Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shfytyrohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BETEROHEM

BETERÓ/HEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR bised. 1. vetvet. Shëmtohem, prishem, përkeqem. Piu raki e u beterua. U vesh keq e u beterua.
2. pës. e BETERÓJ.
Sin.: shëmtohem, përçudnohem, përkeqem, shformohem, shfytyrohem, shpërfytyrohem, çudohem, prishem.

DEFORMOHEM

DEFORM/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~UAR libr. 1. vetv. Humbas formën e rregulltfytyrës a të trupit dhe shëmtohem, shtrembërohem; v. III i prishet forma, shformohet. Iu deformua fytyra (trupi). U deformua ena (dera)
2. fig., keq., vetv., vet. v. III Nuk paraqitet a nuk thuhet ashtu siç është në të vërtetë; shtrembërohet. U deformuandhënat (ngjarjet).
3. pës. e DEFORMÓJ.
Sin.: shformohem, çnatyrohem, shtrembërohem, prishem, shëmtohem, shfytyrohem, falsifikohet.

NGËRDHESHEM
PRISHEM

PRÍSH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Rrëzohet përdhe diçka e ndërtuar, bëhet copë-copë, rrënohet, shembet, shkatërrohet. U prish shtëpia (muri, çatia).
2. vetv., vet. v. III Vjen në një gjendjetillë sa nuk punon më, dëmtohet sa s’hyn më në punë; del jashtë përdorimit, bëhet i papërdorshëm. U prish makina (droni, helikopteri, aeroplani).
3. edhe fig., vetv., vet. v. III Ngatërrohet, çrregullohet, pështjellohet diçka. Iu prishën flokët. U prish puna.
4. fig., vetv. Pësoj humbje të mëdha materiale ose ekonomike, dëmtohem rëndë, shkatërrohem, rrënohem. U prish vendi (ekonomia).
5. vetv., vet. v. III Fshihet, shuhet, zhduket. I janë prishur shkronjat. U prishën gjurmët.
6. vetv., vet. v. III Dëmtohet diçka, shkatërrohet. Iu prishën dhëmbët. U prishënmbjellat.
7. edhe fig., vetv., vet. v. III Keqësohet. Na u prish puna.
8. vetv. Dobësohem, tretem; humbas shëndetin e bukurinë, shëmtohem. Pse ishte prishur ashtu?
9. edhe fig., vetv., vet. v. III Humbet vlerën a cilësitë e mira; zvetënohet, bastardohet. I prishet shija.
10. fig., vetv. Shthurem, bëhem i keq, marr udhëkeqe.
11. bised., vetv. Shtrembërohemfytyrë për të shprehur një dhembje, një pakënaqësi etj. U prishfytyrë.
12. vetv., vet. v. III Kalbet, qelbet e zë erë të keqe (për mishin a për lëndëtjera organike). U prish mishi. U prishën gjellët.
13. vetv., vet. v. III Thartohet. U prish qumështi.
14. vetv., vet. v. III Mban erë, merr erë të keqe. U prish ajri.
15. fig., vetv., vet. v. III Ndyhet, fëlliqet. U prish atmosfera.
16. vetv., vet. v. III Bie, nuk mbahet më, shkatërrohet. U prish krushqia (miqësia). Nuk u prish bashkimi.
17. fig., vetv. (kryes. me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore) Nuk e kam më një dëshirë, një gjendje shpirtërore etj., më ikën diçkakisha, që ndjeja etj. M’u prish rehatia (gjumi). Iu prish oreksi.
18. vetv. Zemërohem, fyhem.
19. vetv., vet. v. III Merr një drejtim tjetër; kalon në një gjendje tjetër, luan nga qëndrimi i parë. Iu prish drejtimi (ekuilibri).
20. vetv. Ndërpres marrëdhëniet e mirakam pasur me dikë.
21. vetv. Zihem me dikë. Për pak u prisha me të.
22. vetv., vet. v. III Vishet me re, vrenjtet (për qiellin); bëhet më e ftohtë a me reshje (për kohën); ndryshon për keq, egërsohet. U prish moti (koha). U prish deti filluan dallgët.
23. pës. e PRISH.
Sin.: përprishem, shembem, rrënohem, rëndohem, dëmtohem, çartem, çartohem, çatrafilohem, batallohem, shajtohem, shkatërrohem, batërdisem, shthurem, pështjellohem, shprishem, fshihem, shuhem, keqësohem, dobësohem, shëmtohem, shformohem, shfytyrohem, përçudnohem, zvetënohem, përdhosem, degjenerohem, bastardohem, pritem, ndotem, ndyhem, egërsohem, grindem, ndahem, armiqësohem, mërihem, çahem, rrëzohem, shkrehem, dreqosem, djallosem, djallëzohem, zhgjymtohem, handakosem, fëlliqem, qullosem, shkretohem, vrerohem, ligësohem, vdirrem, qelbem, zezohem, nkeqem, zhdukem, ngërdheshem, shtrembërohem, thartohem, shurdhohem, vrenjtem, teptisem, molepsem, çedukohem, mbrapshtohem, çoroditem, shkalaveshem, vjetrohem, kalbem, tretem, zemërohem, fyhem, zihem, ftohem, perënditem, përanditem, hasmërohem, acarohem, trazohem, çakordohem, ngatërrohem, turbullohem, hallakatem, tartarosem, përkeqem, thahem, çnatyrohem, kalbësitet, kalbëzohet, kalbëzehet, tharet, tharbet, tharmëtohet, tharmohet, tharbëtohet, dekompozohet, zjarrtiset, katranoset, dështoj, bitiset, rrafshohet, çatallohet, shkallohet, çorganizohet, çrregullohet, trokohet, rroposet, shpërbëhet, zhbëhet, shthuret, zhgardhohet, shkallmohet, përsheshet, topitet, çmprihet, shkon, humbet, cifloset, rravgon, krimbet, stërkrimbet, makrohet, motohet, mëllënkshet, bajatet, ikën, shpenzohet, shplekset, thahet, uthullohet, ndizet, myket, zhezhitet, shpërthuret, zhgërshetohet, zhdridhet.
Nuk u prish (nuk u shemb) dynjaja (*bota) mospërf. U prish në *fytyrë (dikush). M’u prish (m’u turbullua) *gjaku. Nuk më prishet (nuk më krimbet) *gjiza iron. bised. U prish nga *fiqiri (dikush). M’u prish (m’u turbullua) *gjaku. U prish *koha shaka. U prish nga *mendtë (mendsh) (dikush). M’u prish *mendja. U prish nga *mendja (dikush). U prish *moti shaka. M’u prishën (m’u shkatërruan) *nervat. M’u prish *puna! iron. M’u prish *zemra.

PËRÇUDNOHEM
SHEMBOHEM
SHFYTYROHEM

SHFYTYR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. prishet forma e rregullt e fytyrës a e trupit; shëmtohem. Shfytyrohem kur e shoh atë person. Ajo ishte shfytyruar, prandaj fshihej ngagjithë.
2. vetv., vet. v. III, fig., libr. Humbet tiparet a vetitë, shfytyrohet. Bota u shfytyrua. Atdheu ishte shfytyruar.
3. vet. v. III, pës. e SHFYTYRÓJ. U shfytyrua nga dhunuesit. U shfytyrua nga zemërimi (nga dhembja).
Sin.: shëmtohem, shtrembërohem, shpërfytyrohem, përçudnohem, shformohem, çnatyrohem.

SHPËRFYTYROHEM

SHPËRFYTYR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Ndërrohemfytyrë, dukem tjetër njeri, marr një pamje tjetër; shfytyrohem. U shpërfytyrua i tëri.
2. pës. e SHPËRFYTYRÓJ.

TRANSFIGUROHEM

TRANSFIGUR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr. 1. vetv. Shfytyrohem, shpërfytyrohem.
2. pës. e TRANSFIGURÓJ:

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.