Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRMBÝSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përmbys ose kur përmbysem.
2. Gjendja pasi përmbys dikë apo diçka ose kur përmbysem. Përmbysje të thella shoqërore (ekonomike). Është një përmbysje e madhe.
✱Sin.: vithisje, batim, batisje, rrëzim, rroposje, anasjellje, anasjellë, kthim, rrëgjim, shtrirje, rrokullisje, shembje, shfronësim, lërim, qilizmë, mundje, mposhtje, prishje, shkatërrim, zhdukje, rrëkëllim, tronditje.
SHFRONËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rrëzohet nga froni një mbret, perandor etj. Shfronësimi i mbretit (sulltanit etj.). Shfronësimi i dinastisë. E kërcënoi me shfronësim. Bëj propozim për shfronësim.
2. Gjendja kur rrëzohet nga froni dikush. Shpall shfronësimin e perandorit (mbretit). Mbreti u arratis pas shfronësimit.
3. fig. Rrëzimi nga pushteti duke ia hequr të drejtën për të marrë vendime; heqje dorë nga pushteti me detyrim. Shfronësimi i diktatorit. Shfronësimi i mizorit ishte i afërt.
4. fig. Heqja e fitores një lojtari a skuadre të shpallur kampion, për shkak të shkeljes së rregullave të lojës, skualifikim; ia heq prestigjin dikujt. Shfronësimi i kampionit. Shfronësimi i skuadrës kampione.
✱Sin.: rrëzim, shembje, përmbysje, rroposje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë