Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shfletos”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHFLETOJ

SHFLET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Kthej një nga një fletët e një libri, të një reviste, të një fletoreje, të një dosjeje etj. E shfletoi me kujdes librin e ri. Shfletoj literaturën. Shfletoj shkresat. Shfletoj ditarin. E shfletoi kumtesën edhe një herë.
2. I hedh një sy të shpejtë një reviste, një libri, një artikulli, një kumtese etj., duke i kthyer fletët një nga një, duke lexuar ndonjë fragment. Shfletoj shpejt e shpejt shënimet para provimit. Shfletoj shtypin e ditës.
3. kompj. Kërkoj informacionskedarët e kompjuterit ose në internet, lundrojinternet. Shfletoj për të marrë informacion për sëmundjen. Shfletoj në një faqe ueb. Shfletoi dhe gjeti faqen e saj në internet.
Sin.: shfletos, shpalos, shqyrtoj, shikoj, lundroj.

SHFLETOSET

SHFLETÓS/ET jovep., ~ (u), ~UR vet. v. III, pës. e SHFLETÓS. U shfletos i gjithë duhani. Mbetën pak gjethe pa u shfletosur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.