Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shfrytëzonjës”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHFRYTËZUES

SHFRYTËZÚES,~I m. sh. ~, ~T 1. Ai që nxjerr fitime duke përvetësuar frytet e punës së të tjerëve, përfitues. Shfrytëzues mizor (i egër, i pashpirt). Shfrytëzuesit e tregutbrendshëm. Interesat e shfrytëzuesve. Shfrytëzuespopullit. Shfrytëzuesminierave.
2. kryes. sh. Ata që shfrytëzojnë një vepër industriale e që zakonisht marrin pjesë edhe gjatë ndërtimit të saj në disa punime. Ndërtuesit dhe shfrytëzuesit. Hidrocentrali iu dorëzua shfrytëzuesve.
3. kryes. sh. Përdorues i burimeve financiare ose i burimevetjera, ata që përdorin mundësitë që u krijohen. Shfrytëzuesit shqipfolës. Shfrytëzuesit e internetit. Shfrytëzues të bursave. Shfrytëzuesndihmës sociale.
Sin.: shfrytëzonjës, gjakpirës, robërues, shtypës, çifligar, peshkaqen, përfitues, përvetësues, zhvatës, vampir, zhvatarak.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.