Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►SHIJ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Tërhiqem me tepri pas një gjëje, shishmohem. Mos u shijo pas nuseve të reja.
2. pës., vet. v. III e SHIJÓJ. Vera shijohet edhe e ftohtë. Qumështi shijohet në mëngjes. Shijohet ëmbëlsira. Poezia shijohet nga të gjithë. Gjuhë që shijohet. Arti shijohet vetëm nga një pakicë njerëzish.
✱Sin.: shishmohem, kërkohet, degustohet, lezetohet, pëlqehet, vlerësohet, çmohet.
SHËNGJÍN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET 1. Një lloj dardhe që piqet në mes të verës, që ka kokrra rrumbullake e të ëmbla. I pëlqenin më shumë shëngjinet se dardhat e tjera. Ishte koha e shëngjineve.
2. Një lloj kumbulle që piqet e para në qershor, që hahet edhe e papjekur. Ndër kumbulla, shëngjinia mund të shijohet edhe gjysmë e pjekur. Shëngjinia ia bënte me sy nga lart.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë