Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shfronësoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PËRMBYS

PËRMBÝS vep., ~A, ~UR kal. 1. E kthej a e vë përmbys. Përmbysi tabletin (celularin, librin).
2. E kthej me kokë poshtë, e kthej me këmbë përpjetë a me rrota përpjetë. Përmbysi makinën. Dallgët e përmbysin lundrën.
3. E rrëzoj përtokë me forcë (zakonisht nga një vend i lartë). Përmbysi tryezën (karrigen).
4. E shtrij dikë barkas; e rrëzoj me fytyrë përdhe. E përmbysitapet (në ring).
5. bujq. Kthej tokën, i bëj lërimin e parë; i hedh tokës plehun dhe e punoj. Përmbysën tokën (ugarin).
6. fig. Bëj rrëmujë diku, s’lë gjë pa lëvizur nga vendi, e kthej gjithçka mbrapsht. I përmbysën shtëpinë (bibliotekën). Ia përmbysën gardërobën.
7. fig. E vendos diçka në një drejtimkundërt me atë që ka pasur; e shpie fundinfillim dhe filliminfund. Përmbys rendin e fjalëvefjali.
8. fig. E mund keqas dikë, e vë poshtë, e mposht. E përmbysën regjimin monist.
9. fig. E ndryshoj rrënjësisht gjendjen a e kthej në të kundërtën e vet; e prish nga themelet; e rrëzoj me luftë një rend, një qeveri etj. E përmbysën situatën (gjendjen). I përmbysën marrëdhëniet e mëparshme.
10. fig. Hedh poshtë me argumente e me fakte diçkambahej si e vërtetë, që mbizotërontemendjet e njerëzve deri në atë kohë, rrëzoj. Përmbys një teori (një tezë) të gabuar.
11. bised. Bëj qejf në një dasmë a në një gosti duke kënduar e duke vallëzuar me zhurmë. E përmbysëndasmën e djalit.
Sin.: batoj, batis, kthej, vithis, prapoj, prapësoj, mbrapshtoj, prapështoj, zmbraps, kapërdij, rrëzoj, rropos, shkund, anasjell, thaj, shkulloj, rrëkëllej, rrokullis, shtrij, ndryshoj, ndërroj, mund, mposht, shemb, shfronësoj, shkelmoj, shkatërroj, zhduk.
Përmbys *botën (për dikë a për diçka). Përmbys (shemb) *malet (dikush). Përmbys (djeg) *shtëpinë (për dikë).

SHFRONËSOJ

SHFRONËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E rrëzoj nga froni një mbret, e largoj nga froni. Shfronësoj mbretin (perandorin). Shfronësuan sulltanin. Shfronësoj despotin.
2. fig. Ia heq me forcë pushtetin dikujt, e largoj dikë nga detyra ose funksionetushtronte; ia heq fuqinë vepruese, e detyrojlërë pushtetin; e bëjheqë dorë nga pushteti. Shfronësoj tiranin. Shfronësojnë uzurpuesit.
3. fig. Ia heq fitoren një lojtari a skuadreshpallur kampion, për shkak të shkeljes së rregullavelojës; e skualifikoj. I shfronësuan kampionët. Shfronësoj fituesin në fuqi.
Sin.: rrëzoj, heq, shemb, përmbys, rropos.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.