Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shfrehem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HARBOHEM

HARB/ÓHEM jovep. ~ÓVA (u), ~ÚAR bised. 1. vetv. Sillem lart e poshtë, në vendendryshme. Harbohet rrugëve. U harbua nëpër livadhe.
2. vetv. Largohem me vrap a me nxitim nga një vendtjetrin. Harbohet nëpër fushë.
3. vetv. Hidhem e lodroj, duke bërë rrëmujë e zhurmë. Harbohen fëmijët. Harbohem nga muzika. U harbuan qengjat.
4. vetv. Rritem shumë dhe shpejt, harlisem. Harbohet hardhia.
5. vetv. Bëhem i shfrenuar a i tërbuar; tërbohem tej mase. Harbohem nga inati. U harbua moti.
6. fig., keq., vetv. Tërbohem tej mase, s'u vë fre ndjenjave, dëshirave dhe epsheve, shthurem dhe jepem pas qejfeve; azdisem. Kërcenin e harboheshin. U harbua pas grave (pas fustaneve).
7. pës. e HARBÓJ7-9.
Sin.: harlisem, azdisem, tërbohem, shfrenohem, shpërthej, shfrehem, sorrollatem.

SHFREHEM

SHFRÉ/HEM jovep., SHFRÉVA (u), SHFRÝER vetv. Shfaqjashtmi ndjenjat e mendimet e mia, zbrazem. Shfrehem lirshëm. Duashfrehem një herë e mirë. Nuk kishte kujt t’i shfrehej. Leshfrehet, se lirohet. Shfrehem me inat.
Sin.: shkarkohem, zbrazem, zhdëfrehem.

SHFRYHEM

SHFRÝH/EM jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv., vet. v. III Zvogëlohet nga vëllimi, i del ajri i ngjeshur që ka pasur. Tullumbacet e ditëlindjes u shfrynë. U shfry topi (goma). U shfry balloni. U shfry vetë. Topi u shpua dhe u shfry menjëherë. U shfry si flluskë sapuni i hiqet mbulesa e del me fytyrën e vërtetë, zbardhet një e vërtetë.
2. vetv. ulet a më ikën fare të ënjturit; çënjtem; kund. fryhem. M’u shfry këmba. Iu shfry faqja, pasi hoqi dhëmbin e infektuar.
3. vetv., vet. v. III Rritet vëllimi i ujit dhe del jashtë. U shfry liqeni. U shfry lumi e mori gjithçka para.
3. vetv., fig. Shfrehem me fjalë ndaj dikujt duke i folur rëndë, zbrazem duke ia nxjerrë inatin; shfryj. Iu shfry kot. Shfryhem në të. Shfryhet me të madhe.
5. vetv., vet. v. III, fig. Lehtësohet a shkon derisheshim diçka; shterohet, zhduket. Tensionet u shfrynë pas asaj ndërhyrjeje. U shfrynëgjitha argumentet.
4. vet. v. III, pës. e SHFRYJ. Gomat u shfrynë nga një mekanik. U shfrynë normat nga ministri i ri. Dosja u shfry nga gjykatësi.
Sin.: zbrazem, shkarkohem, shfrehem, çënjtem.

SHKARKOHEM

SHKARK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. (zakon. me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). Shfrej inatin te dikush, i zbrazem dikujt. Iu shkarkuashoqit. Iu shkarkua punëtorëve. Nuk kam kujt t’i shkarkohem.
2. vetv. Lehtësoj veten nga përgjegjësia për diçka, përpiqemtregoj se nuk kam faj, shfajësohem. Nuk ka si shkarkohet nga gabimi që ka bërë. Shkarkohet nga përgjegjësia.
3. vetv., vet. v. III Çlirohet nga ajomban. Reja e zezë u shkarkua nga mëngjesi. U shkarkua bateria (akumulatori).
4. pës. e SHKARKÓJ. U shkarkua nga puna me një vendimshpejtë nga eprori.
Sin.: zbrazem, shfrehem, shfajësohem, lehtësohem, hiqem, lirohem.

ZHDËFREHEM

ZHDËFR/ÉHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER vetv. Zbrazem a shfrej mbi dikë; shfryj. Iu zhdëfrehet tërë inat.
Sin.: shfryhem, shfrehem, zbrazem, shkarkohem.

ÇMËLLEHEM

ÇMËLLÉH/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. I nxjerr mllefin dikujt, i shfryhem.
Sin.: shfryhem, shfrehem, zbrazem, shkarkohem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.