Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KËMBÝESH/ËM (i), ~ME (e) mb., spec. Që mund të këmbehet, i ndërrueshëm; i shkëmbyeshëm.
✱Sin.: i shkëmbyeshëm, i ndërrueshëm.
NDËRRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që mund të ndërrohet, që mund të zëvendësohet me diçka tjetër; i këmbyeshëm. Pjesë të ndërrueshme. Xhama të ndërrueshëm. Drejtori të ndërrueshme.
2. gjuh. I ndryshueshëm.
✱Sin.: i zëvendësueshëm, i këmbyeshëm, i shkëmbyeshëm, i ndryshueshëm, i tjetërsueshëm.
NDËRSHKËMBÝESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të shkëmbehet me një tjetër; i shkëmbyeshëm, i këmbyeshëm. Artikuj të ndërshkëmbyeshëm. Role të ndërshkëmbyeshme.
✱Sin.: i shkëmbyeshëm, i këmbyeshëm.
PASHKËMBÝESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i shkëmbyeshëm, i pandërrueshëm; kund. i shkëmbyeshëm. Valutë e pashkëmbyeshme. Trena të pashkëmbyeshëm.
✱Sin.: i pakëmbyeshëm, i pandërrueshëm.
SHKËMBÝESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që mund të ndërrohet me dikë a diçka tjetër. Produkt i shkëmbyeshëm. Filtra të shkëmbyeshëm. Rob të shkëmbyeshëm.
2. fin. Që mund të shkëmbehet me para ose me një monedhë tjetër me të njëjtën vlerë; i këmbyeshëm. Monedha të shkëmbyeshme. Valutë e shkëmbyeshme. Letra me vlerë të shkëmbyeshme.
✱Sin.: i këmbyeshëm, i ndërrueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë