Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BAR,~II m. sh. ~ËRA, ~ËRAT 1. bot. Bimë zakonisht njëvjeçare me kërcell të hollë e të njomë që nuk drunjëzohet, me gjethe të holla e të gjata në ngjyrë të gjelbër, e cila mbin e dendur në livadhe e në vende të tjera dhe shërben kryesisht si ushqim për kafshët; përmb. tërësia e bimëve të këtij lloji, që rriten vetë në livadhe, në ara etj.; mbulesa e gjelbër me këto bimë; lëndinë. Bar i gjelbër. Bar i njomë (i ri, i thatë). Bar i egër bimë barishtore që mbin e rritet vetë. Bar i dendur. Bar helmues (i kripur). Bar mali (kënete). Bar vjeshte. Fije bari. Mullar bari. Kosë bari. Ngjyrë bari. Një dorë (një gojë) bar. Del (mbin) bari. E mbuloi bari. Ka zënë bar. I shtie (i hedh) bar. Korr (kosit) bar. Mbledh (lidh) barin. Shkul barërat. Ha bar. Shkel (shtrihem) mbi bar. Aroma e barit. Martomë, o baba, martomë, / Sa të dalë bari i njomë. (folk.). Fije-fije bari, po bëhet mullari. (fj. u.). Dheu zhuritet, po bari mbin përsëri. (fj. u.). Bari me kosë e lisi me sëpatë. (fj. u.). Kush e rriti luadhin, kush e hëngri barin. (fj. u.). Bari i thatë djeg edhe të njomin. (fj. u.). Nën hije as bari nuk ngre krye. (fj. u.).
2. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje të kësaj bime. Bar argjendi (lat. Equisetum arvense) KëputjeII. Bar ariu (lat. Erica carnea) Krahnjerr. Bar balsami (lat. Hypericum perforatum) BalçI. Bar i bardhë (lat. Hyssopus officinalis) bimë aromatike, kryesisht barishtore, rreth gjysmë metër e lartë, me kërcell të drejtë dhe me lule ngjyrë blu përgjatë kërcellit, që gjendet në Mesdheun Lindor dhe në Azinë Qendrore e që ka veti qetësuese për kollën. Bar bërdenice (lat. Pimpinela saxifraga) bimë barishtore shumëvjeçare që përdoret në mjekësinë popullore për sëmundjet në veshka dhe në fshikëzën e urinës. Bar bibe (lat. Polygonum aviculare) bimë barishtore deri një metër e gjysmë e lartë, me lule të bardha si push, me gjethe të gjata e të holla, që dalin tufë afër rrënjës dhe që përdoren për mjekimin e verdhëzës së bibave. Bar bishtmiu 1. (lat. Alopecurus myosuroides) bar i ligatinave me gjethe halore. 2. (lat. Micromeria juliana) shkurre e ulët erëmirë e viseve mesdhetare. Bar blete (lat. Melisa officinalis) bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe vezake, me push e me erë të mirë si të limonit, me lule ngjyrë trëndafili ose të bardha, që përdoret për të mbledhur bletën kur roit; milcë, lule limoni. Bar bostani (lat. Sanguisorba minor) bimë barishtore shumëvjeçare, rreth pesëdhjetë centimetra e lartë, me gjethe që bien erë si trangull i njomë, që del në toka gëlqerore dhe që përdoret në mjekësinë popullore kundër barkut të keq. Bar brenge bimë barishtore njëvjeçare me kërcell të degëzuar, me lule të imëta ngjyrë trëndafili, me gjethe si të shelgut e me push në të dyja anët, që zihet e përdoret për mjekime popullore. Bar breshke (lat. Dorycnium germanicum) një lloj bari si qumështorja, që lëshon kalli si gruri dhe që e ha shumë breshka. Bar bubash (lat. Cuscuta europaea) bimë parazitare të gjinisë së kuskutave, pa rrënjë e pa klorofil, me gjethe luspake dhe me lule të bardha përgjatë kërcejve të gjatë e të hollë, të cilët kanë ventuza që thithin ushqim prej bimës që i ngjiten. Bar buçi bar gjarpri. Bar bushi (lat. Thlaspi arvense) bimë barishtore njëvjeçare, rreth pesëmbëdhjetë centimetra e lartë, me lule të bardha e me kërcell të hollë e të degëzuar. Bar capoji (lat. Anagallis arvensis) bimë e vogël me lule bojë alle, që mbyllet kur vrenjtet moti. Bari i çikës bimë barishtore me gjethe si të borzilokut e me push, me lule të bardha, që përdoret në mjekësinë popullore kundër lulëzës së syrit. Bar dale (lat. Paris quadrifolia) Shtarcë. Bari i dalës (lat. Lycopodium clavatum) bar plasjeje. Bar i daljes së gjësë (dalëgjaje) (lat. Umbilicus pendulinus) bimë barishtore shumëvjeçare e ngrënshme, me kërcell dhe me gjethe të tulta në trajtë kërthize. Bar dejsh (lat. Anthriscus trichosperma) bimë barishtore rreth tridhjetë centimetra e lartë e me gjethe të rralla përgjatë kërcellit. Bar delli (lat. Plantago major) bimë barishtore e egër me gjethe të trasha, me shumë deje e të shtrira përtokë, që rritet anës vijave të ujit e pranë moçaleve dhe përdoret në mjekësinë popullore; gjethe delli, dejëz. Bar derri (lat. Setaria glauca) bimë barishtore njëvjeçare me kërcell të trashë e të gjatë dhe me lule si të fshesës. Bar djathi (lat. Cynara scolymus) bimë që përdoret për të zënë qumështin djathë. Bar dore bar delli. Bar i draprit 1. (lat. Trifolium pratense) tërfil i kuq. 2. (lat. Trigonella corniculata) bot. bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell deri gjysmë metri, me lule të bardha ose të verdha, me fara aromatike, që përdoren në mjekësi dhe për gatim; e përhapur në Europën Jugore dhe Azinë Lindore; trëndelinë. Bar dreni (lat. Asplenium) fier guri (shkëmbi). Bar dreqi (bar i dreqit) (lat. Cuscuta) helmëz, kuskutë, bardreq. Bar dreri (lat. Ephedra) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell kacavarës dhe me gjethe luspake, e përhapur në vise të ngrohta e me reshje të rralla, që përdoret për prodhimin e efedrinës. Bari i drithit bimë barishtore me gjethe të holla, të gjata e të dhëmbëzuara, me lule të bardha të grumbulluara në majë, që shtrohet në hambarët me drithë për të larguar kandrrat e dëmshme. Bar dhelpre (lat. Aconitum napellus) bimë helmuese shumëvjeçare, me rrënjë zhardhoku, me gjethe të gjera si pëllëmbë e me lule të kaltra ose të bardha. Bar dhëmballe (lat. Teucrum flavum) Arrës. Bar ere (lat. Tanacetum vulgare) bimë aromatike shumëvjeçare me lule si kopsa të verdha dhe me gjethe heshtake të hidhura, që përdoret si erëz dhe në mjekësi. Bar ethesh (lat. Chrysanthemum parthenium, Erythrea centaurium) Trikë. Bar fare bimë barishtore njëvjeçare me gjethe të gjata e të holla, me kalli si egjra e me fara që përdoren në mjekësinë popullore. Bar flokësh (lat. Poa pratensis) bimë barishtore shumëvjeçare e livadheve dhe e kullotave, që kultivohet në toka të shëndosha e të kulluara mirë, e njohur zakonisht me termin “bari blu”, që, i pakositur, rritet deri në shtatëdhjetë centimetra. Bar gardalinash (lat. Senecio vulgaris) bimë e egër barishtore njëvjeçare me përhapje të gjerë, me lule të verdha, me gjethe të dhëmbëzuara dhe me kërcell gjembak, që arrin deri në dyzet centimetra lartësi. Bar goje (lat. Teucrium polium) gjysmëshkurre e viseve mesdhetare dhe të Lindjes së Mesme, me lule të vogla, të bardha ose ngjyrë trëndafili dhe me gjethe të holla, që përdoret si erëz për gatim dhe në mjekësinë popullore kundër dhembjeve të stomakut. Bar gomari (lat. Carduus nutans) Gjembaç. Bar griskle (lat. Lathraea squamaria) bimë barishtore shumëvjeçare që rritet në pyje e në shkorrete, që i ka gjethet të vogla e lulet në trajtë kupe, ngjyrëmanushaqe e të vendosura rresht anës kërcellit dhe që e bën frutën si boçe. Bar gryke bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell të drejtë e të mbuluar me push dhe me gjethe të çara anash. Bar guri (lat. Ephedra) bimë barishtore njëvjeçare me lule ngjyrë vjollce, që rritet zakonisht nëpër shkëmbinj dhe bën farë prej tri kokrrash të imëta e të kuqe. Bar guse bar bibe, bar pate. Bar gjaku 1. (lat. Hyperium perforatum) bimë barishtore me kërcell të gjatë mbi një pëllëmbë, i cili kur këputet, nxjerr një lëng në ngjyrë të kuqe. 2. Bishtmi1. Bar gjalpi lloj bari që ka erë si të bulmetit. Bar gjani (lat. Equisetum arvensis) KëputjeII. Bar gjarpri (lat. Ceterah officinarum) bimë barishtore shumëvjeçare pa lule, me zhardhok, me gjethet dhe kallirin si të këlkazës, që përdoret në mjekësinë popullore kundër helmimit të bagëtive nga gjarpri. Bar gjedheni (lat. Equisetum) KëputjeII. Bar gjelidani bimë barishtore njëvjeçare me kërcell e me fletë të gjera, që përdoret kundër difterisë. Bar gjergji (lat. Lysimachia nummularia) bimë barishtore zbukurimi me kërcej të shtrirë përdhe, të cilët zënë rrënjë, me gjethe të vogla dhe me lule të verdha. Bar i gjësë (lat. Scrophularia ramosissima) bar i dalës, bar plasjeje. Bar gjini (lat. Arnoseris minima) bimë barishtore me lule të vogla e me ngjyrë të verdhë të vendosura në majë të një kërcelli pushatak, deri një metër i lartë, që del herët në pranverë nëpër shkëmbinj. Bar gjumi (lat. Papaver somniferum) bimë barishtore njëvjeçare me lule të bardha, të kuqe, bojë trëndafili ose ngjyrëvjollcë, me boçe që lëshojnë një lëng si qumështi, prej të cilit nxirret opium. Bar hajduku (lat. Achillea millefolium) bimë e familjes së luleshqerrave, me gjethe pendore dhe me lule të bardha, të verdha ose ngjyrëvjollcë në majë të kërcellit. Bar hallve (lat. Cynoglossum creticum) bimë barishtore dyvjeçare me gjethe të vogla përgjatë kërcellit, me lule të kaltra ose mavi, që mbin me shumicë në toka kullosore dhe është e dëmshme për bagëtinë. Bar i të hasurit (lat. Micromeria juliana) bimë barishtore me gjethe të vogla e të shpeshta, me lule të bardha, që rritet për tokë në vende me lagështirë dhe që, sipas besëtytnive, përdorej për mjekimin e “të hasurit” a “të shuplakurit”. Bar helmi (lat. Micromeria juliana) bimë barishtore me kërcell të gjatë e të degëzuar që nxjerr lule të verdha dhe që është helmuese për bagëtinë. Bar hënëze (lat. Satimpod lunaria) bimë barishtore shumëvjeçare me rrënjë të gjatë boshtore, me gjethe të renditura në një bisht njëra kundrejt tjetrës, me lule si të grashinës, që mbillet në toka të varfra si ushqim për bagëtinë. Bar i hidhët (lat. Ruscus aculeatus) Rrushkull. Bar hikrraqi Syka. Bar hirre 1. (lat. Dictamnus albus) bimë barishtore njëvjeçare me gjethe si të koprës së egër, me lule të bardha, që rritet nëpër lëndina dhe që i hidhet gjizës për t'i dhënë një erë të mirë ose që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e hirrëzës së kafshëve. 2. bar përdhesi. Bar hirrëze bar hirre. Bar hudhre (lat. Alliaria officinalis) bimë barishtore dyvjeçare, e përhapur në Europë e në Azi, me gjethe gjithë rrudha e me erë si të hudhrës kur shtypet, që lulëzon në vitin e dytë; borëza. Bar i imët (lat. Agrostis capillaris; Agrostis petiolate; Adenostyles alliariae; Erysimum alliaria; Sisymbrium alliaria) bimë barishtore njëvjeçare me kërcell të shkurtër e me nyja, me gjethe të holla, që nxjerr lule të imëta, të bardheme e të mbledhura tufë dhe bën fara të zeza e shumë të vogla. Bar italiani (lat. Lalium italicum) bimë barishtore njëvjeçare a dyvjeçare e viseve të ngrohta të Europës, me kallinj pa hala, që mbillet për silazh. Bar jeli 1. (lat. Mirabilis jalapa) bimë zbukurimi me lule të veçanta në ngjyra të ndryshme e me gjethe të mëdha përgjatë kërcejve, që zakonisht janë të shtrira përdhe. 2. (lat. Silene latifolia vulgaris) bimë barishtore njëvjeçare dhe rrallë dyvjeçare, që rritet deri në tetëdhjetë centimetra e lartë, me push, me gjethe shpatuke dhe me shumë lule në majë të kërcellit. Bar i jetës bimë barishtore njëvjeçare që rritet në fusha e nëpër hamullore dhe që bën fara të helmëta, lëngu i të cilave, po të pihet, sjell të vjella e gjumë. Bar jodi (lat. Chelidonium majus) Tamblagjak. Bar kallkë (lat. Hordeum bulbosum) bimë barishtore shumëvjeçare e përhapur në vise me klimë të butë, me kërcell deri një metër të lartë, me kalli halëgjatë e me gjethe dhjetë-njëzet centimetra të gjata, me rrënjë e me kokrra të ngrënshme. Bar kanarinash (lat. Phalaris canariensis) bar i viseve mesdhetare, farat e të cilit përdoren si ushqim për zogj që rriten në kafaz. Bar i keq (i lig) kryes. sh. bimë barishtore që mbijnë vetvetiu nëpër ara, nëpër kopshte etj. dhe që dëmtojnë a pengojnë rritjen e bimëve të dobishme. Bar i kimëzave gjethe delli. Bar me kokë tërfil. Bar kolaneci bar përdhesi. Bar koqedashi (lat. Coluchicu autamnale) bar tëmthi. Bar koshtenice (lat. Typha latifolia) bimë shumëvjeçare e moçaleve dhe e ligatinave në vise me klimë të butë të gjysmësferës veriore, me kërcell deri një metër e gjysmë të lartë, me kalli të madh bojëkafe dhe me një zgjatim si bisht në majë; shurdhaci. Bar krendësh (lat. Viscum album) Veshtull. Bar krimbi (lat. Teucrium polium) bimë barishtore me gjethe të vogla të prera në mes, me lule të bardha e ngjyrëmanushaqe në majë, që bën një farë të murrme të imët e të rrumbullakët. Bar kryezi bar i së paemrës. Bar i kuajve (lat. Equisetum) KëputjeII. Bar kukunjëze bimë barishtore njëvjeçare me gjethe të imëta si të gjembaçit e me lule të verdha si të trëndelinës, që përdoret në mjekësinë popullore për të shëruar kukunjëzat. Bar kulurxhi (lat. Astragalus glycyphyllos) bimë bishtajore shumëvjeçare me kërcell deri në gjashtëdhjetë centimetra të lartë, që lidh bishtaja si batha e që grumbullon azot në rrënjë. Bar kulloshtre (lat. Glycyrrhiza glabra) bimë bishtajore shumëvjeçare deri një metër e lartë, me gjethe pendore dhe lule gjatoshe të purpurta ose të kaltra, që lidh bishtaja të vogla me tre-katër kokrra e me shije të ëmbël. Bar i të kuqit të madh (lat. Physalis alkekengi) bimë barishtore shumëvjeçare, e lartë deri gjashtëdhjetë centimetra, me gjethe të mëdha e me lule të kuqe të ndezur, që zbardhet e bëhet si rrjetë rreth një frute të kuqe dhe ngjan si fener. Bar lebre (lat. Senecio vulgaris) bimë barishtore njëvjeçare me gjethe si gjuhë ngjale e me push në të dyja anët, me lule ngjyrë trëndafili të çelur, që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e lebrës së gjinjve. Bar lepuri (lat. Trifolium arvense) bimë barishtore njëvjeçare, e butë si mëndafshi, me farën si xhufkë të gjatë e të zbardhur, që rritet deri një pëllëmbë e përdoret si ushqim për kafshët. Bar lëngose bar përdhesi. Bar lëngjyre bimë barishtore me gjethe të gjata, me lule ngjyrëmanushaqe e me erë të rëndë, që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e lëngjyrës. Bar lëshec (lat. Holcus lanatus) bimë barishtore shumëvjeçare pushatake si kadife, me kërcell të rrumbullakët, që lidh kalli të gjatë në majë e që përhapet me farë ose duke lëshuar rrënjë në nyjat e kërcellit të shtrirë përdhe. Bar limoni (lat. Acorus calamus) bimë shumëvjeçare e moçaleve me gjethe shpatuke të gjata e të merme, rizomat e së cilës përdoren në mjekësinë tradicionale dhe në prodhimin e parfumeve. Bar lithi (lat. Chrysanthemum parthenium; Erythrea centaurium) Trikë. Bar lope bar bushi. Bar i lotzonjës (lat. Convallaria maialis) Drekëz. Bar lunge (lat. Viola sylvestris) bimë barishtore me lule të kaltra ose si të manushaqes, që rritet në pyll dhe që në mjekësinë popullore përdoret për shërimin e lungave. Bar maceje (lat. Valeriana officinalis) bimë barishtore shumëvjeçare deri një metër e gjysmë e lartë, me gjethe të ngushta përgjatë kërcellit, me tufë lulesh të merme ngjyrë trëndafili në majë, që përdoret si qetësues. Bar macesh (lat. Nepeta cataria) bimë barishtore e shumëvjeçare me kërcell deri një metër të lartë, që ka gjethe, lule dhe erë të ngjashme me mendërzën. Bar i madh (lat. Helleborus) Shpendër. Bar majasëlli (lat. Teucrium polium) bimë barishtore me kërcell të përkulur, me gjethe ngjyrë argjendi zakonisht me push në të dyja anët, me kurorë lulesh të bardha ose të purpurta, që rritet në toka të thata. Bar mastiku (lat. Dictamnus) bimë barishtore shumëvjeçare e viseve të ngrohta të Europës, të Afrikës Veriore dhe të Azisë, rreth gjysmë metri e lartë, me lule të bardha ose ngjyrëvjollcë në formë piramide dhe me gjethe si të frashrit. Bar madërgoni (lat. Hyoscyamus) bimë e familjes së Solanaceve, që përdoret kundër astmës, dhembjes së dhëmbëve etj.; bar i trashë, kruspulluk. Bar i mazës (lat. Plantago) gjethe delli. Bar mëndafshi (lat. Asclepia vincetoxicum) bimë barishtore shumëvjeçare, e helmët, me kërcell të hollë kacavarës, me gjethe në trajtë zemre, me lule në tufë e ngjyrë jargavani të hapur, që bën fara të mbështjella në një fletë me push të gjatë. Bar me një mijë fletë (lat. Achillea millefolium) bimë e familjes së luleshqerrave me gjethe pendore dhe me lule të bardha, të verdha ose ngjyrëvjollcë në majë të kërcellit. Bar i minurit (lat. Chenopodium botrys; Dysphania botrys) bimë barishtore me kërcell të degëzuar me gjethe gjatore e të dhëmbëzuara, me lule si të blerta, që mban erë të keqe kur thërrmohet. Bar miu (lat. Asparagus officinalis) Shpargull. Bar mjalti (lat. Melissa officinalis) lule blete. Bar molldrage (lat. Portulaca oleracea) Bordullak. Bar morri (lat. Delphinium staphisagria) bimë barishtore njëvjeçare me gjethe si të rrapit, me lule të gjelbra në të kaltër, që bën fara me dy bërthama si fasule dhe që përdoret kundër morrave. Bar muresh (lat. Umbilicus pendulinus; Umbilicus rupestris) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell dhe me gjethe të vogla si kopsa me gropë në mes, që janë të ngrënshme; gjethja pa cipë e së cilës mund të vendoset sipër plagës për të qetësuar dhembjen. Bar mushkërish (lat. Menyeanthes trifoliato) bimë barishtore me rizoma horizontale, me gjethe treshe e me një kërcell që nxjerr disa lule si yll në majë. Bar ndërgishteje (lat. Potentilla reptans) bimë barishtore shumëvjeçare, me zhardhok, me kërcell që shtrihet përtokë, me gjethe të dhëmbëzuara, me lule të verdha, që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e ndërgishtes. Bar nepërke (lat. Echium vulgare) bimë barishtore me gjethe si të grurit e me pika të zeza. Bar nëngjuhe (lat. Ophioglossum vulgatum) bimë barishtore me rizoma dhjetë deri njëzet centimetra e lartë, me gjethe palme dyshe që mbështjell kallirin e lules e që përdoret për mjekime popullore si llapë për të lyer plagën. Bar ngalose Gurgulleshë. Bar ngjitës (lat. Ephedra distachya) Gjunjëz. Bar nozëll (lat. Achillea millefolium) bimë barishtore shumëvjeçare e merme, e lartë deri në një metër, me gjethe pendore të holla dyshe dhe treshe përgjatë gjithë kërcellit, me lule të vogla të bardha ose ngjyrë trëndafili, që dalin në grupe treshe deri në tetëshe; bar kolaneci; bar pezmi. Bar oborri (lat. Polygonum aviculare) bimë barishtore deri një metër e gjysmë e lartë, me lule të bardha si push, me gjethe të gjata e të holla si tufë afër rrënjës, që përdoret për mjekimin e verdhëzës së bibave; bar pate. Bar i së paemrës 1. (lat. Lycopodium clavatum) bimë barishtore njëvjeçare me kërcell të gjatë e të degëzuar, me gjethe pak më të vogla se të hithrës, me lule të bardha si të borzilokut, që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e shpërgëtisë. 2. (lat. Centaurea calcitrapa) bimë barishtore dyvjeçare e gjembaçëve, deri në një metër e lartë, me gjethe të çara thellë dhe me lule si yll, që përdoret edhe për gatim. 3. (lat. Anagallis arvensis) bimë e vogël barishtore njëvjeçare, me kërcej të shtrirë përdhe, me lule bojë speci ose blu, që mbyllen kur vrenjtet moti ose kur bie shi. Bar paresh KëputjeII. Bar pasrregulli bimë barishtore me lule të kuqe e të rrumbullakëta si të zambakut, me gjethe si këmbë pate, që përdoret në mjekësinë popullore për të sjellë në vete një njeri të cilit i ka rënë të fikët. Bar pate (patash) (lat. Polygonum aviculare) bimë barishtore njëvjeçare me kërcell që shtrihet përtokë, me gjethe të vogla në nyjat e kërcellit, me lule të gjelbra e anash trëndafili, që bën fara të vogla, të cilat i hanë shpendët dhe përdoret për mjekimin e verdhëzës së bibave; bar guse, bar oborri. Bar peshku (lat. Verbascum thapsus; Verbascum longifolium) bimë barishtore dyvjeçare me gjethe të mëdha, të gjata e të mbuluara me push, me kërcell të drejtë, që në majë ka një kalli me lule të verdha. Bar pezmi (lat. Achillea millefolium; Achillea ochroleuca; Achillea atrata; Achillea lanulosa) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell të drejtë, me gjethe të buta e të çara si të fierit, me lule tufë në majë, që përdoret në mjekësinë popullore për plagët me qelb. Bar pezul (lat. Saxifraga) bimë e vogël një- e shumëvjeçare, me gjethe të rrumbullakëta që dalin drejt e nga rrënja, me kërcell të padegëzuar ku dalin lulet, që ka veti mjekuese për gurët në veshka. Bar përdhesi (lat. Achillea millefolium) bimë barishtore njëvjeçare me kërcell në ngjyrë të errët, me rrënjë të dendura e të hidhura, me lule të verdha, që përdoret në mjekësinë popullore kundër përdhesit të bagëtive. Bar plagësh (lat. Dracunculus vulgaris) bimë barishtore me kalli të madh të luleve mashkullore dhe femërore, që bie erë mish i qelbur dhe që përdoret në mjekësinë popullore kundër helmimit të bagëtive nga gjarpri; lule gjarpri. Bar plakash (lat. Colchicum autunnale) lule vjeshte. Bar plasjeje (lat. Scrophularia ramosissima) bimë barishtore njëvjeçare me kërcell të degëzuar në majë si fshesë, me gjethe vezake, me lule të bardha e në tufë, që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e plasjes; bar i dalës. Bar plehu bimë barishtore me gjethe si të hithrës me lule ngjyrë trëndafili, me fara si të lirit në ngjyrë të kuqërreme, që rritet në plehërishta dhe lulëzon nga mesi i verës. Bar pleshtash (lat. Tanacetun cinerarifolium, Chrysantemum cinerarifolium) bimë barishtore njëvjeçare me kërcell deri një metër, me gjethe si të hithrës, me lule si të shpatores, që rritet nëpër shkëmbinj dhe farat e së cilës përdoren në mjekësinë popullore për shfarosjen e pleshtave. Bar të preri 1. (lat. Hypericum perforatum) Balç1. 2. (lat. Artemisia vulgaris) bimë barishtore shumëvjeçare deri dy metra e lartë, me rrënjë drunore dhe me kërcell në ngjyrë të kuqe të errët, që lëshon lule të vogla të verdha ose të kuqërreme. Bar prisi (lat. Silene altifolia vulgaris) bimë barishtore me lule si boçe ngjyrë trëndafili ose të bardha, kërcejtë dhe gjethet e njoma të së cilës përdoren për sallatë. Bar pulash (lat. Polygonum aviculare) bimë barishtore me kërcell të shtrirë përtokë, me lule të bardha si push, gjethet e njoma të së cilës përdoren si ushqim ose në mjekimet popullore. Bar pushi (lat. Poa bulbosa) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell të hollë, me gjethe të imëta, me lule të mbledhura si fshesë, që del në tufa të dendura dhe që e hanë kafshët. Bar i qelbur (qelbës) (lat. Putoria calabrica) bimë barishtore me gjethe të holla si të pishës, me lule të kuqe, që mban erë të qelbur dhe rritet për rrënjët që përmbajnë pigment të kuq. Bar qeni 1. (lat. Plumbago europaea) bimë barishtore njëvjeçare me gjethe si të mendrës e me push, me lule të bardha dhe me fara si të çajit, që rritet e lartë mbi një pëllëmbë. 2. (lat. Marrubium peregrinum) bimë barishtore shumëvjeçare e familjes së mendrës deri gjashtëdhjetë centimetra e lartë, me push dhe me erë të mirë, që përdoret kundër kafshimit nga qeni i tërbuar. Bar qerosi (lat. Solanum nigrum) bimë barishtore me kërcell të trashë, me gjethe të rralla e të dhëmbëzuara si të manit, që bën fara të vogla të mbështjella në një lëvozhgë me gjemba si të gështenjës dhe që përdoret në mjekësinë popullore. Bar qimesh (lat. Convolvulus) bar pa rrënjë. Bar qumështi (lat. Taraxacum officenale) bimë barishtore njëvjeçare me kërcell si të qumështores, me gjethe të holla e të gjata, me gjemba të vegjël si të hithrës, që u jepet si ushqim bagëtive për të shtuar qumështin. Bar rakie (lat. Dictamnus albus) bimë barishtore shumëvjeçare deri në gjashtëdhjetë centimetra e lartë, me lule të kuqe në trajtë piramide në majë të kërcellit e me gjethe si të frashrit; bar i uzos. Bar rikash (lat. Argentina anserina) bimë barishtore shumëvjeçare e familjes së trëndafilorëve, me degë deri tetëdhjetë centimetra të gjata të shtrira përdhe, me gjethe pendore të mbuluara me push të bardhë si mëndafsh, që rritet në ranishte e zaje. Bar rresh (lat. Cuscuta europaea) bimë barishtore njëvjeçare me lastarë shumë të hollë, të gjatë, të butë e të verdhemë, me lule ngjyrë limoni, që del nëpër ara të korrura, nuk e hanë kafshët dhe përdoret në mjekësinë popullore kundër rreve. Bar pa rrënjë (lat. Cuscuta epithymum) dredhël e kuqe. Bar sahati (lat. Passiflora) bimë barishtore me burbuqe si të zymbylit, që nxjerrin disa fijëza si akrepi i sahatit. Bar sapuni (lat. Saponaria officinalis) Shkumëz. Bar sarillëku (lat. Thalictrum L.) bimë barishtore shumëvjeçare me lule të verdha në majë të kërcellit të padegëzuar, me gjethe të holla si të koprës; rrënjët e kësaj bime që përdoren në mjekësinë popullore kundër verdhëzës. Bar squfuri (lat. Lycopodium clovatum) bimë barishtore shumëvjeçare gjithmonë e gjelbër, me kërcell të shtrirë për tokë e të rrënjëzuar, me gjethe të holla si push rreth kërcellit, që nxjerr kalli të verdhë. Bar stenicash (lat. Datura stramonium) Tatull1. Bar syri (i syrit) bimë barishtore me gjethe si të borzilokut fletëmadh, me fara në majë si të arrësit, që rritet rreth dy pëllëmbë. Bar shëllire bimë barishtore me gjethe të vogla e me lule të bardha me push, që vihet në kaden e djathit kundër shtrepave. Bar Shëngjergji (lat. Lysimachia nummularia) bimë barishtore zbukurimi me kërcej të shtrirë përdhe të rrënjëzuar, me gjethe të vogla dhe me lule të verdha. Bar Shëngjini (lat. Artemisia vulgaris) bimë barishtore shumëvjeçare deri në dy metra e lartë, me rrënjë drunore dhe me kërcell në ngjyrë të kuqe të errët, me lule të vogla të verdha ose të kuqërreme. Bar shite (lat. Polygonatum multiflorum) bimë barishtore shumëvjeçare me rrënjë të trasha e të bardha gjithë nyja, me kërcell të drejtë deri në gjashtëdhjetë centimetra i lartë, që merr hark në majë, me lule si zile në ngjyra të merme, të bardha ose të verdha në të blertë, që varen nga harku i kërcellit. Bar shkëndije bimë barishtore me gjethe si të hithrës e me një vijë të bardhë, me lule të vogla e të bardha, që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e pikës në sy. Bar shkumëz bar sapuni. Bar shpatëz (lat. Potentilla) bimë barishtore me gjethe të përbëra pesëshe, me lule të verdha pesëpetalëshe. Bar shpërgëtie (lat. Anagallis arvensis) bar i së paemrës. Bar shpirre Helmëz. Bar shpretke (lat. Ruta graveolens) Ryzë. Bar shqiponje (lat. Digitalis ambigua) bimë barishtore shumëvjeçare e helmët, me kërcell të drejtë e me push, me gjethe të gjata, me lule të verdha si këmborë. Bar i shtërgjisë (lat. Aegaopodium podagraria) bimë barishtore shumëvjeçare deri një metër e lartë, me kërcell të drejtë pa palcë, me gjethe treshe të dhëmbëzuara dhe lule ombrellore; gjethet e së cilës përdoren për mjekimin e cermës dhe të thata përdoren si erëz. Bar shtrige (lat. Lycopodium) bimë enëzore si myshku. Bar i shtrirë (lat. Equisetum) KëputjeII. Bar shtroje (lat. Corrigiola litoralis) bimë barishtore njëvjeçare me degë deri njëzet e pesë centimetra gjatësi, të shtrira përdhe, që vetëpllenohet brenda lules së mbyllur. Bar shurrëgjakeje (lat. Lythrum) bimë barishtore me kërcell të kuq e të gjatë deri një gjysmë metri, me gjethe si të hides e me lule të bardha, që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e shurrëkuqes së bagëtive. Bar i shushkave (lat. Celosia cristata) lafshë gjeli. Bar tambli 1. (lat. Taraxacum officinale) bimë barishtore njëvjeçare me kërcell si qumështorja, me gjethe të holla e të gjata, me gjemba të vegjël si të hithrës, që u jepet si ushqim bagëtive për të shtuar qumështin. 2. (lat. Euphorbia) qumështore. Bar i tamës 1. (lat. Polygonum aviculare) bimë barishtore njëvjeçare e arave dhe e djerrinave me lule të bardha, që ka veti rrudhëse, mpiksëse dhe diuretike. 2. bar guse. Bar telishi 1. (lat. Carex canescens) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell të lëmuar e të gjatë mbi një metër, me gjethe shumë të holla si fije bari, me lule si fshesë, që përdoret si ushqim për kafshët dhe për gjelbërim. 2. (lat. Hypericum perforatum) bimë barishtore me gjethe të holla, me lule të vogla të verdha a të merme, që përdoret për mjekim plagësh. Bar teshi 1. (lat. Centaurea alba) bot. Bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell të degëzuar, me gjethe pendore të çara në bazë dhe me lule të purpurta, që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e teshit a të shpërgëtisë. 2. (lat. Hypericum perforatum) bimë me kërcell gjer gjashtëdhjetë centimetra të lartë, me lule të verdha dhe me erë si të balsamit, balç. Bar teshtitjeje (lat. Achillea ptarmica) bimë barishtore, me gjethe të dhëmbëzuara imët dhe me tufa lulesh të bardha. Bar tëmthi (lat. Lilium Martagon) bimë barishtore me kërcell deri pesëdhjetë centimetra të lartë, që nxjerr një tufë lulesh në trajtë piramide, me ngjyra të merme, të bardha, të kuqe të ndezur ose ngjyrë trëndafili a të zeza, me gjethe të përkulura heshtake e që shtohet me qepujka. Bar tërfoni (lat. Lysimachia) bimë barishtore zbukurimi me kërcej të shtrirë përdhe që zënë rrënjë, me gjethe të vogla dhe me lule të verdha të vogla. Bar i trashë (lat. Hyoscyamus) madërgonë, kruspulluk. Bar tufak (lat. Centaurium umbellatum) bimë barishtore dyvjeçare deri pesëdhjetë centimetra e lartë, me kërcell të degëzuar, me gjethe të përkundërta, me tufë lulesh pesëpetalëshe ngjyrë trëndafili në majë, që përdoret si bimë mjekësore për gastritin dhe për sëmundje të mëlçisë. Bar turreci (lat. Aloprecurus pratensis) bimë barishtore shumëvjeçare e livadheve me kërcell deri njëqind centimetra të lartë e me kalli cilindrik. Bar të thekmi (lat. Polygonum aviculare) bar pate. Bar thëllëze (lat. Mercurialis) 1. bimë barishtore njëvjeçare ose shkurre shumëvjeçare e helmët, me lule të vogla, të gjelbra, pa petla e të mbledhura në kalli, me gjethe të mëdha, që kanë një lëndë ngjyruese. 2. thërroke, xerxele. Bar thiu trikë. Bar i thyer (lat. Euphorbia) bimë barishtore me gjethe të këmbyera me lule të vogla, të verdha, të mbledhura tufë në formë çadre, me kërcell që nxjerr një lëng të bardhë si qumësht; rryell. Bar uji maraskë. Bar urdheje (lat. Sedum acre) rrushqyqe. Bar urithi bimë barishtore e fushave me kërcell e gjethe si të zymbylit, me lule ngjyrëvjollcë, që e pëlqejnë bletët. Bar urovi (lat. Galium) bimë barishtore ose zbukurimi me kërcell gjembak, me gjethe të përveshura dhe me tufa lulesh të bardha. Bar i uzos (lat. Dictamnus albus) bimë barishtore shumëvjeçare e lartë deri gjashtëdhjetë centimetra, me lule të bardha në trajtë piramide në majë të kërcellit e me gjethe si të frashrit. Bar vedre bimë barishtore me lule ngjyrë blu, me gjethe të renditura në dy anët e një kërcelli dhe me erë të këndshme si ajo e rozmarinës. Bar Venetiku (lat. Phalaris arundinaceae) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell deri dy metra të lartë, me gjethe heshtake të blerta ose me ngjyra të tjera, me kalli si të elbit, që shtohet me rizoma të trasha. Bar i verdhë helmëz, kuskutë. Bar verdhëze (lat. Thalictrum minus) bimë barishtore me kërcell që shtrihet përtokë, me gjethe të bardheme, që bën kokrra si lende të verdha dhe që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e verdhëzës. Bar vese bimë barishtore njëvjeçare e lartë deri një pëllëmbë, me lule në ngjyrë të kaltër, që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e sëmundjes së lëkurës të shkaktuar nga vesa. Bar veshi (lat. Sempervivum tectorum) bimë barishtore shumëvjeçare me gjethe të tulta e me lule ngjyrë trëndafili, që rritet zakonisht në mure të vjetra e mbi çati dhe që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e plagëve dhe të sëmundjeve të veshit. Bar vreri 1. (lat. Asplenium trichomanes) lloj fieri me gjethe pendore që del në gurishte. 2. krahin. bimë barishtore e lartë deri pesëdhjetë centimetra, që del në tufa nëpër shkëmbinj; kërcelli i kësaj bime që lëshon një lëng qumështor, i cili përdoret si bimë mjekësore për pastrimin nga vreri. Bar zemre 1. (lat. Gentiana lutea) sanëz, agnushe. 2. (lat. Aristolochia rotaunda) bimë barishtore e lartë deri në shtatëdhjetë centimetra, me rrënjë të trasha e të tulta, me kërcell të padegëzuar, me gjethe të përkundërta në trajtë zemre, me lulesë si gyp, që lëshon erë të keqe. Bar i zgjebes (lat. Centaurea scabiosa, Scabiosa atropurpurea) bimë barishtore njëvjeçare ose shumëvjeçare, me kërcell të degëzuar e të gjatë deri një metër, me gjethe të dhëmbëzuara, me lule si gjysmërruzull në ngjyrë trëndafili, vishnjeje a të bardhë, që përdoret në mjekësinë popullore kundër zgjebes ose për të ngjyer. Bar zogu (bar zogjsh) 1. (lat. Ruppia maritima) lloj luleje me ngjyrë të verdhë dhe me erë të mirë, sana detare. 2. (lat. Stellaria) bimë barishtore njëvjeçare me lule të vogla të bardha me dhjetë petla, që mbin në vjeshtë dhe lulëzon e farëzon njëkohësisht. Bar zonje (lat. Teucrium polium) shkurre e ulët e viseve mesdhetare, me lule të vogla të bardha ose ngjyrë trëndafili e me gjethe të vogla.
3. Bimë me veti të caktuara. Bar helmues.
4. fig. Gjë pa shije, ushqim si kashtë; gjellë që s'ka fare kripë. Sikur po ha bar.
♦ Bar i egër keq. njeri a diçka tjetër që dëmton ose që është i padobishëm; njeri pa vlerë e i keq; bar i keq. Bar në ferra njeri i mirë, por në kushte të këqija a të rrezikshme. Me bar e me gjethe gjithçka; me të gjitha ç’kam; kokë e këmbë. Bar i keq keq. e metë, ves a koncept i dëmshëm, që pengon mbarëvajtjen e punës; ai që ka të meta, vese a koncepte të tilla, njeri i keq; bar i egër. Bar i qullur njeri i paaftë, njeri pa asnjë vlerë; pushkë e lagur (dyfek i lagur) mospërf. Sa bari i tokës shumë, pa masë, pa fund; sa dushk e bar; sa rëra e detit. I është bërë bari sa *hanxhari (dikujt) keq. U bë *mullar bari (dikush). E bëri bar kënete (dikë) e shkatërroi, e shkretoi, nuk i la gjë prej gjëje; ka mbetur në këmishë (dikush); fle në lëkurë të arushës (dikush); (e la) pa plëng e pa shtëpi (pa cak). E bëri të hante bar (dikë) përb. e mposhti për turp, e mundi keq; e vuri poshtë. I ka dalë (i ka mbirë) bari (në faqe) (dikujt). 1. shih e ka mbuluar bari (dikë). 2. Ka shumë kohë që po pret e u mërzit; i doli mjekra. 3. (diçkaje). Është tepër vonë për të bërë diçka. Digjet bari i njomë nëpër të thatin shih shkon i njomi me të thatin. Sa *dushk e bar. Fluturon me një *fije bar (dikush) përçm. Ha bar (dikush). 1. Është shumë i varfër, gjendet në vështirësi të madhe ekonomike, bën sakrifica të mëdha për të jetuar. 2. Nuk i kupton gjërat, nuk di si janë punët, nuk kupton ç’bëhet; nuk është i zgjuar; gënjehet lehtë, ia hedhin të gjithë; është i trashë nga mendja; ha kashtë. I dha barin e ballkotit (dikujt) krahin. shih ia mori mendtë (dikujt). Nuk kullot bar (dikush) nuk ia hedh dot, nuk është budalla; nuk ha bar. S’e lë *hunda të hajë (të kullotë) bar (dikë) tall. I ka mbirë bari një *pëllëmbë (dikujt). I ka mbirë bari *sipër (dikujt). I ka mbirë bari mbi *varr (dikujt). I ka mbirë (i ka zënë) magjja bar (lëndinë) (dikujt) është shumë i varfër, është në vështirësi të madhe ekonomike, nuk i ka mbetur gjë për të jetuar; s’ka as hi në vatër (dikush); s’e mbush barkun me bukë (dikush); ka mbetur pa brumë në magje (dikush); i ushtojnë hambarët (dikujt). Mbledh me bar blete mbledh, zakonisht në shtëpi, një shumicë njerëzish të ndryshëm, duke i joshur me diçka, i tërheq me diçka. E ka mbuluar bari (dikë) ka vdekur prej kohësh; është tepër vonë tashti; ia ka mbuluar varrin bari (dikujt); i ka dalë (i ka mbirë) bari (në faqe) (dikujt). Ia ka mbuluar varrin bari (dikujt) shih e ka mbuluar bari (dikë). I mbushet bahçja me bar edhe në dimër (dikujt) shih i lulëzon (i lulon) bahçja (edhe) në dimër (dikujt). Prit *gomar të mbijë bar! iron. Ç’i shtie bar! (dikujt) përb. ç’ia var!, mos u merr me të!; nuk e meriton ta shohësh as si bagëti. I ka vajtur bari një *metër (dikujt) keq. Më zuri goja bar jam fare vetëm, s’kam me kë të ndërroj dy fjalë; më zuri goja erë. I ka mbirë (i ka zënë) magjja bar (lëndinë) (dikujt) është shumë i varfër, është në vështirësi të madhe ekonomike, nuk i ka mbetur gjë për të jetuar; s’ka as hi në vatër (dikush); s’e mbush barkun me bukë (dikush); ka mbetur pa brumë në magje (dikush); i ushtojnë hambarët (dikujt). Zë *peshk në bar (dikush). I zëntë shtëpia bar! (dikujt) mallk. i vdekshin njerëzit e shtëpisë!, u shoftë me gjithsej!; iu shoftë pragu! mallk.
BÍEI vep., RÁSHË, RËNË jokal. 1. Rrëzohem nga një vend i lartë në një vend më të ulët, këputem nga lart poshtë (për trupat nën veprimin e peshës së tyre); kund. ngrihem. Ra një tullë (një gur, një kokërr). Ra tavani. Ra një yll. Ra një aeroplan. Ra nga shkëmbi (nga buza, nga bregu). Ra nga pema (nga dega). Ra nga çatia (nga muri, nga dritarja, nga kati i dytë). Ra nga kali (nga biçikleta, nga makina). Ra zogu nga çerdhja. Ra nga qielli. Më ra nga duart. Më ra nga xhepi. Bie nga lart. Ra në pus (në gropë, në humnerë, në lumë, në përrua, në det). Bie në fund. Bie përtokë (përdhe). Bie shpejt (lirisht, butë, me forcë). Ra më këmbë. Dardha nën dardhë bie. (fj. u.). Bie molla që ka krimbin. (fj. u.). Malet tunden, po nuk bien. (fj. u.).
2. Rrëzohem përdhe kur humbas mbështetjen, lidhjen ose drejtpeshimin; rrëzohem padashur, gremisem, shembem. Ra lisi (mullari). Ra shtëpia (muri, gardhi). Ra makina. Ra në borë (në baltë, në rrugë, në kalldrëm, në dysheme). Ra me bark (përmbys, më hundë, sa gjatë gjerë). Ra i vdekur (top, shakull, në vend, pa ndjenja). Ra e u vra (theu këmbën). U pengua (rrëshqiti) e ra. - Mbaje të mos bjerë! - Lëre të bjerë! Gati (desh) rashë. Ka rënë gruri. Kali, tek bie, aty do të ngrihet. (fj. u.). Kush nxiton shumë, bie më hundë. (fj. u.).
3. vet. vet. v. III Shqitet, hiqet a shkëputet nga një vend ose nga e tëra, rrëzohet. Bien gjethet. I ranë qimet (flokët). Po i bie lëkura. I ranë dhëmbët. I ranë pendët. I ra pushi. I ra korja (plagës). Më ra thoi. Ra suvaja. I ka rënë boja. I ka rënë pulla (zarfit). I ra gjuha këmborës. Bie një rrokje (një tingull) (gjuh.).
4. Ulem vetë ndenjur, më gjunjë ose shtrirë; shtrihem; hidhem, lëshohem drejt dikujt a drejt diçkaje; kund. ngrihem, çohem. Bie në shtrat (në krevat, në rroba, në dyshek). Bie barkas (më gjunjë, përmbys, në shpinë). Bie të fle. I ra në krahë (në prehër, ndër këmbë). Bie poshtë shtrihem të fle. Ra i sëmurë zuri shtratin nga një sëmundje. Ra lehonë qëndroi e shtrirë në shtrat si lehonë; nisi lehoninë. Bie me pulat (bised.) shtrihet të flejë shumë herët. Kush bie me qen, gdhihet me pleshta. (fj. u.).
5. Rrëzohem i plagosur ose i vdekur; vritem a vdes, jap jetën për një çështje të drejtë. Ra në betejë (në luftë, në fushën e nderit, në krye të detyrës). Ra dëshmor (si hero, heroikisht). Ra për liri (për atdhe). Ra fli (theror).
6. vet. vet. v. III Rrjedh teposhtë, kullon, del e shkon poshtë; bised. derdhet (për lumin, përruan etj.). Bie ujëvara (rrëkeja, çurka). Më bien lot. Më bie gjak nga hundët. I bien jargë. Më bien djersë. Bie pikë-pikë. Lumi bie në det.
7. vet. vet. v. III Rrëzohet mbi tokë nga lart (për reshjet); përhapet mbi tokë e mbi sendet, mbulon tokën e sendet. Bie shi (borë, breshër, llohë, vesë). Bie brymë. Bie mjegull. Bie pluhuri (tymi). Bie me shtamba (me rrëshekë). Fryn e bie.
8. vet. vet. v. III Varet lirshëm teposhtë; ulet e mbështetet lirshëm mbi diçka tjetër, shtrihet mbi diçka. Bie perdja. I ranë krahët poshtë. I kanë rënë supet. I ra koka në gjoks. I bien flokët mbi supe (mbi ballë). I bie kapela mbi sy. I ka rënë gusha. I kanë rënë faqet.
9. Heq dorë nga qëndresa, pushoj qëndresën, dorëzohem, jepem (për kala, për qytete, për shtete). Ra qyteti. Ra kështjella (kalaja). Ra perandoria. Ra pa luftë.
10. Zbres nga fuqia, humbas pushtetin, vendin, detyrën etj.; caktohem në një detyrë më të ulët; më ulet vlera; vet. vet. v. III humbet fuqinë vepruese, nuk vepron më, shfuqizohet (për ligjet etj.). Ra qeveria (kabineti). Ra nga fuqia (nga froni). Bie një ligj nga fuqia. Ra ky mendim.
11. vet. vet. v. III Zbret pjerrtas ose pingul, shkon drejt një vendi më të ulët. Shkëmbi bie thikë. Shpati bie pingul (pjerrtas). Kodra bie butë. Bie shkallë-shkallë.
12. Zbres, lëviz tatëpjetë; shpërngulem e zbres nga një krahinë më e lartë dhe vendosem në një më të ulët; vij a shpërngulem nga malësia në fushë ose nga fshati në qytet. Ra në fushë. Ra në Shkodër.
13. vet. vet. v. III Ulet, pakësohet (si numër, si sasi, si vëllim etj.); edhe v. I më ulet vlera, humbas cilësinë, zbres në një shkallë më poshtë; kund. ngrihem. Bie numri. Ra çmimi. Ranë aksionet. Ra kursi. Ra shpejtësia. Ra prodhimi. Ra lumi. Ra niveli. Ra në kategorinë e dytë. Ra goma u shfry goma. I ra barku. I ra vlera (ndikimi, autoriteti).
14. vet. vet. v. III Pakëson a humbet forcën e vet, i ulet vrulli, dobësohet, zbutet. Ra era (deti). Ra të nxehtët (të ftohtët). Flakët po binin. Bie fashë qetësohet, pushon. I ranë ethet. I ra temperatura. Ra trysnia. Ra vrulli (ritmi). I ra gëzimi (entuziazmi). I ra inati (zemërimi). Biseda ra. Ra kureshtja (interesimi). Puna nuk binte.
15. fig. Humb vlerat a cilësitë e mira. Ra nga mjeshtëria (nga zanati). Ka rënë në mësime. Ra në sytë e të tjerëve. - Sa poshtë ka rënë!
16. Më keqësohet gjendja; ulem nga ana morale, marr të tatëpjetën; dobësohem, mpakem, këputem; edhe vet. v. III pakësohet shëndeti, fuqia, guximi etj. Bie nga shëndeti. Ra nga gjendja. Ra moralisht (shpirtërisht). Ka rënë, s'është më i pari.
17. (me trajtë të shkurtër përemërore) bised. Nis diçka shtruar dhe e çoj deri në fund, e faroj diçka; filloj të ha me ngulm një gjellë a diçka tjetër ose të pi diçka dhe e mbaroj shpejt; i futem, i përvishem (një gjelle etj.). I ra kosit (byrekut, bakllavasë, verës). U ra fasuleve (patateve). I ra pjatës (tepsisë). U ra mollëve. U ranë shqerrave e i therën (i shitën).
✱Sin.: rrëzohem, shembem, gremisem, lëshohem, hidhem, këputem, shkëputet, shqitet, ulem, zbres, varet, del, derdhet, dobësohet, dorëzohem, faroj, hap, hiqet, humb, humbas, jepem, keqësohet, kullon, lëviz, lodhem, mbështetet, mbulon, pakësohet, përhapet, pi, rrjedh, shfuqizohet, shpërngulem, shtrihet, vdes, vritem, zbutet.
♦ Ra në *baltë (dikush). Ra në *bark (dikush). S’i bie *barku (dikujt). Ra në *batak (dikush). I ranë *bateritë (dikujt) tall. Më ra (m’u bë) *bela (dikush). Ra në *bisht (dikush) tall. Ra *bomba. Ra në *brazdë (në hulli) (dikush). Ra *brenda (dikush). Më ra *bretku. I ra në *briI (dikujt). I ra në *briII (diçka). Më ranë (m’u këputën, shtira) *brinjët. Ra në *pus (në bunar) (dikush). Bie *butë. I ra pas *buze (dikujt). Bie *copë. Ra në çark (dikush). Bjer e çohu. 1. shih ngul shkul. 2. Me shumë vuajtje, me mundime të mëdha; ul ngre. I ra (i zbriti) *damari (dikujt). Kam rënë nën *dardhë. Ka rënë nga *dardha (dikush). Ra nga *dega (dikush). Më ranë *duart. Më ra në *dorë. I bie në *dorë (dikujt). Ra nga *dynjallëku (dikush) vjet. Ka rënë nga *fiku (dikush) tall. Bie *fjala. I ranë *fletët (dikujt). Bie (bëhem) *fli. Bie nga *fuqia drejt. Më ra *goja (copë). Ra (hyri) në *gojë (të dikujt). Ra në *grackë (dikush). Ra në *greminë (dikush). Ra në *grep (dikush). Ra në *gropë (dikush). I ra *gjaku (dikujt). Bie në *gjak (me dikë). Ra nga *gjendja (dikush). Ra në *gjunjë (dikush). I bie në *gjunjë (dikujt). Më ranë (m’u këputën, m’u shkurtuan, m’u prenë) *gjunjët. Më ra *gjuha (përtokë). Bie në *gjumë (dikush). Bie në *hall (me dikë a me diçka). Ka rënë nga *hëna (dikush) iron. I ra një *hije (dikujt). I bie *hilesë (së dikujt). Më ra për (në) *hise (diçka). Ra në hulli (në *brazdë) (dikush). I ra *hunda (dikujt). Ra më *hundë (dikush) keq. Bie *jashtë (dikush a diçka). I ranë (i zbritën) *kacabunjtë (dikujt). Ra *kalaja. Ra (zbriti) nga *kali (dikush). S’ra *kalliri! I ka rënë *kapistra (dikujt). Më ranë *këllqet. I ra ndër *këmbë (dikujt). Më ranë *këmbët (copë). U ra (ua mbathi, ua dha, ua theri) *këmbëve (dikush). Më ra (m’u këput) *kërbishtja. Ra në *kllapë (dikush). Ra *klloçkë (dikush). I ka rënë *koburja (dikujt). Më ranë *kockat. I ra mbi *kokë (mbi krye) (dikujt). Më ranë *krahët. Ra (u hodh) në *krahët (e dikujt). I ra mbi krye (mbi *kokë) (dikujt). Më ranë (m’u këputën) *kryqet. Ra në *kthetrat (e dikujt). Ra në *kurth (dikush). Më ra (m’u këput) *kurrizi. Rashë në kurriz (në *shpinë). Ra në *lak (dikush). Më ra *lëkura. Ra në *llum (dikush). Ra në *marre (dikush). Bie në *mend. Ra në *mendje (dikush). Bie në një *mendje (me dikë). Bie në *mëkat (me dikë). Ka rënë në *mjaltë (dikush). Ra në *moçal (dikush). I ranë *opingat (dikujt). Bie *ndesh (me dikë a me diçka). I bie *ndore (dikujt). Bie (jam) *ngushtë. I ranë *orët (dikujt). I bie *pas (dikujt a diçkaje). I ra *pazari (dikujt a diçkaje) mospërf. I ranë *pendët (dikujt). Ra *perdja libr. Ra nga *pesha (dikush). S’bie *përdhe (diçka). S’e lë të bjerë *përdhe (në tokë) (dikë a diçka). Bie *përmbys (për dikë). Ka rënë *përtokë (dikush). I ranë *pipëzat (dikujt) iron. I ra *pjaca (dikujt a diçkaje) mospërf. Më ra në *pjesë (diçka). Ka rënë *poshtë (diçka a dikush). Nuk bie *poshtë (dikush a diçka). I ranë *patkonjtë (dikujt). I ranë *poturet (dikujt) iron. I bie *prapa (dikujt a diçkaje). Ra në *prehrin (e dikujt) keq. Ra në *prush (dikush). Bie me *pulat (dikush). I ranë *puplat (dikujt) mospërf. Ra në *pus (në bunar) (dikush). Bie *pykë. Ra nga *qielli (diçka). Ra në *rrjetë (dikush). Ra *squkë (dikush). Më ranë *sytë (për dikë a për diçka). S’e lë të bjerë në *shesh (dikë a diçka). Ra nga *shkallët (dikush). Rashë në shpinë (në *kurriz). Më ra *shpretka (nga gazi). I ranë *telat (dikujt) mospërf. Ra në *tepe (dikush). Ra për *tokë (dikush). S’e lë të bjerë në tokë (*përdhe) (dikë a diçka). Ra në *trap (dikush). I ranë *tulet (dikujt) shaka. Ra mbi *turinj (dikush). Ra (u fut) në *të thella (dikush). Të bien *thonjtë. Më ranë *thonjtë. Ra në *thonjtë (e dikujt). Më ra për *thonjsh. Bie në *ujdi (me dikë). Ra në *ujë (diçka). Bie në *va. O rashë e vdiqa! s’ka rrugë tjetër, ndryshe s’ka ç’më duhet vetja; s’ka si bëhet ndryshe, patjetër (kur diçka e kërkojmë me çdo kusht); domosdo; gjallë a vdekur. I kanë rënë *verigat (dikujt) iron. I ranë *veshët (dikujt). Të rëntë (të ardhtë) pas *veshit! mallk. Ra në *vete (dikush). I ranë (iu varën) *vetullat (dikujt). I ra *vlera (dikujt). I ranë (i zbritën) *xhindet (dikujt). I ra (i perëndoi) *ylli (dikujt).
BÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vrimë. Birat e shoshës. Birat e mureve. Bira e miut njëqind grosh. (fj. u.). Fjalët e hallkut e birat e gardhit nuk mbyllen. (fj. u.). Pushka sa ka birën, ka nafakën. (fj. u.).
2. Zgavër natyrore brenda një shkëmbi a mali; shpellë, guvë. Dhelprat kanë birat e zogjtë kanë çerdhet. (fj u.). Ku ka birë, ka ujk. (fj. u.).
3. euf. Organi seksual femëror.
✱Sin.: vrimë, brimë, vërë, mazgallë, vesh (i gjilpërës), shpofkë, vrajë, honi, çepojë, plasë, fyrlë, gavërz, por, guxhuverë.
♦ Bën birë në tel të çiftelisë (dikush) krahin. është shumë i hollë nga mendja, shpik e bën gjithçka; ka duar të arta. Bira (*vrima) e fundit e kavallit përçm. S’e çeli birën e gojës (dikush) përb. heshti, nuk foli fare; s’e hapi gojën; nuk tha asnjë gjysmë fjale. Hyn (futet) në birë (në *vrimë) të miut (dikush). Kërkon bira dhelprash (dikush) tall. e kalon kohën kot, bën punë pa punë; është dembel; pret të dalë miza nga qypi iron.; vret (numëron) miza. Më mbeti birë në zemër (diçka) shih më mbeti peng në zemër (në shpirt) (diçka).
BLÉT/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. (lat. Apis mellifica) Mizë me krahë, me trup të vogël e të murrmë, të mbuluar me push të verdhë, e cila mbledh nektarin dhe polenin e luleve dhe bën mjaltin e dyllin. Bashi i bletës ama e bletës, matka. Mizë blete. Mbretëresha e bletëve. Meshkujt e bletëve. Familje bletësh. Thumbi i bletës. Zgjua (koshere) bletësh. Hoje bletësh. Bar blete (bot.). Bukë blete pite dylli. Qumështi i bletëve lëng shumë i ushqyeshëm që nxjerrin bletët punëtore nga disa gjëndra të posaçme dhe që ua japin larvave të tyre. Lule blete (bot.). Zog blete (zool.). Rritja e bletëve. Zukasin bletët. Bletë e egër bletë e pazbutur ose bletë e ikur nga zgjoi që vendoset në ndonjë zgavër druri ose shkëmbi. Bletë mjaltëse bletë e zbutur që prodhon mjaltë dhe dyllë. Bletë punëtore bletë shterpë që mbledh ushqim dhe mirëmban zgjoin. Bletë bij, bletë, bij, / Hajde hyrë në zgjua të ri. (folk.). Ai që ka mizën në kësulë, ka vjedhur bletën. (fj. u). Miza nuk bëhet bletë. (fj. u). Edhe bleta është mizë, po bën mjaltë. (fj. u). Bleta, para se të bëjë mjaltin, bën dyllin. (fj. u.).
2. përmb. Tërësia e këtyre mizave që rrojnë si familje në një zgjua; zgjoi ku rrinë këto miza. Lëshon (roit, hedh) bleta. Pres (mbyt, vras, qeth) bletën. Gumëzhijnë si bleta. Vjen si bletë e plotë.
✱Sin.: mjalcë, mjaltëz, zgjua.
♦ Kur të bëhet grerëza bletë kurrë, asnjëherë; kur të bëhen dy ditë bashkë. Ia bëri bletë (dikujt) e trullosi, duke ia ngatërruar keq diçka; ia mori mendtë; ia bëri lëmsh. Bletë e plotë. 1. Plot, me të gjithë ata që duhen; së bashku dhe të pasur e të lumtur (për një familje etj.). 2. Me shumicë; me bollëk të mirash. Bletë shkëmbi njeri i padobishëm, që nuk jep fryte në punë; kalli pa bukë. Bletë e vjetër njeri me përvojë të madhe në jetë, njeri që vepron me maturi e pjekuri; (burrë) katërqind dërhemë. Bletë e vulosur njeri në gjendje shumë të mirë ekonomike, me shumë kamje, i pasur e i sigurt. Sa çon bleta me flatër shumë pak; sa mban miza me dy krahë; ç’mban gallofi me dy krahë. *Koshere (zgjua) bletësh. S’e marr arëzën për bletë s’e ngatërroj të ligun me të mirin; s’e marr të keqen për të mirë; nuk ma hedh dot dikush, nuk mashtrohem nga diçka; s’e ha (s’e marr) sapunin për djathë. Mbledh me *bar blete. *Zgjua (koshere) bletësh.
BLLO/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET 1. Copë e madhe dhe e rëndë e një lënde të fortë, që ka zakonisht forma të rregullta; pjesë e madhe e një lënde të vetme. Bllok mermeri (graniti). Bllok shkëmbi (guri). Bllok betoni (metali, minerali). Bllok akulli. Çelik në blloqe. Si një bllok i vetëm.
2. Një lloj tulle e madhe prej llaçi a prej betoni, me dy hapësira brenda. Shtëpi (mur) me blloqe.
3. Rreth i madh, i gjerë e i shkurtër prej betoni a prej llaçi të ngjeshur, që përdoret për të veshur anët e puseve të ujit. Bllok pusi. Pus me blloqe.
4. Grup ndërtesash që shërbejnë për një qëllim ose që përbëjnë një tërësi më vete. Blloku i ndërtesave (i banesave, i shtëpive). Blloku i furrave. Blloku i dyqaneve. Blloku i spitalit. Blloku i uzinës.
5. hist. Pjesë e një lagjeje në qytet, e përcaktuar si nënndarje e saj; banorët e kësaj pjese të lagjes. Blloku tre i lagjes numër tetë. Administratori i bllokut. Qendra shëndetësore e bllokut.
6. Ngastër e madhe toke që është mbjellë zakonisht me pemë frutore ose me drurë të tjerë. Blloqe frutore. Blloku i ullinjve (i vreshtave, i fiqve, i mollëve etj.). Bllok pyjor. Bllok pishash. Blloku i fidanëve.
7. Fletore e trashë për shënime, nga e cila mund të shkëputen fletët; fletë dokumentesh të lidhura bashkë, që shkëputen ose që mund të plotësohen. Bllok shënimesh. Bllok xhepi. Bllok me amë e bijë. Bllok biletash (dëftesash, çeqesh). Shkruaj (shënoj) në bllok. Shkëput nga blloku.
8. Bashkim shtetesh, partish, organizatash ose grupesh, që bëhet për veprime të përbashkëta politike, ushtarake, ekonomike etj. Bllok politik (ushtarak). Bllok antifashist (demokratik). Blloku i majtë (i djathtë). Blloku i opozitës. Sistem blloqesh. Krijimi i blloqeve. Doli nga blloku.
9. tek. Tërësia e pjesëve të një mekanizmi ose të një pajisjeje, të lidhura së bashku për një punë. Blloku i cilindrave. Blloku i motorit. Blloku i zërit në televizor.
10. sport. Pengesë që i krijohet kundërshtarit në sulm, për të mos lejuar kalimin e topit mbi rrjetë (në lojën e volejbollit). Bllok njësh. Bllok i dyfishtë. Organizimi i bllokut. Takon (prek) në bllok.
11. fig. Grup i madh sendesh, njësish a çështjesh që merren si një e tërë. Bllok kryesor. Zgjidhja e çështjeve në bllok.
12. hist. Lagje e partiakëve dhe pushtetarëve të lartë në periudhën komuniste në Tiranë. Çunat e Bllokut. Dyqanet e Bllokut. Ngjarje e rëndë në Bllok.
♦ U bë bllok (me dikë) libr. u bashkua e u lidh fort dikush me dikë, sa nuk i çan dot.
BRÍNJ/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. anat. Eshtër e trupit të njeriut dhe të kafshëve të mëdha, e gjatë, e ngushtë dhe e kthyer si hark, që del nga boshti i kurrizit e shkon deri te kocka e kraharorit. Brinja e djathtë (e majtë, e poshtme). Brinjë e verbër (e varfër, e rreme) brinjë që nuk ngjitet te kocka e kraharorit. Theu brinjët. Ra e këputi brinjët. Heq brinjën. E goditi në brinjë. I dalshin brinjët! (mallk.). Iu thafshin brinjët! (mallk.). Hajvanëve (kafshëve të samarit) më mirë t'u numërosh brinjët, se sa t'u numërosh gjurmët. (fj. u.). kafshët e samarit më mirë të jenë të dobëta, sesa të mos i ndjekësh dot kur ecin e të lodhin.
2. Ana e djathtë ose e majtë e trupit të njeriut, që nis nga supi e shkon deri te mesi; ijë, krah. Shtrihem (fle, kthehem) në brinjë. Me sëmbon (me ther) në brinjë. E mori plumbi brinjë me brinjë. Fle (shtrihem) brinjë më brinjë me dikë. Qesha sa me dhembin brinjët.
3. Copë mishi që nxirret nga pjesa anësore e trupit të bagëtive dhe që përdoret për ushqim. Brinjë dashi (qengji, viçi). Pjesë brinje.
4. sh. edhe ~A, ~AT Faqe e thepisur e një mali, e një shkëmbi etj., ana e pjerrët, rripë; vend që vjen pak i pjerrët, e përpjetë e vogël. Brinjë e zhveshur (e thatë, e keqe). Brinjë mali. Brinjë shkëmbi. Shkoi brinjas. Kullotin brinjave. Brinja vinte e thepisur. Vështirë të kalohet natën ajo brinjë. Nuk mund t’i bëhej ballë borës ndër brinja. Mustafë Broci plak me thinja, / I mbeti çallma në ato brinja. (folk.). Të më duash derëzinë, / Se për ty prisha shtëpinë, / Shita sharkun e kusinë, / Lashë dhen e dhi në brinjë! (folk.). Lepuri në brinjë e helli në zjarr. (fj. u.). Kokën me thinja, mendjen nëpër brinja. (fj. u.).
5. Skaji a ana e ngushtë e një sendi që e kufizon atë, buza; vija a pjesa anësore e diçkaje. Brinja e anijes (e lundrës). Brinjët e samarit. Brinjët e krehrit të tezgjahut. Brinja e arës. Deri në brinjë të tryezës së drunjtë.
6. gjeom. Vija anësore e një figure gjeometrike; vija ku priten dy faqe të një trupi gjeometrik. Brinjët e trekëndëshit (e katrorit). Brinja e kubit. Gjatësia e brinjës. Raporti ndërmjet brinjës së pesëkëndëshit të rregullt dhe diagonales së tij.
7. krahin. Bucelë për ujë. Mbushi brinjat.
8. usht. Krah; anë. U dha urdhër për t'i sulmuar nga brinjët.
✱Sin.: ijë, krah, të hollët, rripë, brinjoke, shpat, rrëpirë, kërnalle, dërrmë, breg, buzë, cak, qenar, anë, anie, skaj, skiç, zgrip, kufi, bucelë, bulirë, cumër, bukli.
♦ Në atë brinjë fli! iron. shih në atë krah fli! iron. Më ranë (m’u këputën, shtira) brinjët. 1. U këputa së punuari, punova shumë e u lodha pa masë, u rraskapita; më dhembin brinjët nga lodhja; mbaj (zë) brinjët me dorë; më ra bretku; më ranë kockat; më ra lëkura. 2. Qesha aq shumë sa më dhembin brinjët, u këputa së qeshuri me të madhe, u gajasa; mbaj barkun me dorë; mbaj ijët me dorë; mbaj (zë) brinjët me dorë; rashë në shpinë (në kurriz). Brinjë më brinjë. 1. Tejpërtej; gjithë, krejt. 2. Shumë, fort. Iu frynë (iu ënjtën, i kërcitën) brinjët (dikujt) iron. u fry, u ngop jashtë mase, iu bë barku daulle. Është me dy fije brinjë (dikush) shih është bërë kockë e lëkurë (dikush). S’i ka *mish brinja (dikujt). Më këputi (më theu) brinjët (dikush) iron. 1. Më këputi së qeshuri, më bëri të qesh aq shumë, sa më dhëmbin brinjët, më gajasi; më la me duar në ijë; mbaj (zë) brinjët me dorë. 2. Më gënjeu rëndë, më tha shumë gënjeshtra, më ngopi me gënjeshtra; më këputi ijët. Kërkon *lesh nga kau i brinjës (dikush). Mbaj (zë) brinjët me dorë shih më ranë (m’u këputën, shtira) brinjët2. I kanë mbetur vetëm brinjët (dikujt) është dobësuar shumë, është me dy fije brinjë (dikush); është bërë kockë e lëkurë (dikush); i numërohen brinjët. E mbështeti brinjën (dikush) shpërf. shih i ktheu patkonjtë nga dielli (nga qielli) (dikush) shpërf. I numërohen brinjët (dikujt) shih është bërë kockë e lëkurë (dikush). E njoh me *lëkurë e me brinjë (dikë). T’u thafshin brinjët! mallk. u tretsh!, u dobësofsh nga shëndeti! I theu brinjët (dikujt) keq. e rrahu fort, e shqepi; i theu dhëmbët; i zbërtheu brinjët. S’e vë në brinjë (dikë) mospërf. nuk e merr për grua a për burrë, s’pranon ta ketë në krah si bashkëshorte a si bashkëshort. I zbërtheu brinjët (dikujt) keq. 1. shih i theu brinjët (dikujt). 2. E detyroi t’i nxirrte të gjitha ç’kishte; ia zbuloi të gjitha të fshehtat a mendimet. Ia zbuti brinjët (dikujt) keq. shih ia zbuti kurrizin (shpinën) (dikujt) keq.
BÚZ/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Secila nga dy pjesët e mishta e të lëvizshme, zakonisht ngjyrë trëndafili, që mbulojnë dhëmbët dhe që kufizojnë e mbyllin gojën nga jashtë, duke u bashkuar në të dyja anët e saj në pjesën e poshtme të fytyrës; gojë. Buza e sipërme (e poshtme). Buzë të holla (të trasha, të kuqe, të njoma, të fryra). Buzët e njeriut. Buzët e qenit. Cepi i buzëve. Të kuq buzësh. Me buzë në gaz. Me buzë të qeshur. Kafshoi buzën. Lëpiu buzët. Fshij buzët. Lyej buzët (me të kuq). Puthen buzë me buzë. Vë në buzë. Ha (flet, qesh, përgjigjet) me majën e buzëve. Shqiptoj me buzë. Flet me buzë flet me shumë naze. Më çahet (më thahet) buza. Qeshi nën buzë. I lidhi buzën (të vdekurit). Se m’u tha buza për ujë, / Për ujë buza m’u tha, / O floriri pa mardha. (folk.). Kur i ke buzët me mjaltë, t’i puthin të gjithë. (fj. u.). Buzët qajnë e buzët qeshin. (fj. u.). Po s’qeshi buza, do qajë zemra. (fj. u.). Syri flet më parë se buza. (fj. u.). Buza mban nga ana e hundës. (fj. u.). Shan hunda buzën. (fj. u.). Ia donte buza, po s’e linte hunda. (fj. u.).
2. Pjesë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta. Buzë gomari (lat. Verbascum thapsus) (bot.) bimë barishtore dyvjeçare me kërcell deri dy metra të lartë, me gjethe vezake e me push nga të dyja anët, që çel lule të verdha në tufë. Buzë lepuri (mjek.) e çarë e thellë në buzët e një njeriu që ka lindur me këtë cen. Buzë nuseje (bot.) gjembaç që lëshon lule të verdha.
3. Skaji i një sendi, ana ku mbaron një send; vija që kufizon një truall a diçka tjetër, zgrip. Buzët e tryezës. Buza e vatrës. Buzët e gotës (e filxhanit, e tepsisë, e pjatës). Buzët e një arne (e një letre). Buzët e gjethes (e lules). Buza e briskut. Buza e rrugës (e shkëmbit, e greminës). Buza e arës (e pyllit). Buza e plagës. Me buzë të dhëmbëzuara (të kthyera, të trasha, të holla). Mbush buzë më buzë. Buzë e pupës parmak rreth pupës së barkës a të anijes.
4. Vija ku takohet uji me tokën, vendi ku mbaron uji e fillon toka; breg (lumi, deti, liqeni). Buza e detit (e liqenit, e kënetës, e lumit, e kanalit). Buza e Matit (e Vjosës). Dal në buzë. Qëndroi në buzë të ujit. Kush ka frikë valët, mos shkojë në buzë të detit. (fj. u.).
5. fig. Fillimi i një kohe; fillimi i një ngjarjeje, pragu i diçkaje. Në buzë të beharit (të dimrit, të vjeshtës). Në buzë të mbrëmjes (të agimit). Në buzë të pleqërisë. Në buzë të shkatërrimit.
6. sh. ~A, ~AT Shkëmb mali i thepisur; vend me pjerrësi të madhe, humnerë; copë shkëmbi. Buzë e rrezikshme (e thepisur, e zhveshur, e rrëpirët). Buzë e shkëmb. Ra nga buza. Ra në buzë. Buzave të shkëmbinjve.
✱Sin.: zgrip, breg, brinjë, cak, cik, qenar, anë, anie, skaj, skiç, breg, fillim, prag, vigjilje, humnerë, rrëzomë, rrëzim, greminë, humbëtirë, humbore, humbishtë, humbellë, dërrmë, theqafje, thellësirë, abis.
♦ Me *barkun te buza (te goja). I bëj buzë (diçkaje) nuk e pëlqej, nuk e përfill (zakonisht për të ngrënat); i bëj naze; fshij buzët. I ra pas buze (dikujt) e pësoi vetë, e gjeti e keqja (thuhet për dikë që ka dashur t’i bëjë keq një tjetri dhe e pëson vetë). Buzë më buzë. 1. Plot, sa s’mban më (për enë, për lumin etj.); breg më breg; degë më degë; cip më cip; çip më çip. 2. Me shumë inat, sa s’mban më; i zemëruar keq. 3. Shumë i dashur me të tjerët, i shkuar e i afruar, i shoqërueshëm; fol e qesh. Me buzë të fryra shumë i zemëruar e i mërzitur, tërë inat. Buzë gjyshi shumë i ftohtë; i ngrirë, akull. Me buzë të plasur shumë i dëshpëruar, i pikëlluar; me shpirt të plasur; me zemër të plasur. Në buzë të varrit gati për të vdekur, duke dhënë frymën e fundit; në grykë të varrit. Me buzët varur (të varura) i vrenjtur, i ngrysur, i zemëruar; i pakënaqur e i mërzitur; gjithë (tërë) buzë; gjithë (tërë) hundë (hundë e buzë); me hundë varur (të varura); me një pëllëmbë hundë. M’u dogj buza (për dikë) shih m’u dogj (m’u përvëlua) zemra (shpirti) (për dikë). Ma ka djegur qulli (luga) buzën e kam pësuar një herë, e kam provuar një herë diçka të keqe; jam djegur një herë nga diçka dhe kam fituar përvojë; kam rënë (shumë herë) nga kali. Ia do buza po s’e lë hunda (dikë) e dëshiron shumë dikë a diçka, por s’ka mundësi që ta ketë; është ca kryelartë dikush e s’e ul veten për diçka. I dridhet buza (dikujt) është tronditur shumë nga diçka, është prekur thellë në shpirt, është mallëngjyer pa masë; ngashërehet; i dridhet mjekra. Fshij buzët shih i bëj buzë (diçkaje). I fshij buzët (nga diçka) heq dorë nga diçka; nuk kam më shpresë për diçka; i laj (i fshij) duart. Sa për të fshirë buzët shumë pak, fare pak, një çikë; sa për të kruar dhëmballën. Fshiji buzët për murrizi (pas murrizit)! iron. mos u bëj gati kot, mos shpreso e mos prit kot, se gjë s’ke për të ngrënë a për të marrë; fshiji mustaqet për murrizi (pas murrizit)! Fshiji buzët me torbën e gomarit bised. iron. shih fshiji buzët për murrizi (pas murrizit). Gjithë (tërë) *hundë (hundë e buzë) (dikush). *Hundë më buzë. (Është) në buzë të greminës (të humnerës) (dikush) është para një rreziku të madh, është para një dështimi a para një rrënimi, është para një pasoje të rëndë për jetën, për pasurinë etj.; gati po shkatërrohet krejt, po falimenton; është në zgrip; i erdhi fundi (dikujt). (Është) në buzë të varrit (të gropës) (dikush). 1. Është shumë plak ose shumë i sëmurë; është fare afër vdekjes; (është) me një këmbë në varr (në gropë); (është) në fill të vdekjes; (është) larë e shkuar; i erdhi fundi (dikujt); është në zgrip. 2. shih (është) në buzë të greminës (të humnerës) (dikush). Kafshoj buzën (me dhëmbë) pendohem a më zë turpi për diçka dhe tërhiqem, hesht etj. E ka te buza (dikush) të përgjigjet menjëherë, aty për aty e pa u menduar gjatë; e di që më parë se ç’duhet të thotë, është gati; është i mprehtë dhe i shkathët në dialog; e ka në majë të gjuhës. I ka buzët me *qumësht (dikush) mospërf. S’ka *hundë e buzë (dikush). E ka vajin në buzë (dikush). 1. Qan shpejt, qan lehtë; qan për hiçmosgjë. 2. Ankohet vazhdimisht, gjithnjë qahet; s’pushon së ankuari; mbeti me vaj në buzë. Lëpin buzët (dikush) bëhet gati për të ngrënë diçka që i pëlqen; mprihet për të shtënë në dorë diçka që e dëshiron shumë ose për të marrë pjesë në diçka që i sjell kënaqësi a fitime; mpreh dhëmbët. Të lidhsha buzën (me shami)! mallk. vdeksh! I ka lyer buzët (dikush) është përzier në një faj a në një gabim ose në një punë jo të pastër, nga e cila ka përfituar diçka; ka marrë pjesë në diçka të keqe; ka gisht; e ka ngjyer gishtin; ka dorë; i ka lyer (i ka përlyer) duart. I mban buzët *varur (dikush). Mbeti me vaj në buzë (dikush). 1. Mbeti duke qarë e duke vajtuar; s’iu ndanë fatkeqësitë. 2. Ankohet vazhdimisht, gjithnjë qahet; s’pushon së ankuari; e ka vajin në buzë. Mbledh (tharton, rrudh, përdredh, shtrembëron) buzët (dikush) shpreh pakënaqësi, mospajtim, mospërfillje a përbuzje ndaj dikujt a ndaj diçkaje; mbledh (tharton, rrudh, përdredh, shtrembëron) turinjtë; mbledh (tharton, rrudh, përdredh, shtrembëron) hundën. I ngriu *gazi në buzë (dikujt). Palosi (përveshi) buzët (dikush) nuk i erdhi mirë për diçka a nuk mbeti i kënaqur nga dikush; u mërzit e u bë gati për të qarë; ka mospërfillje ose përçmim për dikë a për diçka; i erdhi thartë. Ta pëlcet buzën (dikush a diçka) të lodh e të mërzit shumë, sa e humbet fare durimin; ta pjek peshkun në buzë (dikush); të bëhet gur në opingë. Ma poqi buzën (dikush a diçka) më mundoi e më mërziti shumë, më lodhi shumë; më plasi buza (me dikë a me diçka); ma solli në majë të hundës; ta pjek peshkun në buzë (dikush). Ta pjek *byrekun në buzë (dikush). Ta pjek *peshkun në buzë (dikush). Më plasi buza u sfilita, u lodha shumë; s’duroj dot më; u mërzita shumë; më erdhi (shpirti) në majë të hundës; jam mbushur deri në fyt; jam mbushur deri në grykë; ma poqi byrekun në buzë (dikush). I qepi buzët (dikush). 1. shih e mbylli (e kyçi, e mbërtheu, e qepi) gojën (dikush). 2. shih i doli fryma (dikujt). I qeshi buza (dikujt) u gëzua; u kënaq; i pëlqeu diçka dhe u çel. S’i qesh buza (dikujt) është njeri i ngrysur, gjithnjë rri i zymtë, është nursëz; rri gjithnjë si i pakënaqur e i mërzitur; s’i qesh fytyra. T’i shposh buzën (buzët) (dikujt). 1. Është i vendosur e i papërkulshëm, çfarëdo që t’i bësh nuk ndërron mendje. 2. Është i inatosur aq shumë, sa i ka ikur gjaku nga fytyra; u xhindos. M’u tha (m’u poq) buza (për diçka) kam etje të madhe, dua të pi; kam kohë që s’kam pirë a s’kam ngrënë diçka; m’u tha goja; m’u tha fyti; m’u tha gryka; m’u tha gurmazi. I vari (i lëshoi) buzët (një pëllëmbë) (dikush) është i prekur, i ka mbetur qejfi nga dikush a për diçka; e shpreh dukshëm pakënaqësinë, tregon me shprehjen e fytyrës se diçka nuk i pëlqen; është i zemëruar shumë, është i pezmatuar, rri i heshtur e i ngrysur; i mban buzët varur; i vari (i uli) veshët; i vari (i lëshoi) hundët (një pëllëmbë); i ranë (iu varën) vetullat (dikujt); i ra bruzi (dikujt). Më vajti (më shkoi) buza (goja) te *veshi (prapa veshit). E vë buzën në *gaz. Më ka vënë (më ka zënë) buza *shirit. Iu zbardh buza (dikujt) u tremb shumë, e kapi tmerri; u shqetësua shumë e u zverdh në fytyrë nga frika, nga një fatkeqësi etj.; u bë dhe (dikush); u bë baltë në fytyrë (dikush); i ra çehrja e vdekjes.
►COPËT/ÓHEM vep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. vet. v. III Bëhet copa-copa, ndahet, thyhet ose griset në shumë copa. Copëtohet shkëmbi. Një gomone copëtohet në ujërat e cekëta. Copëtohet qypi. Çekanët godasin, gurët copëtohen.
2. Plagosem, vritem rëndë, dërrmohem.
3. Zihemi me një tjetër, duke çjerrë e grisur njëri-tjetrin. U vranë e u copëtuan. Grihen e të coptohen njeri me tjetrin e përditë.
4. fig. Përpiqem me të gjitha forcat për dikë a për diçka, bëhem copë. Copëtohej ditëziu derisa t’i mbushte mendjen asaj vajze.
5. pës. e COPËTÓJ. Dëshironte që kjo ndërmarrje të mos copëtohej. Duket sikur familja të copëtohet e të rrëshqet ndër duar.
✱Sin.: copëzohet, copëlohet, prishet, shprishet, thërrmohet, cukëlohet, ndahet, shkrehet, capërlohet, shpartallohet, lakaniset, lakërohet, thyhet, shkalafitet, bërlutet, çokaniset, shkafanjitem, shkalaveshem, shkapërderdhet, shkalafendem, shqyhem, dërrmohem, shembem, përsheshem, rraskapitem.
♦ M’u copëtua *zemra (shpirti) (për dikë a për diçka).
DERR,~I m. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Sus, Sus scrofa domesticus) Kafshë shtëpiake me trup e me qafë të trashë, me këmbë të shkurtra e me turi të zgjatur, që rritet për t'i marrë mishin, dhjamin e kreshtën; mashkulli i kësaj kafshe. Mish (dhjamë) derri. Qime (kreshtë, lëkurë, këmbë) derri. Kërpudhë derri (bot.). Lule derri (bot.). Fermë (thark) derrash. Rritës (bari) derrash. Fruthi i derrave (veter.). Tifoja e derrave (veter.). Ushqim për derrat. Ruan derrat. Është bërë sa një derr. Ha si derr. E ka kokën sa të derrit. Zhgërryhet (gërrhin) si derr. S’ka pyll pa derra. (fj. u.). Të gjithë derrat një turi kanë. (fj. u.). Nuk fshihet derri në thes. (fj. u.). Derri do plumb. (fj. u.).
2. zool. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje të kësaj kafshe. Derr i butë (lat. Sus domesticus) kafshë shtëpiake që ha çdo lloj ushqimi, me qime të ashpër e me feçkë të zgjatur, që rritet kryesisht për mish e për dhjamë. Derr deti (lat. Phocaena) gjitar mishngrënës që jeton në det, më i vogël se delfini, me një feçkë të gjerë e të rrumbullakët dhe me fletë trekëndëshe. Derr i egër (lat. Sus scrofa) derr me kreshtë të murrme, që jeton në tufë nëpër pyje. Derr pylli (lat. Sus scrofa) derr i egër.
3. Mishi i kësaj kafshe, që përdoret për ushqim; copë mishi nga kjo kafshë (e zier, e pjekur etj.). Derr i skuqur (i pjekur, i tymosur). Bërxollë derri.
4. fig., bised., keq. Njeri shumë i shëndoshë dhe i majmur. Gjithë ai derr.
5. fig., bised., keq. Njeri shumë i trashë nga mendja e kokëfortë; njeri shumë këmbëngulës e kryeneç. - S’do t’ia dijë fare, derri! - Si nuk e kupton, derri! Derr me zile (shar.).
6. fig., bised., keq. Njeri i papastër; njeri i ndyrë, i keq a maskara. Bjeri, derrit! Derr i poshtër. - Ma punoi ndyrë, derri i derrit! Derr e thi një feçkë kanë. (fj. u.).
7. si mb., bised. Shumë i madh; shumë i rëndë; alamet, goxha. Një derr lopate. Një derr shkëmbi. Një derr hundë. Një derr vape. Derr pune.
♦ U bëra derr u mërzita shumë, plasa nga mërzia, u fryva; m’u bë shpirti derr. M’u bë derr (dikush a diçka) m’u mërzit shumë, m’u neverit, s’e duroj dot më; nuk e shoh dot me sy. M’u bë shpirti derr u mërzita shumë nga dikush a nga diçka, s’e duroj dot më, po pëlcas nga mërzia; u bëra derr; m’u bë shpirti gomar bised. Ta bën shpirtin derr (dikush) të mërzit shumë, sa s’e duron dot më; pëlcet derrin. *Çorbë derri (derrash, thish) përb. Derr në kotec (në thark) i mbyllur e i mërzitur; shumë i mërzitur ngaqë nuk kam dalë a nuk kam lëvizur. Derr në thes keq. pa ditur gjë, pa e parë ose pa e njohur fare dikë a diçka; njeri a send që nuk e kemi parë e nuk e njohim, por që na jepet për ta marrë. Derr me zile përb. njeri shumë i trashë nga mendja dhe shumë i neveritshëm. Ku di derri këmborë! mospërf., tall. nuk merr vesh (dikush) nga një punë a nuk kupton dot përse bëhet fjalë; nuk di të vlerësojë diçka të mirë; ku di dhia ç’është tagjia (ç’është kulumbria)! *Feçkë derri përb. I ka ngrënë derri (macja) *brumin (dikujt). Sa të hajë derri dhe dosa shumë, pa hesap, pa masë, sa të duash; sa të hanë qentë; sa dushk e bar; sa t’i gërryesh me lopatë; sa ujët e detit. Hiq *dosën dhe vër derrin tall. Kur të hipë derri në fik iron. kurrë!; është diçka e pamundur; kur të hipë gomari në fik; kur të pjellë mushka; kur të flasin lopët; kur të bjerë shi i kuq; kur të bëjë larushku rrush; kur të bëjë qarri arra; kur të bëhen dy ditë bashkë. Hyn derri e dosa (diku) keq. nuk ka ndalim a pengesë për të hyrë diku, është pa kontroll, hyn e del gjithkush si në një shtëpi pa zot; (është) han me dy (me katër) porta; (është) derë hani; (është) derë pa mandall. Kam *qimen e derrit. *Kripë derri bised. Pëlcet derri (diku) është shumë nxehtë, bën shumë vapë; ziejnë fasulet në diell; po bie dielli përdhe; merr kashta flakë. Pëlcet (edhe) derrin (dikush a diçka) të fryn e të zemëron pa masë; të mërzit shumë; ta bën shpirtin derr. *Stallë derrash keq. I shkrin *dhjamët derrit (diku). Shkul një *qime nga një derr (dikush). *Thark derrash. I thotë derrit *dajë (dikush) bised. *Vath i florinjtë në vesh të derrit mospërf.
DJERSÍT (DJERSÍS) vep., ~A, ~UR 1. jokal. Më dalin djersë, mbulohem me djersë. Djersit shumë. S'para djersit. Djersit kur fle. I djersiti balli. I djersitin duart (këmbët). Të djersish, në do të kesh, se nuk gjendet gjë në shesh. (fj. u.).
2. jokal., vet. v. III Mbulohet me një shtresë të lagët shumë të hollë a me bulëza uji, kur e prekin avujt e nxehtë. Djersitën xhamet (muret). Djersiti gota. Djersiti shkëmbi.
3. jokal., vet. v. III Rrjedh shumë pak, pikon; kullon a lëshon lagështi, qan. Djersit shtamba.
4. jokal., vet. v. III Mugullon, bulon (për barin); sapo fillon të dalë (zakonisht për mustaqet). Paska djersitur bari. I ka djersitur mustaqja.
5. fig., jokal. Punoj shumë, përpiqem së tepërmi për të arritur diçka, derdh mund e djersë në një punë; mundohem, lodhem tepër. Pa djersitur nuk zbukurohet vendi. Duhet të djersitim që ta vëmë punën përpara.
6. kal. E bëj që t’i dalin djersë, i nxjerr djersë. E djersiti kalin. E djersiti bari (ilaçi). - Na djersiti e përpjeta.
7. fig., kal. E lodh shumë dikë, e mundoj tepër, i nxjerr djersë. - Vërtet na djersiti ca, por e mbaruam shpejt.
✱Sin.: djersij, lëmek, dirs, bulon, bulëzon, mundoj.
♦ I djersit *balli (dikujt). S’i ka djersitur *mustaqja (dikujt).
DURÍM,~I m. 1. Veprimi kur duroj dikë a diçka; përballimi i një gjendjeje të vështirë; kund. padurim. Durimi i dhembjeve. Durimi i fatkeqësive.
2. Aftësia e dikujt për të duruar e për të përballuar vështirësi, shqetësime, vuajtje, fatkeqësi etj. pa u ankuar e pa u ligështuar. Shembull durimi. Mungesë durimi. Kalon (kapërcen) me durim. E përballoi fatkeqësinë me durim. Me durim të tëra bëhen. (fj. u.).
3. Vetia e dikujt për t’u treguar i matur, i përmbajtur, i qetë e gjakftohtë, për të mos u rrëmbyer në marrëdhëniet me të tjerët; kund. padurim. Sillet me durim. Iu sos durimi. E humbi durimin dhe foli rëndë. - Ki durim e dëgjo! Shpërdoron durimin e tjetrit. Edhe durimi ka kufi. (fj. u.).
4. Aftësia e dikujt për t’u marrë me diçka për një kohë të gjatë e pa u mërzitur, për ta çuar deri në fund një pune ose për të kapërcyer vështirësitë e pengesat me përpjekje, me këmbëngulje e me vullnet; aftësia e dikujt për të pritur dikë a diçka i qetë për një kohë të gjatë. Ka durim të madh në punë. Punon me durim. Priste me durim. - Durim, edhe pak! Me durim dhe me punë bëhet edhe shkëmbi vresht. ( fj. u.). Gjithkujt i bëj durim, se durimi është shpëtim. (fj. u.). Durimi është virtyti më heroik dhe pikërisht për këtë, nga jashtë, ai nuk i ngjan aspak heroizmit. (fj. u.).
✱Sin.: duresë, qëndrim, përballim, dajandisje, përmbajtje, gëlltitje, përtypje, honepsje, gajret.
♦ Bëj durim duroj; i jap zemër vetes për të përballuar diçka të rëndë a një pritje të gjatë; përpiqem të duroj.
DYSHEMÉ,~JAI f. sh. ~, ~TË 1. Pjesa e poshtme e një dhome, e një salle etj., përkundrejt tavanit, e shtruar me dërrasa a me pllaka; shtroja e një dhome, e një salle etj.. Dyshemeja e dhomës (e sallës). Dysheme me dërrasa (me pllaka). Dërrasat e dyshemesë. Shtroi dyshemenë. Lau dyshemenë. U shtri (ra) në dysheme.
2. Tokë e rrahur ose e ngjeshur, që është si dysheme në shtëpitë përdhese. U shtruan këmbëkryq në dyshemenë e fortë të kasolles.
3. Pjesa e poshtme e një vendi, e një sendi etj., që është e rrafshët dhe përbën shtratin e tij ose që shërben si mbështetje për diçka. Dyshemeja e qerres (e urës). Dyshemeja e djepit (e karriges). Dyshemeja e magjes (e zgjoit, e furrës).
4. gjeol., min. Shtresë dheu, shkëmbi etj., mbi të cilën gjendet mineral i dobishëm a një damar i tij. Dyshemeja e minierës. Dyshemeja e qymyrgurit.
✱Sin.: fundshtrojë, patomë, taban, truall, shkelëtare, trokë, patoz.
GREMÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. E rrëzoj dikë përdhe, duke e penguar gjatë ecjes; rrëzoj dikë nga një vend i lartë; shtyj dikë me forcë dhe e rrëzoj në një përrua, në një gropë etj.; e hedh a e lëshoj poshtë. E gremisi nga shkallët (nga shkëmbi). E gremisi në përrua.
2. bised. Shemb diçka, shkatërroj plotësisht. E gremisi shtëpinë tërmeti.
3. fig., bised. Përzë, dëboj. E gremisi nga shtëpia.
✱Sin.: rrëzoj, shkatërroj, dëboj, përzë.
►GREMÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Rrëzohem përdhe nga një vend i lartë; bie përdhe gjatë ecjes, pasi pengohem në diçka; bie poshtë në një përrua, në një gropë etj. U gremis në rrugë. U gremis në përrua. U gremis nga shkallët. U gremis nga shkëmbi. Mbaje fëmijën, se mos gremiset!
2. fig., bised., vetv. Iki a largohem pa dëshirën time nga një vend a nga një punë, shporrem. Gremisu që këtej!
3. pës. e GREMÍS.
✱Sin.: rrëzohem, shkatërrohem, shporrem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë