Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shkërbe”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LUBI

LUBÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. mit. Figurë e mitologjisë shqiptare, që përfytyrohej si një gjarpër keqbërës shumë i madh, me bishtgjatë, me disa krerë dhe i pangopshëm, i ngjashëm me kuçedrën.
2. fig., keq. Njeri që ha shumë, njeri i pangopshëm.
3. krahin. Stuhi. Lubia e detit. S’është erë, është lubi.
Sin.: kuçedër, përbindësh, shkërbe, i pangopshëm, lakmitar, stuhi, furtunë.
Ka lubinë në bark (dikush) keq. ha shumë, nuk ngopet kurrë, është i pangopshëm.

SHAURET
SHKËRBE

SHKËRBÉ,~JA f. sh. ~, ~TË krahin. 1. Bishë, egërsirë; shpend i madh grabitqar. Shkërbe mali. I doli një shkërbepyll.
2. Përbindësh, lubi. Shkërbe e shëmtuar.
3. fig. Ai që është si një bishë. E mbajtën atë shkërbegjirin e tyre. Kacafyten si shkërbe.
Sin.: bishë, egërsirë, shtazë, kafshë.

SHKËRBEJ

SHKËRB/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. Kopjoj një mënyrë sjelljeje a të foluridikujt; bëj diçka sipas një modeli; imitoj; përqesh. - Mos shkërbekeqen. Shkërben tingëllimin e çiftelisë. Shkërbentjerët. Shkërben përrallat.
Sin.: imitoj, përqesh, qesëndis, tall.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.