Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANULÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., drejt. Që mund të anulohet; i shfuqizueshëm, i abrogueshëm; kund. i paanulueshëm. Vendim i anulueshëm. Veprim i anulueshëm. Amendament i anulueshëm.
✱Sin.: i shfuqizueshëm, i prapësueshëm, i zhbërë, i abrogueshëm.
PASHFUQIZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., drejt. Që nuk është i shfuqizueshëm; që nuk mund të shfuqizohet; kund. i shfuqizueshëm. Ligje (nene) të pashfuqizueshme. Dispozita dhe parime universale të pashfuqizueshme.
SHFUQIZÚESHËM (i, e) mb. Që mund të shpallet si i pavlefshëm, që mund të shfuqizohet. Dekret i shfuqizueshëm. Vendim i shfuqizueshëm. Ligj lehtësisht i shfuqizueshëm.
✱Sin.: i zhvleftësueshëm, i prapësueshëm, i anulueshëm, i revokueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë