Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHKËPÚRDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur një kafshë a shpend shkëpurdh ose kur shkëpurdhem; zhguritje. Shkëpurdhja e dheut.
2. fig. Kërkesa për të plotësuar një tekë (zakonisht për fëmijët). I kërkonte gjërat me shkëpurdhje.
3. Veprimi kur trazojmë zjarrin. Shkëpurdhja e zjarrit.
4. fig. Përpjekje, sakrifica për të kryer diçka. Kishte arritur deri aty me shkëpurdhje të mëdha.
✱Sin.: zhguritje, përpushje, prushitje, shpurritje, shpirje.
ZHGURÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zhgurit për të gjetur ndonjë ushqim (zakonisht për pulën). Zhguritja e dheut nga pulat si mënyrë për t’u ushqyer.
2. Shkarrëzim, zhgërryerje (e kafshëve). Zhguritja e gomarit (kalit etj.). Zhguritja në arën e mbjellë.
✱Sin.: shprushje, përpushje, shkëpurdhje, shpupurishje, pupuritje, gërryerje, zhgërryerje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë