Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shilte”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHILTE

SHÍLT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET [SHILTÉ,~JA f. sh. ~, ~TË] 1. Dyshek i hollë e i ngushtë, i mbushur me lesh, me pambuk, me lecka etj., që shtrohej pranë vatrës ose mbi minder. Shilte e fortë. Shilte me ngjyra. Ulem mbi shilte. - Shtro shilten! Shilte me porosi.
2. Sixhade me qëndisjethjeshtë dhe me thekëgjata. Shilte e re.

SHTRIHEM

SHTRÍ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË vetv. 1. vetv. E ndej trupin mbi diçka, mbështetem sa gjatë gjerë mbi diçka me gjymtyrëndera; bieshtrat a në një vend tjetër për të fjetur a për t'u çlodhur. Shtrihem në bar (në kashtë, në rërë, në tokë). Shtrihemshtrat (në dyshek, në kolltuk, në shilte). Shtriheshin hijeve. U shtri poshtë makinës. Shtrihem përmbys (në shpinë, barkas). Nuk shtrihemdrekë. Shtrihu pakçlodhesh! Shko shtrihu!
2. vetv., vet. v. III Zë një hapësirë a një sipërfaqecaktuar, ndodhet, gjendet, hapet. Shqipëria shtrihet buzë Adriatikut dhe Jonit. Myzeqeja shtrihet nga Shkumbini deri në Vjosë. Labëria shtrihet në një zonë malore. Arat shtriheshin buzë lumit. Përpara nesh shtrihej qyteti (deti, një fushë e gjerë).
3. edhe fig., vetv., vet. v. III Përhapet duke mbuluar një hapësirë a një sipërfaqegjerë; e zmadhon sipërfaqen e vet, fryhet (për detin, liqenin, kënetën, lumin). Mjegulla po shtrihej mbi tokë. Nata (terri) po shtrihej mbi fshat. Prapë u shtri deti (liqeni, lumi).
4. vetv. Gjendem i rënë e i nderë përdhe, gjendem i vdekur përdhe. Më tej shtriheshin pesëvrarë.
5. vetv., vet. v. III Zgjatet a shkon në një drejtimcaktuar ose drejt diçkaje. Shinat do të shtrihen drejt Vlorës. Shtrihetgjerësi e në thellësi. Kanali shtrihej drejt detit. Shtrihet nga juguVeri (nga lindjaperëndim).
6. vetv., vet. v. III Zgjerohet, merr përpjesëtime më të mëdha; përhapet (në një hapësirë më të madhe, në shumë objekte, fusha studimi e veprimtarie). Korrja e grurit (vjelja e duhanit) është shtrirë në të gjithë rrethin. Garat u shtrinë në të gjitha fabrikat. Arsimi 8-vjeçar është shtrirë në të gjithë vendin. Është shtrirë shumë rrjeti elektrik (rrjeti tregtar). Veprimtaria e tij shtrihejshumë fusha. Është shtrirë shumë ai po merret njëkohësisht me shumë gjëra.
7. vetv., vet. v. III Vepron a ushtron veprimin e vet; zbatohet. vendet ku shtrihej sundimi kolonial (ndikimi i huaj). Kontrolli i cilësisë shtrihet mbi...
8. vetv., vet. v. III Shpërndahet brenda një periudhe kohecaktuar; shkon nga një cak deri në një cak tjetër kohor. Shtrihetkohë. Lëndë mësimoreshtrihen në dy vjet. Shtrihet nga mesjeta derikohën e re.
9. vetv. Shtriqem, shtrij trupin e gjymtyrët. Ç’keshtrihesh ?
10. pës. e SHTRIJ.

SHTROHEM

SHTR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u) ~ÚAR 1. vetv. Ulem e rri; ulem për të ngrënë e për të pirë; ulem e rri gjatë diku për të bërë muhabet me nge. Shtrohemshesh (mbi bar, mbi shilte). U shtruakryevatrës. U shtruantryezë (rreth sofrës). U shtruanbisedë. Shtrohem të ha drekë. Ishin shtruarkafene (në klub). Është shtruar mirë (si në shtëpinë e tij). U shtrua këmbëkryq. U shtruan vendçe u ulën e ndenjën sipas zakonitvendit.
2. vetv. Shkoj në një institucion shëndetësor e rri aty ca kohë për t'u mjekuar për ndihmë tjetër mjekësore. U shtruaspital (në shtëpinë e lindjes). U shtrua për operim.
3. vetv., vet. v. III Bie duke formuar një shtresë pak a shumëtrashë e duke mbuluar gjithë vendin (për borën). U shtrua bora e re mbivjetrën.
4. vetv., vet. v. III Ulet, rrafshohet, sheshohet; qetësohet, bie, ulet (për detin, lumin etj.); fig. bëhet më i qetë. Është shtruar bari. Nuk i shtroheshin flokët. U shtrua deti (lumi, liqeni). U shtrua biseda (muhabeti, diskutimi).
5. vetv. vet. v. III Bie klloçkë. U shtrua pula.
6. fig., vetv. I hyj diçkaje me zell e me dëshirë, punoj me ngulm. I është shtruar punës (mësimit, shkollës).
7. vetv., vet. v. III Paraqitet, del përpara për ta shqyrtuar, për ta zgjidhur etj. (një çështje, një detyrë etj.). Shtrohet pyetja... Çështja shtrohet kështu... Shtrohen detyrareja.
8. vetv. Vihem nën pushtetin a nën sundimin e dikujt, nënshtrohem; i bindem dikujt, bëj si të më thotë ai. Shqiptarët nuk iu shtruan kurrë të huajit. Nuk shtrohet ky popull. Iu shtrua vullnetitprindërve.
9. vetv. Mblidhem, bëhem i bindur e i urtë, fillojsillem mirë, heq dorë nga çapkënllëqet, urtësohem. Është shtruar çuni. Do të shtrohet edhe ai. Kur u martua, u shtrua.
10. vetv. Veproj sipas një udhëzimi, vendimi a porosie; vihem përpara dikujt që të vlerësojë veprimet a sjelljet e mia. I shtrohem stërvitjes. I shtrohem mjekimit. I shtrohej tatimit. Iu shtrua gjykimitmasave.
11. vetv., vet. v. III Mësohet për herëparë si kafshë ngarkese a shale. U shtrua mëzi.
12. vetv., vet. v. III Punon njëfarë kohe (një motor a automjet) për provë (kur është fare i ri a kur ka dalë nga riparimi i përgjithshëm), që të zënë vend e të përshtaten sa më mirë njëra me tjetrën pjesët e ndryshme dhepërballojnë pa dëmtime punën e mëtejshme me ngarkesëplotë. Është shtruar mirë motori (makina).
13. pës. e SHTROJ.
Shtrohem (ulem) *këmbëkryq (me dikë). Shtrohem në *kuvend (me dikë). Shtrohem *rrafsh (me dikë). Shtrohem *vendçe (te dikush).

SHTUPË

SHTÚP/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesa me fije më të trashadel pas krehjes së lirit a të kërpit dhepërdoret për të mbushur dyshekë, shilte etj. ose për të zënëçarat e vozave, të barkave etj. Shtupë kërpi (liri). Ndaj grethin nga shtupa. Zë të çarat (vrimat) me shtupë. Mbush shilten (samarin) me shtupë.
2. Një copë leckë e mbledhur shuk, misërishte, dru etj., që përdoretvend të tapës për të mbyllur një shishe, një shtambë, një bucelë etj.; leckë a diçka tjetër (fije liri etj.), që përdoret për të zënëçarat e vozave, të barkave etj.; leckëpërdoret për të larë enët ose dyshemenë, sukull. Shtupë lecke. Shtupë enësh. Shtupa e shishes (e katruves, e bucelës). I vë (i heq) shtupën. Zë (mbyll) me shtupë. I shkoj (i bie) një shtupë dhomës (shtëpisë).
3. min. Lënda me të cilën shtupohen birat e minave.
4. Diçka e thatë, pa lëng dhe e ngjeshur; shuk mishi a i një ushqimi tjetër, që ka mbetur pa lëng nga të përtypurit e të mbajturit gjatëgojë dhe nuk gëlltitet dot. Shtupë djathi. Shtupë mishi.
5. si mb. I thatë, i ngjeshur e që mezi përtypet (zakonisht për disa ushqimeduhetjenëbuta e me lëng). E paska bërë përsheshin shtupë. Iu shtupë mishigojë.
bëhet zemra shtupë e humb fare guximin, ligështohem shumë. Ma bëri zemrën shtupë (dikush a diçka) ma topiti fare guximin, më ligështoi shumë. E bëri shtupë enësh (dikë) e shau mbarë e prapë, s’i la gjë pa thënë; e përbuz; e bëri leckë; e mori nëpër këmbë. I doli shtupë (dikujt) i doli bosh, dështoi; s’pati asnjë dobi, s’nxori gjë në dritë me përpjekjet e tij; i doli shterpë. Ia la shtupë (dikujt) ia la një punë në një gjendjeatillë, që të mos dijë se nga t’ia mbajë; ia përplasi dikujt një punë; ia la shuk; ia la në derë. Ia mbyll (ia zë) *gojën me shtupë (dikujt). I qiti shtupën (dikujt) nuk la gjë pa i thënë dikujt; i prishi përfundimisht marrëdhëniet me dikë. I vuri shtupën gojës (dikush) e preufoluri, nuk flet fare; i vuri tapën gojës; e mbylli (e qepi, e kyçi) gojën.

ZHAPOSUR
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.