Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHÍB/ËL,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Grimcë që bie në sipërfaqen e një lëngu; thërrime; thërrmijë. Uji paska shibla. Qumësht me shibla. Pastroi shiblat nga uji.
3. Ashkël e vogël druri, shkarpa. Mblodhi shibla. I ra një shibël në sy. Doli për të mbledhur shibla.
2. Pjesë e ndotur në një sipërfaqe, njollë. I ra një shibël në fustan. Fund me shibla. Këmishën e kishte plot shibla.
4. fig., keq. Emërtim për dikë që ka ndonjë ves të keq; njollë; damkë. Burrë pa asnjë shibël. Vajzë me shibla.
5. fig. Sjellje e shtirur; të shtirurit, hipokrizi. E donte pa shibla. Grua me shibla. Bisedë pa shibla.
✱Sin.: grimcë, thërrime, thërrmijë, bushël, flashkë, mbushinë, mbushël, mbushullinë, nishkë, shoshkël, zhibël, zhumile, cen, e metë.
VURRÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shenjë që bëhet a mbetet në trup nga një plagë, nga një goditje etj.; vrajë, e vrarë. Vurratë mavi. Me trupin tërë vurrata. Vurratat e plagës. I dukej vurrata.
2. Njollë, gjurmë e fëlliqur. Vurratat e gishtërinjve. Pantallona me vurrata. U bë me vurrata.
✱Sin.: vrajë, vregën, njollë, gjurmë, shenjë, rogë, çikë, prekë, llackë, brokë, pullë, balë, qukë, cytë, follë, shibël, zhibël.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë