Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shfrenohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HARBOHEM

HARB/ÓHEM jovep. ~ÓVA (u), ~ÚAR bised. 1. vetv. Sillem lart e poshtë, në vendendryshme. Harbohet rrugëve. U harbua nëpër livadhe.
2. vetv. Largohem me vrap a me nxitim nga një vendtjetrin. Harbohet nëpër fushë.
3. vetv. Hidhem e lodroj, duke bërë rrëmujë e zhurmë. Harbohen fëmijët. Harbohem nga muzika. U harbuan qengjat.
4. vetv. Rritem shumë dhe shpejt, harlisem. Harbohet hardhia.
5. vetv. Bëhem i shfrenuar a i tërbuar; tërbohem tej mase. Harbohem nga inati. U harbua moti.
6. fig., keq., vetv. Tërbohem tej mase, s'u vë fre ndjenjave, dëshirave dhe epsheve, shthurem dhe jepem pas qejfeve; azdisem. Kërcenin e harboheshin. U harbua pas grave (pas fustaneve).
7. pës. e HARBÓJ7-9.
Sin.: harlisem, azdisem, tërbohem, shfrenohem, shpërthej, shfrehem, sorrollatem.

SHABAKOHEM

SHABAK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Nuk përmbahem, por e kaloj kohëngosti e me qejfe, duke e tepruar me të ngrëna e me të pira; dehem, zdërhallem, shfrenohem, Shabakohem rrallë. U shabakua derimëngjes. Shabakoheshin si shpesh këto kohët e fundit.
Sin.: dehem, zdërhallem, harlisem, shfrenohem.

SHFRENOHEM

SHFREN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Çlirohem nga çdo kufizim e sillem pa asnjë kontroll, nuk përmbahem, shpërthej me furi; kund. frenohem. Shfrenohem kur e shoh atë. U shfrenuakoncert. Kur bën gol, skuadra shfrenohet.
2. vetv., keq. Jepem a lëshohem pas punëvembrapshta, shthurem, prishem moralisht. Ishte shfrenuar fare. Në atë mbrëmje dëshironte të shfrenohej krejtësisht. Dëshirë për t’u shfrenuar. U shfrenua nga liria që iu dha.
3. vet. v. III, pës. e SHFRENÓJ. Mjeti duhetshfrenohet kur ështëlëvizje. Bota e internetit u shfrenua nga përdorimi pa kriter. Fantazia iu shfrenua nga ajo vajzë. Turma u shfrenua nga zëri i këngëtarit.
Sin.: shthurem, prishem, harbohem, tërbohem, çoroditem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.