Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HARB/ÓJ jovep., ~ÓVA, ~ÚAR bised. 1. jokal. keq. Bredh pa fre, lart e poshtë. Harbon shumë (kot më kot, andej e këtej). Harboi nëpër botë. Harboi tërë natën.
2. jokal. Vrapoj, eci me vrap; nxitoj; iki nga një vend në një tjetër; largohem. Harboi kali. Harboi nëpër fushë.
3. jokal. Kërcej, hidhem e lodroj, duke bërë rrëmujë e zhurmë. Harbojnë qengjat. Harbojnë nëpër livadh.
4. jokal., kryes. v. III Rritet shpejt dhe tej mase, harliset (zakon. për qenie të gjalla). Harboi lisi (hardhia). Harboi (pambuku, misri). Harbuan kumbullat (pjeshkët).
5. fig., keq., jokal., vet. v. III Bën si i shfrenuar a i tërbuar; tërbohet tej mase. Harboi kali (mushka). Harboi era (shiu). Harboi pas pelave.
6. fig., keq. Tërboj tej mase, s'u vë fre ndjenjave, dëshirave dhe epsheve, shthurem dhe jepem pas qejfeve; azdis. Kërcenin e harbonin. Harbonte me vajza.
7. fig., keq., kal. E bëj të harbohet; e tërbon. E harboi pija (rakia, vera).
8. kal. E rrit tej mase; e harlis. E harboi grurin plehu. E harboi shiu barin.
9. fig,. kal. Prish, çart, largoj. Ia harboi gjumin fare. Ia harboi gazin (gëzimin).
✱Sin.: bredh, vrapoj, harlis, azdis, shfrenoj, tërboj, shpërthej, shfrej, largoj.
SHFREN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I liroj frenat automobilit (një mjeti hekurudhor etj.), heq frenën; kund. frenoj. Shfrenoj automjetin. E shfrenoi makinën papritur.
2. fig. E lë dikë shumë të lirë për të menduar e për të vepruar, pa e kufizuar për asgjë; nuk e përmbaj, ia lëshoj frerin. E shfrenoi gojën para të gjithëve. - Mos e shfreno fantazinë!
3. fig., keq. Veproj në mënyrë të pakontrolluar, jepem gjithnjë e më shumë pas veseve, s’kam fre për asgjë, shthur. E shfrenoi keq alkooli. Bixhozi e kishte shfrenuar të tërin.
✱Sin.: harboj, tërboj, shthur, çorodit, harboj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë