Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shigjetëz”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AKREP

AKRÉP,~IIII m. sh. ~A, ~AT Secila nga shigjetëzat, që rrotullohenfushën e sahatit për të treguar orën, minutat ose sekondat; shigjetëz tregueseaparatet matëse, të ngjashme me orën, gjilpërë; grep i metaltë, çengel. Akrepat e sahatit. Akrepi i madh (i minutave). Akrepi i vogël (i orëve). Akrepi i hollë (i sekondave). Akrepi i erës. Në drejtim të akrepave të sahatit. Lëviz akrepat.
Sin.: shigjetëz, gjilpërë, grep, çengel.

ANHINGË

ANHÍNG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Anhinga anhinga) Zog peshkngrënës, me qafëgjatë e me sqepmprehtë, që jetonvise kënetore tropikale e subtropikale; zog gjarpër, qafëgjarpër, shigjetëz, gjeldeti ujor.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje anhingash: Anhinga afrikane (lat. Anhinga rufa) anhingë e madhe me puplazeza, ndonjëherë edhe me vijabardha në të kafenjtëçelëtduken si të valëzuara, me qafëgjatë, me sqepmprehtë me majë dhepërkulurformën e shkronjës S, që jetonhapësiragjera liqenore e kënetore. Anhinga lindore (lat. Anhinga melanogaster) anhingë me qafëgjatë dhehollë, me sqep me majëdrejtë, me bishtgjatë me dymbëdhjetë pendëforta, që zë peshk me trupinzhytur në ujë, që zvarritettokë kur përpiqetecë.
Sin.: qafëgjarpër, peshkngrënës, shigjetëz, shigjetëz.

SHIGJETË

SHIGJÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Një lloj arme me majëmprehtë e të hollë prej druri a metalihidhet me hark. Shigjetë me flakë (me helm). Lëshoi një shigjetë. Goditi me shigjetë. Çau si shigjetë. Vrapon si shigjetë vrapon shumë shpejt.
2. Rrip i metaltë, i hollë, i ngushtë e me majëmprehtë, që rrotullohet rreth një boshti dhetregon vlerandryshme në një aparat matës, akrep. Shigjeta e orës. Shigjeta e peshores. Shigjeta e busullës. Shigjeta e shpejtësisë në kroskot tregonte shpejtësi mbi normën e lejuar.
3. Shenjë rrugoretregon drejtimin e një lëvizjeje. Shigjeta orientuese. Sipas drejtimit të shigjetave. Shigjeta tregonte hyrjen. Ndiq shigjetën. Korsi e pajisur me shigjeta.
4. Një figurë lineare që ka një fundformë pyke, që përdoretharta për të treguar drejtimin ose vendosjen. këndin e hartës shigjeta tregonte veriun.
5. Diçka e hollë, e gjatë dhe e mprehtë, që bie a futet diku. Shigjetë vetëtimash. Shigjetë bregdetare. (gjeogr.) ledh rëreizolon pjesërisht një gji deti.
6. mat., fiz. Simbolmatematikë a fizikë.
7. kryes. sh., fig. Goditjedrejtuara kundër dikujt a diçkaje, fjalëmprehta e therësethuhen kundër dikujt a diçkaje. Shigjetat e ironisë. Lëshoi shigjeta kundër dikujt a diçkaje. I drejtoi shigjetat kundër saj.
8. kryes. sh., fig. Dashuria me shikimparë. Shigjetat e dashurisë. Shigjetat e Kupidit.
9. vjet. Pjesa më e mirë e gjahut, të cilën e merrte gjahtariqëllonte i pari kafshën.
10. zool. (lat. Bothrops atrox) Lloj gjarpri helmues me gjatësi deri në 2 m, që jetonkëneta, në pyje, në fusha etj.
11. zool. (lat. Coluber jugularis, Coluber longissimus, Coluber caspius) Gjarpër i hollë, shumë i shpejtë, me luspalëmuara, që gjendet në Ballkan dhedisa vendeEvropës Lindore; shigjetull. Shigjeta kishte kollofitur një zog. Shpejtësia e shigjetës.
12. zool. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për llojendryshme të gjarpërinjsh. Shigjeta e hollë (lat. Coluber najadum, Platyceps najadum) gjarpër i hollë johelmuesjetonmjedisethata, por edhepyje. Shigjeta e shkurtër (lat. Coluber gemonensis) gjarpër i hollë, me luspa, me kokën dhe pjesën e përparmetrupit ngjyrë gri ose kafe në të verdhë e me njollaerrëta, i cili gjendet edhe në Ballkan.
13. bot. (lat. Dactylis glomerata) Një lloj bari shumëvjeçar me tufadendura, bari i telishit, këmbëgjel. Shigjetë e gjelbëruar. Fije shigjetash.
14. Mëqiku i vegjës, sovajkë. Ndërroi shigjetën. Shigjeta e avlëmendit.
15. si ndajf. Shumë shpejt, fluturimthi. Nisem shigjetë. Erdhi (iku) shigjetë.
Sin.: akrep, gjilpërë, shigjetëz, shigjetull, fluturimthi, vetëtimë.
I ka drejtuar shigjetën (dikujt a diçkaje) e ka përqendruar luftën kundër dikujt a kundër diçkaje, e ka marrë si shenjë kryesore për ta sulmuar e për ta goditur; e ka vënë (e ka) në shenjë (dikë a diçka). Lëshon shigjeta (kundër dikujt a kundër diçkaje) e sulmon dikë a diçka ashpër, me fjalë therëse a me sharje; e thumbon keq, e shigjeton. E ka syrin shigjetë (dikush) shih e ka syrin pushkë (dikush).

SHIGJETËZ
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.