Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHFLETÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Punëtori që ndan gjethet e duhanit sipas cilësisë, seleksionues. E punësuan si shfletues. Shfletues i ri (i vjetër). Shfletues mjaft punëtor.
2. bujq. Preparat për rrëzimin e gjetheve.
3. kompj. Program kompjuterik që përdoret për të kërkuar informacione a për të hyrë në faqe të ndryshme në internet. Shfletues elektronik. Shfletues i shpejtë. Shpejtësia e shfletuesve.
✱Sin.: seleksionues, përzgjedhës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë