Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ACÍD,~I m. sh. ~E, ~ET kim. 1. Bashkim kimik, zakonisht i lëngshëm, me shije të thartë e me veti gërryese, që përmban hidrogjen dhe që me metalet jep kripëra; thartor. Acid sulfurik (borik, acetik). Acid klorhidrik. Acid citrik. Acid organik (joorganik). Acid yndyror (organik). Acid i fortë (i holluar). Acid akumulatorësh.
2. Shpërthyes, eksploziv; lloj acidi i ndezshëm, fishekzjarr. Acid shpërthyes. Fishekzjarrë me acid. Shtoj acide. Acid acetik akullnajor lloj acidi i ndezshëm shpërthyes.
ACIDÚAR (i, e) mb., kim. Që është aciduar a që është thartuar, që ka marrë shije të thartë; që ka rritje të përqendrimit të acidit, që i është nënshtruar procesit të acidimit. Substancë (lëndë) e aciduar. Mjedis i aciduar. Ujë i aciduar. Ushqim i aciduar. Miell i aciduar. Brumë i aciduar. Gjellë e aciduar. Arë e aciduar.
✱Sin.: i thartuar, i thartë, i acidifikuar, i prishur.
ÁGD/Ë,~AI f., gat. 1. Sheqer i djegur; çaj kolle me sheqer të djegur dhe ujë të vluar.
2. Bonbone ose karamele të përftuara nga sheqeri i zier, i shkrirë ose i djegur duke i shtuar edhe përbërës të tjerë aromatikë dhe për shije të mirë; shurup i trashë sheqeri që përdoret në ëmbëlsira.
3. kozm. Masë e lëngshme ngjitëse e përftuar nga sheqeri i djegur e nardeni për shkuljen e qimeve a heqjen pushit në fytyrë e trup (zakonisht te gratë); krem popullor për heqjen e qimeve të fytyrës e të trupit; heqës i qimeve, kanë e keqe. Bëra gati agdën e nuses.
✱Sin.: depilues, ndukaq, ndukç, nukaç.
AMARÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lëndë aromatike me shije të hidhur, që përdoret për përgatitjen e ëmbëlsirave, të akulloreve, të kremit të tortave, të pijeve etj.
2. Biskotë e gatuar me bajame të egra, me arra të shtypura, me bërthamat e kajsive a të kumbullave të egra. Amareta me mjaltë. Amareta me kajsi (me pjeshkë).
ÁM/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT Amëz. Ka amë të mirë (të keqe). Ka amë vajguri të rëndë (të padurueshme). Ama e luleve. Ama e djathit. Ka marrë amë. I jep amë. Raki me pak amë. La amë të keqe. Ia ndjeu amën (amzën) lëngut. S’merr amë nga diçka nuk merr vesh, nuk kupton, nuk di, nuk merr erë nga një punë a një çështje etj.
✱Sin.: shije, erë, aromë, kundërmim, erim.
ANTIESTETÍK,~E mb., let., art. 1. Që mohon ose nuk e pranon të bukurën në art, në natyrë, në shoqëri.
2. Që nuk ka vlera estetike, që i mungon harmonia, që nuk të jep kënaqësi ndijesore e artistike.
3. Që ka të bëjë me antiestetikën; që i përket antiestetikës, i antiestetikës. Shije antiestetike. Vepër antiestetike. Mjete antiestetike. Ngjyrat e përzgjedhura ishin krejtësisht antiestetike.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë