Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PLAGÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur plagos ose kur plagosem. Plagosje me dashje (pa dashje).
2. Rrjedhimi i veprimit kur plagos ose kur plagosem.
✱Sin.: plagie, plagim, lëndim, varrim, shitim, lëndim, vrasje, goditje, fshikje, gjakosje, shembje, gandim, shajtim, çarje, dëmtim, prekje, pikëllim, brengosje, hidhërim.
SHAJTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Goditja e pikës, të fikët; shitim. I ra një shajtim. Të vraftë shajtimi! (mallk.).
2. Diçka që është shumë e hidhur, helm, farmak. Qenka bërë shajtim kjo gjellë.
3. fig. Gjendje kur ndihesh i hidhëruar; hidhërim, pikëllim, plagosje. Mjaft me shajtime. Të tjera shajtime.
4. Ndëshkim i rëndë me anë të fjalëve, mallkim, truajtje. E zuri shajtimi i prindit. Të rëntë shajtimi! (mallk.). Iu bëftë shajtim buka! (mallk.).
5. Pjekja e pemës para kohe. Shajtimi nuk është i dobishëm për frutat. U habit se ka filluar shajtimi i mollëve.
✱Sin.: shitim, alivan, të fikët, helm, farmak, hidhërim, të paatillë, pikëllim, mallkim, nëmë.
SHKÉLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shkel dikë a diçka ose kur shkelim; prekje, shtypje. Shkelja e barit e dëmtoi fushën e futbollit.
2. Gjendja kur zëmë nën vete dikë a diçka. Akoma i kujtohej shkelja e këmbës.
3. Veprimi kur shtypim rrushin, ullinjtë etj. Ishte koha e shtypjes së rrushit. Shtypja e ullinjve i mora shumë kohë.
4. Rrahja në dërstilë e shajakut, e velenxave etj. Shkelja e shajakut duhet bërë në kohën e duhur.
5. Pushtimi i një vendi nga të huajt. Shkelja e vatanit.
6. Dhunim a cenim i normave, i ligjit etj.; veprim në kundërshtim me traditat, zakonet e vendit; kund. respektim. Shkelje e lehtë (e rëndë, e hapët). Efektet e shkeljeve. Shkelje e fshehtësisë së votimit. Shkelje e sovranitetit. Shkelje financiare. Shkelja e afateve. Shkelje disiplinore (drejt.) shkelje të së drejtës që bën një nëpunës gjatë kryerjes së veprimtarisë së tij zyrtare. Shkelje e së drejtës (drejt.) veprimet e shtetasve ose të personave zyrtarë, që janë në kundërshtim me ligjin, me normën juridike. Shkelje juridiko-civile (drejt.) cenim i normave që rregullojnë marrëdhëniet dhe interesat e institucioneve, të organizatave dhe të shtetasve.
7. Pllenim i shpendëve. Shkelja e pulave nuk ishte bërë, sepse nuk kishte gjel.
✱Sin.: shtypje, ndrysje, dërstilim, hekurosje, arritje, shitim, pllenim, dhunim, përdhunim, cenim, prishje, thyerje, mosrespektim, shmangie, pushtim, mbyllje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë