dy trupave të fortë (metale ose gurë) e që shuhet shpejt; xixë. Nga fërkimi i dy gurëve u krijuan shkëndija. Nga kudhra dilnin shkëndija. U shua si shkëndijë vdiq shpejt. Një shkëndijë ndez një mal. (fj. u.).
3. Shkreptimë drite që krijohet nga një shkarkim elektrik. Shkëndijë elektrike.
4. fig. Diçka e vogël që bëhet faktor për fillimin a për ndezjen e një lëvizjeje a të një veprimtarie të rëndësishme. Shkëndija e alfabetit të gjuhës shqipe. Shkëndija e një gjuhe të përbashkët. U bë shkëndijë për...
5. fig. Shenjat e para të shfaqjes së një aftësie të veçantë a të një talenti te dikush. Një shkëndijë shprese (gëzimi). Shkëndija e talentit. Shkëndijë zgjuarsie.
6. fig. Emocione të forta (gëzim, dashuri) ose një ndjenjë e ndezur që reflektohet në sy. I lëshojnë sytë shkëndija.
7. zool. Xixëllonjë (lat. Lampyris noctiluca), shkëndijëz. Dolën shkëndijat. Vrapoi pas shkëndijave.
6. zool. Insekt me trup të zi ose ngjyrëkafe të hapur, me flatra të mëdha e me këmbë të gjata, që shfaqet në kohën e lulëzimit të pemëve dhe dëmton lulet e tyre. Mollët i dëmtoi shkëndija.
✱Sin.: xixë, fluturashkë, gacë, leskër, flakërim, agzot, stërkalë, prafullimë, çikë, çikëz, cikërr, shkërpicë, xixëllonjë.
♦ E ka syrin (i ka sytë) shkëndijë (dikush) është trim i madh, është shumë guximtar; i shkreptijnë sytë (dikujt); e ka syrin (i ka sytë) xixë; e ka syrin (i ka sytë) shpuzë; i lëshojnë (i nxjerrin) sytë shkëndija (dikujt). I lëshojnë (i nxjerrin) sytë shkëndija (xixa, çika) (dikujt). 1. I shkëlqejnë fort sytë nga një gëzim i madh, nga zemërimi ose nga urrejtja; është trim e guximtar i madh, nuk përmbahet dot; i shkreptijnë sytë; i vetëtin syri (i vetëtijnë sytë)1; e ka syrin (i ka sytë) shkëndijë (xixë) (dikush); e ka syrin (i ka sytë) shpuzë (dikush). 2. I verbohet vështrimi sikur ka diçka të ndritshme përpara (nga një goditje e fortë etj.); i shkreptijnë sytë. Ndezi shkëndijën (dikush) dha shkas i pari, u bë shkaktari i parë për diçka; ndezi zjarrin; i dha zjarr barutit. I shkrepi një shkëndijë (një xixë) (dikujt) i erdhi papritmas një mendim i ri në kokë, nisi vetiu t’i lindë një ide për diçka. I vuri shkëndijën (xixën) (diçkaje) u bë shkaktar që diçka të shpërthejë, të shkatërrohet etj.; i vuri flakën.
VJÉG/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesa e një ene, e kthyer si hark, me të cilën e kapim ose e mbajmë atë në dorë, veshi i enës, dorezë. Vjega e shtambës (e qypit). Kazan (tenxhere) me vjega. E kapi për vjege.
2. Verigë a hallkë e zinxhirit; grep a çengel ku varim diçka. U këput vjega. E vari në vjegë.
3. bised. Plori i parmendës.
4. Vjegëz.
5. fig. Rast a rrethanë, që mund të merret si shkak për të përligjur diçka, shkak që fsheh arsyen e vërtetë të diçkaje, hallkë ku duam e mund të kapemi, anë. Nuk gjeti vjegë ku të kapet. Kërkon një vjegë ku të kapet. Ia gjeti vjegën diçkaje ia gjeti anën.
✱Sin.: vegë, verigë verigëz, vesh, vegjë, dorëz, dorezë, dorak, rrëfanë, vegël7, shkërpicë, filiqe, fjongo, iliq, araq, hallkë, grep, çengel, plor.
♦ Bën *vegshin e s’i vë vjegën (diçkaje). Ia gjej vjegën (verigën) (diçkaje). 1. E gjej diçka si hallkë nga duhet a nga mund të kapem për të zgjidhur një çështje; e gjej gremçin (për diçka); ia gjej anën. 2. Më vjen një rast a një rrethanë që e shfrytëzoj për të përligjur një veprim; nxjerr një shkak për t’u arsyetuar, kapem pas diçkaje; ia gjej veglën.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë