Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►PËRMBÝS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bie përmbys, rrëzohem me fytyrë e me bark përdhe; shtrihem barkas. Nuk e mbanin këmbët dhe u përmbys.
2. vetv., vet. v. III Bie me pjesën e sipërme poshtë e me rrotat përpjetë (për automjetet). U përmbys me kamion. U përmbys vetura (karroca, lundra).
3. vetv., vet. v. III Ndryshon rrënjësisht një gjendje. U përmbys gjendja (situata).
4. vetv. Merr një drejtim të kundërt (një ngjarje a një punë). U përmbys rrjedha e ngjarjeve.
5. pës. e PËRMBÝS.
✱Sin.: batohem, batisem, kthehem, vithisem, prapohem, shembem, kapërdihem, rroposem, rrëzohem, gremisem, rrokullisem, rrëkëllehem, shfronësohem.
♦ (Edhe sikur) *bota (dynjaja, qielli) të përmbyset!
►SHFRONËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., fig. Zhvishem nga njëfarë autoriteti që kam fituar diku. Më bëhet se shfronësohem kur jam sëmurë.
2. vet. v. III, pës. e SHFRONËSÓJ. Perandori u shfronësua në janar të atij viti. Megjithëse ishte shfronësuar, kishte ndikim. Monarku u shfronësua. U shfronësua skuadra kampione.
✱Sin.: rrëzohem, hiqem, shembem, përmbysem, rroposem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë