Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHFLETÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi a procesi kur kthejmë një nga një fletët e një libri, reviste etj.; i hedh një vështrim të shpejtë, shikim. Shfletim i shpejtë (i ngadalshëm). Shfletimi i dokumenteve. Shfletimi i shtypit. I ishin lodhur sytë nga shfletimi. Faza e shfletimit. Shfletim i fletores së shënimeve. Hedh një sy përmes shfletimit. Kishte kohë vetëm për një shfletim.
2. elektr. Veprimi a procesi kur kërkojmë informacione në faqe të ndryshme në internet. Shfletim elektronik. Shfletim në faqe të ndryshme. Shfletimi në internet. Aplikacioni i shfletimit.
✱Sin.: shfletosje, shikim. shpalosje.
SHFLETÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi a procesi kur bëjmë ndarjen e gjetheve të duhanit sipas cilësisë të tij. Shfletosja e duhanit. Shfletosja me dorë. Sektori i shfletosjes. Punëtorët e shfletosjes.
2. Shfletim. Shfletosje e librit. Sfungjer për shfletosje. Shfletosje e kalendarit. Kërkimi dhe shfletosja e një faqeje në internet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë