Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LESKËRÚAR (i, e) mb. 1. Që është leskëruar, që është bërë leskra-leskra. Me lëkurë (me fytyrë) të leskëruar. Mur (tavan) i leskëruar.
2. Që i janë grisur shumë rrobat (për dikë); që i janë bërë copë-copë (për rrobat).
✱Sin.: i skërfitur, i zhvoshkur, i shkëlfitur, i cifluar, rrobagrisur, rrobashqyer.
►SHKËLFÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Më kalben e më bien mishrat nga një sëmundje (si gërbula, lebra etj.); dërrmishem, zhvoshkem. I janë shkëlfitur mishrat. - Si qenka shkëlfitur kështu!
2. vetv., vet. v. III Rripet, i bie boja a suvaja copa-copa. Është shkëlfitur piktura në shumë vende. Muret janë shkëlfitur.
3. pës. e SHKËLFÍT.
✱Sin.: zhvoshkem, rripem, ngacmohem, leskërohem.
SHKËLFÍTUR (i, e) mb. Që është shkëlfitur, i rrjepur. Mur i shkëlfitur.
ZHVOSHKUR (i, e) mb. 1. Që i është hequr lëvorja (për një dru); që është zhveshur (për një kalli misri); i qëruar. Lastarë të zhvoshkur. Misër i zhvoshkur.
2. Që i është rrjepur lëkura petë-petë, që i ka rënë lëkura vende-vende (për njeriun a për trupin e tij ose për kafshët). Me trup të zhvoshkur. Me qafë të zhvoshkur nga parmenda.
3. Që i ka rënë shtresa me të cilën ishte mbuluar, që i është hequr ajo që e vishte etj.; që ka rënë vende-vende, që është rrjepur. Kornizë e zhvoshkur. Mure të zhvoshkura. Suva e zhvoshkur.
✱Sin.: i zhveshur, i qëruar, i lëvoruar, i zhaparitur, i rrjepur, i gërvishtur, i shkëlfitur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë